21 deputetë të Legjislaturës së V-të të Kuvendit dorëzuan mandatet, ndërsa 8 të tjerë braktisën subjektet politike

Që nga certifikimi i rezultateve të kandidatëve për subjektet politike në zgjedhjet e fundit e deri më tani, për arsye të ndryshme, 21 deputetë kanë dorëzuar mandatet e dhëna nga qytetarët. Nga PDK mandatet i kanë dorëzuan 8 deputetë (4 për poste në kabinetin qeveritar; 1 për mision diplomatik; 3 për probleme me drejtësinë); LDK 6 deputetë (5 për poste në kabinetin qeveritar; 1 për mision diplomatik); LVV 2 deputetë (për poste në qeverisjen lokale); 1 deputet nga LS ka ndërruar jetë; Nga një (1) deputetë prej AAK dhe Nisma kanë dhënë dorëheqje; Nga KDTP dhe Vakat nga një deputetë për poste në kabinetin qeveritar.

As në këtë legjislaturë nuk kanë munguar lëvizjet e deputetëve nga një parti në tjetrën apo braktisja e tyre. Grupi parlamentar i PDK-së është subjekti që ka humbur më së shumti deputetë (- 4), të pasuar nga AAK (-3). LDK del të jetë subjekti që ka përfituar deputetë (+1) në raport me numrin e deputetëve të certifikuar, ndërsa LVV ndonëse ka fituar një deputet, ajo ka humbur një, kështu që i bie që ka mbetur me numrin e njëjtë të deputetëve. Aktualisht në Kuvend janë 6 deputetë të pavarur, që bashkërisht arrijnë numrin e mjaftueshëm të anëtarëve për të krijuar një grup parlamentar.

Ke gjetur një fakt?

Na dërgo faktin e gjetur nga të dhënat e platformës dhe ne do ta përgatisim atë sikurse faktet e tjera që t’a shpërndash me shoqëri!