Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
26/03/2015 | Administratë |
Pyetja ka të bëjë me vendimin e kryetarit të Komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq, i cili ka propozuar që një rruge atje t’i vihet emri i Slobodan Milosheviqit, i cili, siç e dimë, është drejtpërdrejt fajtor për vrasjen dhe masakrimin e mbi 12 mij
Lexo më shumë
Pyetja ka të bëjë me vendimin e kryetarit të Komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq, i cili ka propozuar që një rruge atje t’i vihet emri i Slobodan Milosheviqit, i cili, siç e dimë, është drejtpërdrejt fajtor për vrasjen dhe masakrimin e mbi 12 mijë qytetarëve, përfshirë këtu edhe gra, fëmijë dhe të moshuar, dhe shkatërrimin e shumë objekteve, shtëpive, shkollave, e kështu me radhë. Kjo është edhe një fyerje tjetër që u bëhet qytetarëve të Kosovës, pas asaj që u bëri Jabllanoviqi |
Isa Mustafa | Jo |
25/06/2015 | Mjedis |
Eshtë një shqetësim për gjithë Kosovën, por në veçanti për banorët ekomunës së Klinës dhe të fshatrave Gremnik, Volljakë, Dollc e Gllarevë, të cilët janë shqetësuarnga degradimi që po u bëhet bjeshkëve të kësaj ane nga numri i madh i gurthyesve që operoj
Lexo më shumë
Eshtë një shqetësim për gjithë Kosovën, por në veçanti për banorët e komunës së Klinës dhe të fshatrave Gremnik, Volljakë, Dollc e Gllarevë, të cilët janë shqetësuar nga degradimi që po u bëhet bjeshkëve të kësaj ane nga numri i madh i gurthyesve që operojnë në këtë zonë. Qytetarët e kësaj zone nuk e dinë nëse këta operatorë janë legalë apo ilegalë, pasi ata asnjëherë nuk janë pyetur apo konsultuar, siç është e përcaktuar me normat ligjore në fuqi për procesin e vlerësimit të ndikimit në mjedis. Pyetja është: Sa është numri i pëlqimeve mjedisore që e keni dhënë për gurthyesit që operojnë në komunën e Klinës, cilat janë ato kompani dhe kur është afati i pëlqimeve mjedisore të lëshuar nga ju për secilën kompani? |
Ferid Agani | Po |
09/07/2015 | Administratë |
Qeveria e Kosovës vetëm në vitin e kaluar ka shpenzuar 483746 euro paga shtesë nëkuadër të Fondit për kuadro e i cili kishte për qëllim stimulimin e kuadrove për pozita deficitaree për të cilat numri i të kualifikuarve në Kosovë është i mangët.Kërkesës s
Lexo më shumë
Qeveria e Kosovës vetëm në vitin e kaluar ka shpenzuar 483746 euro paga shtesë në kuadër të Fondit për kuadro e i cili kishte për qëllim stimulimin e kuadrove për pozita deficitare e për të cilat numri i të kualifikuarve në Kosovë është i mangët. Kërkesës sime për më shumë informata rreth këtij fondi, koordinatori i kësaj zyre, Berat Visaçi nuk i është përgjigjur me arsyetimin, se kjo nuk është kompetencë e tij. Ka shumë dyshime për keqpërdorim të këtij fondi, duke paguar zyrtarë që mbajnë pozita për të cilat ka kuadro më se të mjaftueshme në Kosovë. |
Isa Mustafa | Jo |
17/09/2015 | Ekonomi |
Zonja ministre, më 1 shtator ka hyrë në fuqi Ligji për TVSH, në bazë të cilit TVSH-ja përshkallëzohet. Për disa prej artikujve ajo rritet nga 16 në 19%, për derisa, për disa të tjera, ajo zbret në 8%. Në fakt për të gjithë artikujt për të cilët është rri
Lexo më shumë
Zonja ministre, më 1 shtator ka hyrë në fuqi Ligji për TVSH, në bazë të cilit TVSH-ja përshkallëzohet. Për disa prej artikujve ajo rritet nga 16 në 19%, për derisa, për disa të tjera, ajo zbret në 8%. Në fakt për të gjithë artikujt për të cilët është rritur TVSH-ja, ajo menjëherë është reflektuar edhe në çmimet e artikujve, për deri sa një gjë e tillë nuk po reflektohet për artikujt për të cilët është zbritur TVSH-ja. Për më tepër, ka pasur shumë shqetësime të klientëve, të cilët edhe i kanë dokumentar, ku çmimet e ndryshme kanë figuruar pranë artikullit dhe çmim tjetër ka paguar ai në arkën e pagesave. Në kuadër të Ministrisë tuaj, ekziston edhe Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit, e cila do të duhej të reagonte karshi këtyre shkeljeve. Çka po bën kjo agjenci? Cilat janë masat që i keni marrë sidomos ndaj këtyre bizneseve të cilat po i mashtrojnë klientët, në veçanti disa prej këtyre supermarketeve, të cilat edhe janë bërë publike nëpër media? |
