Moduli i dialogut Kosovë-Serbi
Informacione rreth marrëveshjeve dhe rolit të Kuvendit në mbikqyrjen e Qeverisë, fakte, infografika e sondazheve, si dhe mundësi për t’iu bërë deputetëve pyetje direkte për këtë proces.
Shih marrëveshjetBlerta Deliu-Kodra, PDK/PD/LB/PSHDK/PK
Abortimi i ligjshëm dhe i sigurtë konsiderohet si e drejtë thelbësore e grave sipas standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ndërsa e drejta për abortim garantohet në Kosovë me Ligjin per Nderprerje te Shtatzanise.
Përkundër kornizës ligjore ende shqetësim mbetet fakti se një numër i vogël i aborteve kryhen në institucionet publike kurse më të frekuentuara mbesin institucionet private, pjesa më e madhe e të cilave punojnë në mënyrë ilegale. Hulumtimet që janë bërë rreth kësaj çështje si shqetësim adresojnë edhe pagesat e larta për t’u kryer abortet e të cilat jo rrallë nuk janë të përballueshme për një grua të papunë dhe si pasojë ka edhe raste të aborteve të cilat kryhen në shtëpi, larg mjekut duke rrezikuar shëndetin.Sa i përket Kuvendit, Komisioni për Shendetësi është përgjegjës më shumë lidhur me këtë çështje meqë ka një lidhje direkte me problemet e shëndetësisë megjithatë konsideroj se duhet të bëjmë trysni për hapje të debatit shoqëror e institucionale lidhur me këtë çështje, gjithsesi duke mundësuar që përmes legjislacionit t’a trajtojmë këtë fenomen në mënyrë më të kujdesshme.
Çfarë është ndërmarrë, apo çfarë do të ndërmerret për çështjen e abortit në Kosovë?
Muhamet Mustafa, LDK
I nderuar Veton, ju faleminderit për pyetjen tuaj. Ndërmarrjet publike raportojnë tek MZHE, ku ekziston njësi e posaçme për monitorim të NP-ve e cila harton Raportin e performancës vjetore të tyre, e cila pas shqyrtimit në Qeverinë e Kosovës, dërgohet për shqyrtim dhe aprovim në Kuvend nëpërmjet Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri. Fatkeqësisht ky Raport për vitin 2015 dhe 2016 nuk ka ardhur ende në procedurë dhe ne kemi tërheqë vërejtjen në Ministrinë përkatëse për këtë. Këto çështje i rregullon Ligji për Ndërmarrjet publike, për zbatimin e te cilit janë përgjegjëse NP-të dhe Ministria përkatëse. Ndërsa mbikëqyrjen e bën Komisioni i Kuvendit siç u theksua më lartë dhe kuptohet Kuvendi në instancën e fundit. Përbërjen e Bordeve e aprovon Qeveria në bazë të një procesi publik të konkurrimit dhe intervistave të paneleve. Ministria dhe kuptohet Ministri munden të iniciojnë përgjegjësinë bordeve nëse ata dështojnë në zbatim të ligjit ose dështojnë në efikasitet dhe performancë siç është e përcaktuar me ligj, ku kërkesat dhe kriteret jane precizuar në fillim të mandatit tonë gjatë ndryshimit dhe plotësimit të këtij ligji. Bordi i KOSTT-it që prej fillimit të këtij viti i përgjigjet drejt Kuvendit, dhe lartesinë epagësë e cakton Kuvendi deri në nxjerrjen eligjit përkatës për pagat.
Si Komision parlamentar për zhvillim ekonomik që mbikëqyrni përmes qeverisë Ndërmarrjet Publike dhe proceset në to, unë si qytetar që paguaj taksat më intereson të di si vijon: - A raportojnë këto ndërmarrje, kujt i raportojnë për performancën e tyre dhe ku mund t’i gjej raportet për 2015 dhe 2016? - A ka ligj se si duhet të punojnë këto ndërmarrje dhe nëse po kush e mbikëqyrë zbatimin e këtij ligji dhe sa po zbatohet ky ligj ? - A ka të drejtë të jep urdhëra ministri për përzgjedhje apo shkarkim të drejtorëve të Ndërmarrjeve Publike dhe nëse po, pse ekzistojnë bordet e tyre atëherë? - A kanë borde këto ndërmarrje, kush i mbikëqyrë,a i vlerëson dikush dhe a ka raporte të vlerësimit të tyre? - Bordi i KOSTT-it kujt i përgjigjet, si paguhet në bazë të çfarë vendimi dhe pse ky bord miraton vendim për vetveten për pagesë të pjesëmarrjes në mbledhje, a nuk është ky konflikt interesi ?
Arben Gashi, LDK
Une preferoj që ky proces të realizohet me ndryshime kushtetuese, si dhe në koordinim me NATO dhe SHBA, gjithsesi për këtë çështje jam që Kosova të bëhet me ushtri.
