Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
16/04/2015 | Bujqësi dhe Blegtori |
Vitin e kaluar sëmundja “gjuha e kaltër” preku shumë vende të Rajonit, fatkeqësisht, nga kjosëmundje nuk u përjashtua as Kosova. Sëmundja u shfaq në një pjesë të madhe të komunave tëvendit. Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës ev
Lexo më shumë
Vitin e kaluar sëmundja “gjuha e kaltër” preku shumë vende të Rajonit, fatkeqësisht, nga kjo sëmundje nuk u përjashtua as Kosova. Sëmundja u shfaq në një pjesë të madhe të komunave të vendit. Inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës evidentuan raste të fermave, në të cilat ishin shfaqur shenjat klinike të simptomave të sëmundjes “gjuha e kaltër”. Kjo u solli dëme të konsiderueshme blegtorëve, sidomos atyre të deleve,si pasojë e kësaj sëmundjeje u ngordhën shumë nga to.Dhe, pyetja për ju, zoti ministër, a ka nxjerrë Ministria që ju drejtoni, pra Ministria e Bujqësisë, numrin e saktë, se sa kanë qenë dëmet e shkaktuara nga kjo sëmundje, sa dele, por edhe sa kafshë të tjera kanë ngordhur dhe a keni në plan kompensimin e dëmeve të shkaktuara këtyre blegtorëve, kur dihet se ata kanë humbur në masë të madhe bagëtitë e tyre? |
Memli Krasniqi | Po |
15/05/2015 | Drejtësi |
Deri më tani janë licencuar gjithsej 25 përmbarues privatë, kryesisht në Prishtinë dhe në disakomuna të Kosovës. Sipas Ligjit për procedurën përmbarimore, Ferizajt i takojnë 4 përmbaruesprivatë në bazë të numrit të banorëve në këtë komunë, megjithatë nuk
Lexo më shumë
Deri më tani janë licencuar gjithsej 25 përmbarues privatë, kryesisht në Prishtinë dhe në disa komuna të Kosovës. Sipas Ligjit për procedurën përmbarimore, Ferizajt i takojnë 4 përmbarues privatë në bazë të numrit të banorëve në këtë komunë, megjithatë nuk është asnjë i tillë. E qytetarët për ta përmbaruar një lëndë të tyre duhet të udhëtojnë deri në Prishtinë, apo edhe në komunat tjera, për ta gjetur një përmbarues, ndërkaq kjo po ua rrit edhe koston procedurale. Është e pakuptimtë që qytetarët nga komuna e Ferizajt, me gjithë numrin e madh të juristëve, madje edhe me kuadrot e trajnuara për përmbarues, duhet që shërbimet e tilla t’i marrin nëpër komunat tjera. Zvarritja për ta pasur një zyre përmbarimore në Ferizaj është e paarsyeshme nga fakti që shumë qytetarë kanë vendime të plotfuqishme të gjykatave, kanë fatura të ndryshme të paekzekutuara dhe po presin realizimin e tyre. |
Hajredin Kuçi | Po |