Hikmete Bajrami | Po |
06/05/2015 | Administratë |
Ministër, ministria që ju e drejtoni nëpërmjet Departamentit të Standardeve dhe Politika të Inxhinieringut dhe të menaxhimit të ndërtesave qeveritare është përgjegjëse për të gjitha ndërtesat qeveritare. Tani ne jemi dëshmitarë që shumë nga këto instituc
Lexo më shumë
Ministër, ministria që ju e drejtoni nëpërmjet Departamentit të Standardeve dhe Politika të Inxhinieringut dhe të menaxhimit të ndërtesave qeveritare është përgjegjëse për të gjitha ndërtesat qeveritare. Tani ne jemi dëshmitarë që shumë nga këto institucione, qoftë qeveritare, por edhe shtetërore, në përgjithësi, ende vazhdojnë të jenë me qira. Cilat janë këto institucione që vazhdojnë të jenë në ndërtesa private, për të cilat paguan Qeveria qira dhe sa është shuma që ne paguajmë për këto institucione? |
Mahir Yağcılar | Po |
06/05/2015 | Drejtësi |
Pyetja ka të bëjë në fakt me punën e Institut për Hulumtimet e Krimeve të Luftës, e cila është pjesë e Ministrisë së Drejtësisë. 25 Në luftën e fundit në Kosovë 1998-2000 janë vrarë mbi 12 mijë persona, ndërmjet tyre 1 400 fëmijë dhe gra, ndërsa edhe 1 4
Lexo më shumë
Pyetja ka të bëjë në fakt me punën e Institut për Hulumtimet e Krimeve të Luftës, e cila është pjesë e Ministrisë së Drejtësisë. 25 Në luftën e fundit në Kosovë 1998-2000 janë vrarë mbi 12 mijë persona, ndërmjet tyre 1 400 fëmijë dhe gra, ndërsa edhe 1 400 të tjerë ende konsiderohen të pagjetur. Këto të dhëna në fakt janë të dhënat e organizatave të ndryshme joqeveritare, qoftë vendore, qoftë ndërkombëtare. Po ashtu, ka pasur të gjykuar për krime të luftës nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime në ishJugosllavi, por drejtësia për këto viktima në fakt ende nuk është vënë në vend. Që nga qershori i vitit 2011 e ka filluar punën Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë, i cili, siç thashë, është në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, dhe pyetja që i drejtohet ministrit Kuçi është se cilat janë të dhënat që ka mbledhur ky institut, sa kallëzime penale janë ngritur kundër forcave ushtarake policore dhe paramilitare serbe që i kanë kryer këto krime, sa këto kallëzime janë ngritur në gjykata të rregullta dhe cili ka qenë bashkëpunimi i këtij instituti me Tribunalin Ndërkombëtar për Krime të Luftës me seli në Hagë? - sepse ministria jonë, në fakt, edhe Qeveria ka pasur kohë brenda pak muajve të hartojë edhe ndryshime kushtetuese për ta krijuar një gjykatë speciale që do t’i gjykonte krimet... |
Hajredin Kuçi | Jo |
16/06/2016 | Drejtësi |
Zotëri Kuçi kur ka qenë zëvendëskryeministër, pozitë të cilën e mban edhe sot, më 13 gusht 2008 pati nënshkruar një memorandum me punëtorët e Radiotelevizionit të Prishtinës, të përfaqësuar nga Këshilli grevist prej 8 anëtarëve. Në këtë memorandum tetëpi
Lexo më shumë
Zotëri Kuçi kur ka qenë zëvendëskryeministër, pozitë të cilën e mban edhe sot, më 13 gusht 2008 pati nënshkruar një memorandum me punëtorët e Radiotelevizionit të Prishtinës, të përfaqësuar nga Këshilli grevist prej 8 anëtarëve. Në këtë memorandum tetëpikësh, ndër të tjera, Qeveria është zotuar se çështja e punëtorëve të RTP-së do të rregullohej së shpejti. Kjo është në pikën 3 dhe po ashtu këtyre punëtorëve do t’u njihet stazhi i punës dhe do t’u ofrohet përkrahje sociale. Por, në fakt, ajo çka ka ndodhur është se politikanë – anëtarë të partive të koalicionit, kanë punësuar familjarë të tyre në institucionin, i cili ka trashëguar RTP-në, qoftë deputetët që kanë punësuar vajzat apo kryetarë komunash që punësojnë gratë atje. Kështu që përveç PTK-së, tani RTK-ja është shndërruar në një institucion 15 ku punësohen familjarët dhe militantët politikë, përderisa punëtorëve legjitimë, të cilët kanë të drejtë, nuk u njihet ajo tash e sa vjet. |
Hajredin Kuçi | Jo |