A do ta votoni ligjin për transformimin e FSK-së ne ushtri?
Vjosa Osmani-Sadriu, LDK
Qyteti i Mitrovicës patjeter duhet të trajtohet si i veçantë në çdo ndarje buxhetore, dhe jo vetëm për shkak se në këtë qytet gjindet Trepça, por edhe për shkak të sfidave të sigurisë dhe integrimit me të cilat përballet ky qytet që kanë rezultuar në një shkallë tepër të lartë të papunësisë. Fatkeqësisht, për shkak të tensioneve që nga paslufta shumë investitorë nuk e kanë parë këtë qytet si vend të përshtatshëm. Është me rëndësi që të ndryshohet ky perceptim dhe kjo deri në një masë varet edhe nga puna e pushtetit komunal. Mirëpo, ajo çka kam propozuar vazhdimisht është që zhvillimi i Mitrovicës mos të varet vetëm nga shuma që i ndahet nga buxheti i Kosovës, por Qeveria t'a ketë këtë qytet prioritet në projektet që i propozon për përkrahje në Bashkimin Evropian (projektet IPA2). Për shembull, Irlanda e Veriut vazhdimisht ka përfituar miliona euro si projekte zhvillimore për qytete ku ka qenë i nevojshëm integrimi i komuniteteve dhe Kosova mund të kërkojë që projekte të ngjashme të adresohen edhe në Mitrovicë. Kjo do të ndihmonte në zbutjen e papunësisë dhe krijimin e mundësive sidomos për gjeneratën e re. Sa i përket shifrës së saktë të buxhetit nga fitimi i Trepçës që ndahet për Mitrovicën, do t'ju shkruaj sapo të marr përgjigjen konkrete nga ministritë përkatëse.
Përshëndetje znj. Osmani-Sadriu, meqenëse ju vini nga qyteti i Mitrovicës, konsideroj dhe besoj që çështjet që ndërlidhen me interesin e përgjithshëm të gjithë qytetarëve, do t'i adresoni në Kuvend dua të ju parashtroj pyetjen si në vijim: Prej gjithë fitimit që ka shteti i Kosovës nga Miniera Trepça, sa përqind e këtij buxheti, ndahet për qyetetin e Mitrovices, duke ditur se jo vetëm territorialisht gjendet në Mitrovicë, mirëpo prezenca e saj ka edhe shumë efekte negative (ndotja e lumenjëve, ambientit etj). A ekziston mundësia që Komuna e Mitrovicës të ketë prioritet në përftimin e buxhetit duke e ditur rëndësinë që ka si ndërmarrje? Faleminderit paraprakisht!
Vjosa Osmani-Sadriu, LDK
Marrëveshja e Kumanovës e vitit 1999 ka përfshirë detaje lidhur me tërheqjen e forcave serbe të sigurisë nga i gjithë territori i Kosovës, mirëpo nuk ka trajtuar çështjen e të gjitha strukturave paralele që pastaj Serbia i ka vendosur dhe financuar në veri. Siç e dini, këto struktura paralele nuk kanë qenë vetëm ushtarake apo policore, por shumë prej tyre janë pjesë e gjykatave, spitalit e shtëpive të shëndetit, administrata dhe çdo strukturë tjetër që ka vepruar ilegalisht në veri. Në dialogun e Brukselit është diskutuar shuarja e këtyre strukturave dhe ndërprerja e financimit të tyre nga ana e Serbisë. Nuk shoh asgjë të keqe nëse personat që punojnë në administratë, shëndetesi, arsim apo fusha të ngjashme të perfshihen dhe integrohen në sistemin e Republikës së Kosovës e rrjedhimisht edhe në buxhetin e shtetit tonë. Për mua mbetet shqetësues procesi i verifikimit të strukturave të sigurisë të cilat nga puna ilegale në veri kundër sovranitetit të Kosovës, për një periudhë të shkurtër përfshihen në institucionet e sigurisë së Kosovës dhe pritet nga po të njëjtit lojalitet ndaj Republikës së Kosovës. Kjo është në veçanti shqetësuese nëse këta persona punësohen në sektorë ku trajtohen informacione të ndjeshme të sigurisë dhe inteligjencës. Megjithatë, përkundër marrëveshjeve të arritura, ka ngecje të mëdha në shuarjen e këtyre strukturave ilegale dhe Qeveria e Kosovës duhet të insistojë që zbatimi i këtyre marrëveshjeve të jetë parakusht për të hapur çështje të tjera sepse duarshtrëngimet në mes politikanësh nuk kanë asnjë vlerë nëse çështjet e trajtuara në marrëveshje mbesin të paadresuara në praktikë dhe Serbia nuk zbaton obligimet e saj.
