Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
12/03/2015 | Sociale |
Jemi dëshmitarë që muajt e fundit mijëra qytetarë kanë lëshuar detyrimisht vendin, duke migruar ilegalisht në shtetet e Bashkimit Evropian. Jeni deklaruar si në vijim, po mundohem t’ ju citoj, ju thoni: “Tani duhet të punojmë të gjithë ne, se
Lexo më shumë
Jemi dëshmitarë që muajt e fundit mijëra qytetarë kanë lëshuar detyrimisht vendin, duke migruar ilegalisht në shtetet e Bashkimit Evropian. Jeni deklaruar si në vijim, po mundohem t’ ju citoj, ju thoni: “Tani duhet të punojmë të gjithë ne, sepse të gjithë ne mund të punojmë këtu në Kosovë, se situata ekonomike nuk është e mirë, por nuk është një situatë ekonomike që nuk ka perspektivë, që nuk ka zgjidhje.” |
Isa Mustafa | Po |
23/07/2015 | Administratë |
Më në fund, është hera e gjashtë që bëj pyetje për kryeministrin, është hera e parë që kryeministri është i pranishëm për pyetjen.Deputetët e Parlamentit të Kosovës që nga janari i këtij viti deri më tani kanë parashtruargjithsejtë ose përafërsisht 180 p
Lexo më shumë
Më në fund, është hera e gjashtë që bëj pyetje për kryeministrin, është hera e parë që kryeministri është i pranishëm për pyetjen. Deputetët e Parlamentit të Kosovës që nga janari i këtij viti deri më tani kanë parashtruar gjithsejtë ose përafërsisht 180 pyetje parlamentare. Zoti kryeministër, Kabineti juaj u është përgjigjur vetëm 78 pyetjeve parlamentare duke mos përfshirë përgjigjet e sotme eventuale që i bie që më shumë se 100 pyetje kanë mbetur pa përgjigje parlamentare. |
Isa Mustafa | Po |
22/09/2016 | Punë të Brendshme |
REXHEP SELIMI: Faleminderit! Para pesë vjetëve, në korrik të vitit 2011, u propagandua si një arritje e jashtëzakonshme marrëveshja e quajtur atëherë “lëvizja e lirë”. Por, nga teksti i asaj, u kuptua se në fakt ishte një problem i ri për sht
Lexo më shumë
REXHEP SELIMI: Faleminderit! Para pesë vjetëve, në korrik të vitit 2011, u propagandua si një arritje e jashtëzakonshme marrëveshja e quajtur atëherë “lëvizja e lirë”. Por, nga teksti i asaj, u kuptua se në fakt ishte një problem i ri për shtetësinë e Kosovës. Saktësisht, në pikën 9 të asaj marrëveshjeje thuhej se si masë kalimtare për cilindo pronar automjetesh që dëshiron do të vihen në dispozicion edhe targat e përkohshme në kalimet kufitare, respektivisht administrative. Pra, kufiri shtetëror i Kosovës u rishfaq me dokument si një i kontestuar, pra jo si kufi shtetëror. Ndërsa, termin në thonjëza “dëshiron”, në praktikë u pa që ishte një detyrim në pikat kufitare me Serbinë. Në to qytetarëve dhe zyrtarëve nga Kosova ua hoqën targat dhe ua mbuluan simbolet e shtetit të Kosovës. Në marrëveshjen e 14 shtatorit 2016 thuhet “palët janë pajtuar që të mbulohen pjesët relevante të tabelave respektive të automjeteve me dy letërngjitëse të bardha”. Kurse, pika pasuese thotë: “ky sistem me letërngjitëse do të hyjë në fuqi më 15 nëntor të vitit 2016”. Pra, targat provuese nuk po hiqen, siç thuhet, për të dyja palët, sepse edhe ashtu kanë qenë të zbatueshme vetëm nga njëra palë, pra nga pala