Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
21/05/2015 | Shëndetësi |
Pyetja ime bazohet kështu: Ne sot angazhohemi që t’i ruajmë kuadrot specifike të qëndrojnë dhetë punojnë në Republikën e Kosovës. Sipas të dhënave të sakta që kam ka mjek që bëjnëspecializim të cilët janë duke u specializuar në Kosovë me një kontra
Lexo më shumë
Pyetja ime bazohet kështu: Ne sot angazhohemi që t’i ruajmë kuadrot specifike të qëndrojnë dhe të punojnë në Republikën e Kosovës. Sipas të dhënave të sakta që kam ka mjek që bëjnë specializim të cilët janë duke u specializuar në Kosovë me një kontratë pa pagesë. Më intereson sa veta janë duke u shkolluar pa pagesë në sistemin shëndetësor dhe ku jeni bazuar për një vendim të tillë, duke u specializuar? |
Imet Rrahmani | Po |
06/05/2015 | Shëndetësi |
Unë kam një pyetje, prapë për këtë pyetjen që unë e quaj pyetje e turpit, për Kardiokirurgjinë dhe, ministrit i kam shtruar kështu: Më lejoni t’ ju kërkoj nga ju sqarim më poshtë.
- T’i numëroni tri arsye objektive minimale, pse nuk mundet n
Lexo më shumë
Unë kam një pyetje, prapë për këtë pyetjen që unë e quaj pyetje e turpit, për Kardiokirurgjinë dhe, ministrit i kam shtruar kështu: Më lejoni t’ ju kërkoj nga ju sqarim më poshtë. |
Imet Rrahmani | Po |
06/05/2015 | Siguri |
Një grup i studentëve nga Kosova kanë përfunduar studime në Akademinë Policore në Ankara dhe të njëjtit janë përkrahur dhe me marrëveshje institucionale kanë fituar këtë edukim, që të kthehen në Kosovë si kuadro për të kontribuuar në sigurinë e brendshme
Lexo më shumë
Një grup i studentëve nga Kosova kanë përfunduar studime në Akademinë Policore në Ankara dhe të njëjtit janë përkrahur dhe me marrëveshje institucionale kanë fituar këtë edukim, që të kthehen në Kosovë si kuadro për të kontribuuar në sigurinë e brendshme dhe atë globale, si dhe janë përkrahur edhe financiarisht nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës. Ju lutem, zoti ministër, opinioni publik dhe unë kemi interes t’i dimë arsyet se përse këta persona nuk sistemohen në shërbimin policor, sipas edukimit adekuat dhe nuk janë fare, as punonjës? Cili është qëndrimi zyrtar i drejtuesve të shërbimit të Inspektoratit Policor, për shkeljet të cilat janë duke ndodhur? Cili është qëndrimi i Inspektoratit Policor dhe cili është qëndrimi juaj si institucion? Zoti kryetar, në institucionet e Republikës së Kosovës, janë duke i zhgënjyer donatorët, janë duke i zhgënjyer edhe Bashkësinë Evropiane, duke financuar jo vetëm këta të policisë, por në shumë sektorë tjerë, të cilët në seancat tjera mund t’i radhis, janë financuar të edukohen dhe kur kthehen në Republikën e Kosovës, nuk gjejnë punë. Unë mund t’ua them përgjigjen pse, sepse ata të cilët e kanë uzurpuar pa të drejtë pozicionin e vet, ku menaxhojnë sot, e shohin veten të rrezikuar nga këta që janë edukuar. |
Skënder Hyseni | Jo |