Pse duhet të negociohet me Serbinë për shpërbërjen e strukturave paralele kur dihet që me marrëveshjen e Kumanovës të gjitha institucionet e Serbisë duhet të largohen nga teritori i Kosovës?A duhet të kërkohet përgjegjësi edhe nga KFOR për mos zbatimin e marrëveshjes nga ana e Serbisë?
Vjosa Osmani-Sadriu, LDK
Në mandatin e kaluar është inicuar dhe miratuar ndryshimi i Ligjit që mbulon kategoritë e dala nga lufta në mënyrë që të përfshinte të drejta edhe për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Gjatë trajtimit të atij projektligji, fatkeqësisht, kishte kundershti nga disa parti e disa deputetë. Personalisht kam qenë përkrahëse e madhe e atij ligji dhe kam diskutuar në Kuvend lidhur me arsyet për të cilat ligji do të duhej të miratohej. Nëse Kuvendi do të kundërshtonte përfshirjen e kësaj kategorie në ligj, kjo do të paraqiste jo vetëm kundërshtim të normave ndërkombëtare për të cilat Kosova është zotuar në kushtetutë, por edhe një krim të dytë mbi këto viktima të këtij krimi ndaj njerëzimit. Fatmirësisht ligji kaloi, por që nga atëherë Qeveria ka lëvizur shumë ngadalë për të miratuar aktet e nevojshme nënligjore dhe për të krijuar komisionet që do të punonin në realizimin e të drejtave që dalin nga ligji. Së fundi, jemi njoftuar që ka filluar një komision që do të bëjë verifikimin e të gjitha viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, dhe është detyrë e deputetëve që të mbikëqyrin këtë proces në mënyrë që mos të lejohet shkelje e mëtejme e të drejtave të viktimave. Fatkeqësisht, kjo kategori ka qenë jashtëzakonisht shumë e diskriminuar jo vetëm nga institucionet, por nga e gjithë shoqëria, dhe të gjithë duhet të luftojmë mentalitetin primitiv i cili e fajëson viktimën, e jo agresorin. Është detyrë pra jo vetëm e institucioneve, por e secilit qytetar (në veçanti e gjeneratës së re) që të trajtojë këto viktima si të barabarta në shoqëri dhe të njeh vuajtjet dhe të drejtat e tyre duke mos i stigmatizuar.
Çfarë keni ndërmarrë për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit (1999) dhe çfarë pozite kanë ato aktualisht në shoqërinë tonë?
Etem Arifi, PAI
Përshëndetje, komuniteti Ashkali është i integruar në institucionet e Republikës së Kosovës si në nivelin lokal po ashtu edhe në nivel qendror.Pyetja pse jemi të lënë pas dore nga institucionet? Shumë hapa janë ndërmarrë nga ne si deputet, po ashtu nga OJQ-të për t’i shtyrë përpara proceset si dhe projektet tona për një jetë më të mirë socio - ekonomike e që kanë të bëjnë me komunitetin Ashkali, mirëpo shumë shpesh nuk mbështetemi nga institucionet e vendit. Shtrohet pyetja: A po injorohemi si Komunitet? PO! Shumë shpeshë për të mos thënë gjithmonë duhet t’i lusim, t’iu trokasim shumë herë për ta mundësuar një takim, për ta realizuar një kërkesë shumë të vogël dhe prap se prap nuk ndahemi të kënaqur me këtë. Përshembull, nëse kemi kërkuar një projekt që ka të bëjë për komunitetin Ashkali dhe kostoja e saj është marrim shembull 5000 Euro, Ministria e aprovon diku rreth 1000 Euro bile edhe më pak. Nëse në një rast apo kërkesë për regjistrimin e studentëve, ta zëmë është kërkesë dhe interesim i studentëve për regjistrim të 20 studentëve, Ministria i regjistron përshembull vetëm katër prej tyre. Ka edhe shumë e shumë kërkesa të tjera as që merren parasysh.
Përse nuk është ndërmarrë asnjë hap për integrimin e komunitetit ashkali, që si komunitet është i lënë pas dore nga institucionet?
