Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
23/01/2015 | Administratë |
Pyetja për kryeministrin e Kosovës është: Cilat veprime, zoti kryeministër, i kenindërmarrë ndaj vartësve tuaj, konkretisht ndaj ministrit për Kthim dhe Komunitete,Jablanoviq, i cili me deklaratat e tij po i fyen në vazhdimësi nënat gjakovare, të cilave
Lexo më shumë
Pyetja për kryeministrin e Kosovës është: Cilat veprime, zoti kryeministër, i keni ndërmarrë ndaj vartësve tuaj, konkretisht ndaj ministrit për Kthim dhe Komunitete, Jablanoviq, i cili me deklaratat e tij po i fyen në vazhdimësi nënat gjakovare, të cilave iu masakruan fëmijët nga ushtria, policia dhe paramilitarët serbë në luftën e fundit, duke e ditur se këto nëna gjakovare vuajtën dhe ju, kryeministër, me fyerjet që vazhdimisht ky ministër juaj, nuk ju mjaftuan ndoshta fyerjet e tij, për të deklaruar edhe ju se masakrat nuk filluan në Gjakovë. Unë e di që masakra kishte edhe në Lybeniq, edhe në Çyshk të Pejës, edhe në Reçak, edhe në shumë komuna të tjera, por ju them edhe ju, kryeministër, se nënat gjakovare dhe Gjakova në përgjithësi ka vuajtur shumë në luftë, por ju them që masakra më e madhe në Kosovë ishte masakra në Mejë, ku humbën 377 qytetarë brenda, jo vetëm një dite, por edhe për shumë pak orëve. |
Isa Mustafa | Po |
12/02/2015 | Sociale |
Pyetja ime ka të bëjë me çështjen e Kontratës kolektive. Kontrata kolektive, kryeministër, e cila është nënshkruar me datën 18 mars 2015, nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, kryesuesi i Këshillit Ekonomik Social, Oda Ekonomike e Kosovës, A
Lexo më shumë
Pyetja ime ka të bëjë me çështjen e Kontratës kolektive. Kontrata kolektive, kryeministër, e cila është nënshkruar me datën 18 mars 2015, nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, kryesuesi i Këshillit Ekonomik Social, Oda Ekonomike e Kosovës, Aleanca Kosovare e Biznesit dhe nga ish-kryeministri Thaçi, në nenin 82 të Kontratës kolektive thuhet: Kjo marrëveshje e përgjithshme kolektive e Kosovës, e nënshkruar nga partnerët në Këshillin Ekonomiko-Social të Kosovës, hyn në fuqi nga data 1 janar 2015. Po e përsëris: Nga data 1 janar 2015. Pyetja ime për kryeministrin e vendit është: Kur do të fillojë së implementuari në plotni Kontrata kolektive? |
Isa Mustafa | Po |
12/03/2015 | Sociale |
Kur do të jetë në tavolinë çështja të pagjeturve, në mënyrë që kjo temë sado pak të zbutet per familjarët, që ata të ndihen se dikush po përkujdeset të paktën sadopak minimalisht nga Qeveria.
Pra, edhe një herë, familjarët e pagjeturve kërkojnë përgjegj
Lexo më shumë
Kur do të jetë në tavolinë çështja të pagjeturve, në mënyrë që kjo temë sado pak të zbutet per familjarët, që ata të ndihen se dikush po përkujdeset të paktën sadopak minimalisht nga Qeveria. |
Isa Mustafa | Po |
26/03/2015 | Administratë |
Kanë kaluar një muaj, kur unë kam kërkuar nga kryeministri i Kosovës, të tregojë se në Qeverinë e tij, sa zëvendësministra i ka. Sepse, në vazhdimësi nga një, dy, tre fshehurazi po i qesin zëvendësministrat dhe nuk po tregojnë, se mund të jenë rreth 50 s
Lexo më shumë
Kanë kaluar një muaj, kur unë kam kërkuar nga kryeministri i Kosovës, të tregojë se në Qeverinë e tij, sa zëvendësministra i ka. Sepse, në vazhdimësi nga një, dy, tre fshehurazi po i qesin zëvendësministrat dhe nuk po tregojnë, se mund të jenë rreth 50 sosh e nga përllogaritjet që i kam bërë unë me numrat e matematikës, ka dalë që shtetit të Kosovës i kushtojnë diku 160 mijë euro. Pra, është mirë që të dalë dhe të tregojë sa zëvendësministra ka dhe sa po e kursen buxhetin e Kosovës, duke shtuar në vazhdimësi, jo vetëm se janë shtuar shumë ministri, por edhe shumë zëvendësministra dhe ta dimë se nga janë ata zëvendësministra, a janë profesionalë apo thjesht janë vetëm militantë partiakë? |
Isa Mustafa | Jo |
16/04/2015 | Arsim |
Pyetja ka të bëjë me furnizimin me tekste shkollore të nxënësve shqiptarë në arsiminpara universitar në Luginën e Preshevës.
