42% e komunave të Kosovës nuk janë të përfaqësuara me deputetë në Kuvend

Përzgjedhja e sistemit zgjedhor është një nga vendimet më rëndësishme institucionale për çdo demokraci. Pothuaj në të gjitha rastet përcaktimi për një sistem të caktuar zgjedhor ka efekt të thellë në jetën politike të vendit. Kosova ka zgjedhur sistemin proporcional me lista të hapura, dhe është vetëm një zonë zgjedhore nga ku zgjedhën 120 deputetë. Nga rezultatet e zgjedhjeve të fundit të mbajtura në vitin 2014 rezulton se deputetët vijnë nga 22 komuna kurse nga 16 komunat e tjera të Kosovës nuk ka asnjë deputet të përfaqësuara në Kuvend. Në anën tjetër në vitin 2011 Kuvendi kishte miratuar një Rezolutë përmes së cilës mbështet krijimin e më shumë zonave zgjedhore që do të garantonte përfaqësim më të mirë të të gjitha komunave. Nga ajo kohë, reforma zgjedhore asnjëherë nuk ndodhi.

Pyeti anëtarët e Komisionit për Legjislacion në http://goo.gl/3JWrMs

Ke gjetur një fakt?

Na dërgo faktin e gjetur nga të dhënat e platformës dhe ne do ta përgatisim atë sikurse faktet e tjera që t’a shpërndash me shoqëri!