Etem Arifi, PAI
Përshëndetje, komuniteti Ashkali është i integruar në institucionet e Republikës së Kosovës si në nivelin lokal po ashtu edhe në nivel qendror. Pyetja pse jemi të lënë pas dore nga institucionet? Shumë hapa janë ndërmarrë nga ne si deputet, po ashtu nga OJQ-të për t’i shtyrë përpara proceset si dhe projektet tona për një jetë më të mirë socio - ekonomike e që kanë të bëjnë me komunitetin Ashkali, mirëpo shumë shpesh nuk mbështetemi nga institucionet e vendit. Shtrohet pyetja: A po injorohemi si Komunitet? PO! Shumë shpeshë për të mos thënë gjithmonë duhet t’i lusim, t’iu trokasim shumë herë për ta mundësuar një takim, për ta realizuar një kërkesë shumë të vogël dhe prap se prap nuk ndahemi të kënaqur me këtë. Përshembull, nëse kemi kërkuar një projekt që ka të bëjë për komunitetin Ashkali dhe kostoja e saj është marrim shembull 5000 Euro, Ministria e aprovon diku rreth 1000 Euro bile edhe më pak. Nëse në një rast apo kërkesë për regjistrimin e studentëve, ta zëmë është kërkesë dhe interesim i studentëve për regjistrim të 20 studentëve, Ministria i regjistron përshembull vetëm katër prej tyre. Ka edhe shumë e shumë kërkesa të tjera as që merren parasysh.
Përse nuk është ndërmarrë asnjë hap për integrimin e komunitetit ashkali, që si komunitet është i lënë pas dore nga institucionet?
Etem Arifi, PAI
Përshëndetje, komuniteti Ashkali është i integruar në institucionet e Republikës së Kosovës si në nivelin lokal po ashtu edhe në nivel qendror.
Pyetja pse jemi të lënë pas dore nga institucionet?
Shumë hapa janë ndërmarrë nga ne si deputet, po ashtu nga OJQ-të për t’i shtyrë përpara proceset si dhe projektet tona për një jetë më të mirë socio - ekonomike e që kanë të bëjnë me komunitetin Ashkali, mirëpo shumë shpesh nuk mbështetemi nga institucionet e vendit. Shtrohet pyetja: A po injorohemi si Komunitet? PO! Shumë shpeshë për të mos thënë gjithmonë duhet t’i lusim, t’iu trokasim shumë herë për ta mundësuar një takim, për ta realizuar një kërkesë shumë të vogël dhe prap se prap nuk ndahemi të kënaqur me këtë. Përshembull, nëse kemi kërkuar një projekt që ka të bëjë për komunitetin Ashkali dhe kostoja e saj është marrim shembull 5000 Euro, Ministria e aprovon diku rreth 1000 Euro bile edhe më pak. Nëse në një rast apo kërkesë për regjistrimin e studentëve, ta zëmë është kërkesë dhe interesim i studentëve për regjistrim të 20 studentëve, Ministria i regjistron përshembull vetëm katër prej tyre. Ka edhe shumë e shumë kërkesa të tjera as që merren parasysh.
Përse nuk është ndërmarrë asnjë hap për integrimin e komunitetit ashkali, që si komunitet është i lënë pas dore nga institucionet?
Abdyl Ymeri, PDK/PD/LB/PSHDK/PK
I nderuar, ju falenderoj shumë për pyetjen. E ndaj shqetësimin me ju që përfaqësimi me kuadra nëpër pozita udhëheqëse nuk është adekuat dhe në përputhje me mbështetjen dhe përkrahjen që i jep elektorati PDK-së në Skenderaj sidomos në pozitat e të emëruarve politik. Kurse sa i përket pozitave që zgjidhen përmes konkursit, të gjithë jemi të obliguar që të respektojmë institucionin e konkursit. Angazhimi ynë në këtë drejtim nuk ka munguar, sepse këtë shqetësim tuajin dhe të elektoratit në Skenderaj e kemi ngritur dhe është diskutuar nëpër forume të PDK-së, e shpresoj që në të ardhmen nga lidershipi i PDK-së do të merren parasysh dhe do të përmbushën kërkesat e drejta të elektoratit, që përfaqësim të bëhet në raport me numrin e votave.
Skenderaj si bastion i PDK-së ka siguruar vota për partinë për ju si deputet të Drenicës, e besa edhe për disa nga deputetët nga dukagjina, mirëpo vullneti i elektoratit drenicas nuk u mbështet edhe me përzgjedhjen e kuadrove nga Skenderaji në pozitat udhëheqëse. Kjo pasi që nga 18 ministra dhe 36 zëvendësministra vetëm një nga ata është zëvendesministër, nga 18 sekretar të përhershëm poashtu vetëm një nga sekretarët është wshtw nga Skenderaji ndërsa të mos flasim për drejtorët nëpër ministri të cilët në mesin e afro 200 drejtorëve ata nga Skenderaj mund t’i numëroni në më pak se në gishtat e dy duarve. Nëse shikoni poashtu tek pozitat udhëheqëse tek ndërmarrjet publike nga afro 100 drejtor të bordeve të drejtorëve vetëm dy nga ta janë nga Skenderaj ndërsa tek menaxhmentet pothuajse ska apo fare pak ka të emëruar nga kjo pjesë e Drenicës. Si përfaqesues të elektoratit të PDK-së nga Skenderaji, sa keni përmbush obligimin për përkrahjen e kuadrit profesional për emërimet në institucione?