e Serbisë karshi targave të shtetasve të Republikës së Kosovës. E dyta, prapë kjo marrëveshje nuk është reciproke, sepse ky regjim i mbulesës së simboleve të Serbisë nuk po vlen për serbët e Kosovës. E treta, nuk dihet pse do të vazhdohet edhe për pesë vjet të tjera lëshimi i targave me shenjën KS... Aktualisht, në Republikën e Kosovës janë katër lloj targash, pra ato RKS, KS, PROVA dhe targat ilegale, apo të lëshuara nga strukturat ilegale të Republikës së Serbisë brenda territorit të Republikës së Kosovës. Pyetja është kjo: Me çfarë mandati, mbi cilën bazë të ligjit, rezolutë apo vendim të cilit institucion negocion për këto çështje dhe shtyn afate të dokumenteve dhe shenjave zyrtare të Republikës së Kosovës? |
Edita Tahiri | Po |
11/10/2016 | Siguri |
Në prill të vitit 2009, në Dhomën e Dëshmive në ndërtesën e Drejtorisë së Policisë së Kosovës gjatë kohës kur ka qenë ministër Zenun Pajaziti u evidentua se rezultonin të vjedhura mbi 47 kg drogë, të tipit heroinë. Mbi 3 milionë euro të valutave të ndrys
Lexo më shumë
Në prill të vitit 2009, në Dhomën e Dëshmive në ndërtesën e Drejtorisë së Policisë së Kosovës gjatë kohës kur ka qenë ministër Zenun Pajaziti u evidentua se rezultonin të vjedhura mbi 47 kg drogë, të tipit heroinë. Mbi 3 milionë euro të valutave të ndryshme, armë, dëshmi dhe shumë sende të tjera me vlerë. Atë botë u la përshtypje se problem ishte tek kalimi i kompetencave nga UNMIK-u te zyrtarët e Policisë së Kosovës përgjatë muajve shkurt, prill dhe maj. Edhe pse zyrtarisht drejtori i Policisë së Kosovës, atëherë Sheremet Ahmeti, nuk e dha këtë version, por me kalimin e kohës u kuptua qartë se autoritetet e Kosovës nuk kanë qenë të interesuara për ta ndjekur çështjen. Përveç një arrestimi gjatë qershorit të vitit 2009, nuk u dëgjua më për këtë çështje. Sikur të mos mjaftonte kjo ngjarje tepër e rëndë, ndodhi edhe në vitin 2012, teksa drejtor i Policisë ishte Shpend Maxhuni dhe ministër Bajram Rexhepi. Sërish në Dhomën e Dëshmive në Ndërtesën e Policisë së Kosovës në Pejë kur u shpallën të vjedhura 25 kg ari të konfiskuar më herët. Pyetja ime, zoti ministër, është kjo: nga këto skandale që kanë përcjellë Policinë e Kosovës kemi pasur deklarata se këto raste janë drejt zbulimit dhe arrestimit të autorëve, a mund të na thoni deri ku keni arritur me hetimin për rastet e vjedhjes në Dhomat e Dëshmive të Policisë së Kosovës? |
Skënder Hyseni | Po |
09/02/2017 | Punë të Brendshme |
Thirrja e mbledhjes së Këshillit është e precizuar me nenin 5.3 të këtij ligji, citoj “takimet e Këshillit të Sigurisë së Kosovës thirren formalisht nga kryeministri”. Pyetja ime për kryeministrin është se pse nuk është ftuar asnjëherë, theks
Lexo më shumë
Thirrja e mbledhjes së Këshillit është e precizuar me nenin 5.3 të këtij ligji, citoj “takimet e Këshillit të Sigurisë së Kosovës thirren formalisht nga kryeministri”. Pyetja ime për kryeministrin është se pse nuk është ftuar asnjëherë, theksoj asnjëherë, në mbledhje të këtij këshilli kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës? |
Isa Mustafa | Po |