Zoti ministër, a mendoni që në vitin shkollor 2015-2016 do t’i furnizoni me tekste shkollore tëgjithë nxënësit e arsimit p
Lexo më shumë
Pyetja ka të bëjë me furnizimin me tekste shkollore të nxënësve shqiptarë në arsimin para universitar në Luginën e Preshevës. |
Arsim Bajrami | Po |
16/04/2015 | Arsim |
Rikualifikimi i mësimdhënësve të Luginës së Preshevës. Zoti ministër, Çfarë po mendoni ju si ministër i Arsimit të Republikës së Kosovës të bëni për rikualifikimin e mësimdhënësve të Luginës së Preshevës, të cilët e kanë përfunduar Shkollën e Lart
Lexo më shumë
Rikualifikimi i mësimdhënësve të Luginës së Preshevës. Zoti ministër, Çfarë po mendoni ju si ministër i Arsimit të Republikës së Kosovës të bëni për rikualifikimin e mësimdhënësve të Luginës së Preshevës, të cilët e kanë përfunduar Shkollën e Lartë Pedagogjike? |
Arsim Bajrami | Po |
21/05/2015 | Administratë |
Qeveria e Republikës së Kosovës më 24 dhjetor 2012, ka nxjerrë Rregulloren numër 33/12, e cilaka të bëjë me shtesat në pagë dhe kompensime tjera për nëpunësit civilë.Ndër të tjera në nenin 9, të kësaj thuhet: “Shtesa për përvojë të punës”. Në
Lexo më shumë
Qeveria e Republikës së Kosovës më 24 dhjetor 2012, ka nxjerrë Rregulloren numër 33/12, e cila ka të bëjë me shtesat në pagë dhe kompensime tjera për nëpunësit civilë. Ndër të tjera në nenin 9, të kësaj thuhet: “Shtesa për përvojë të punës”. Në pajtim me nenin 18 të Ligjit për pagat e nëpunësve civil për çdo vit pune në shërbimin civil duke përjashtuar vitet e përvojës në punën praktike, nëpunësi civil do të marr një shtesë nga 0,5% të pagës bazë. Në po këtë rregullore në nenin 24 të saj thuhet: “Kjo rregullore hyn në fuqi ditën e nënshkrimit”, përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, neni 9 i kësaj rregullore fillon së zbatuari nga 1 janari i vitit 2014. |
Mahir Yağcılar | Po |
04/06/2015 | Sociale |
Çështja ka të bëjë me vendimet e marra nga Gjykata Themelore pa pëlqimin e qytetarëve, pra undalin shuma të caktuara në pensionin e moshës.
Pyetja për ministrin Abrashi është: Zoti ministër, a jeni në dijeni për ndalesat që po u bëjnëbankat në Ko
Lexo më shumë
Çështja ka të bëjë me vendimet e marra nga Gjykata Themelore pa pëlqimin e qytetarëve, pra u ndalin shuma të caktuara në pensionin e moshës. |
Arban Abrashi | Po |
30/07/2015 | Komunikacion |
Pse ju si Qeveri e Republikës së Kosovës nuk e krijoni një aviokompani shtetërore e cila do tëmerrte përgjegjësinë e transportit të bashkatdhetarëve tanë të cilët dita e ditës po maltretohen ngakompanitë që operojnë?
Pse ju si Qeveri e Republikës së Kosovës nuk e krijoni një aviokompani shtetërore e cila do të merrte përgjegjësinë e transportit të bashkatdhetarëve tanë të cilët dita e ditës po maltretohen nga kompanitë që operojnë? |
Isa Mustafa | Po |
30/07/2015 | Arsim |
Nxënësit shqiptarë të Gjimnazit “Ruzhdi Berisha”, në komunën e Dragashit, vijojne mesimet ne Prizren.A mendoni që duhet të jenë programe më atraktive që të ndalin këta nxënës (edhe 50 në qoftë se janë) që ata të vijojnëmësimet në komunën e ty
Lexo më shumë
Nxënësit shqiptarë të Gjimnazit “Ruzhdi Berisha”, në komunën e Dragashit, vijojne mesimet ne Prizren. A mendoni që duhet të jenë programe më atraktive që të ndalin këta nxënës (edhe 50 në qoftë se janë) që ata të vijojnë mësimet në komunën e tyre, çfarë ju do të bëni si ministri që në të ardhmen të mos kenë probleme me udhëtim dhe me financim familjet e tyre? |
Arsim Bajrami | Po |
17/09/2015 | Sociale |
Në seancën e mbajtur, më 22 dhjetor të vitit 2014, ju ministër deklaruat se sigurimet shëndetësore do të fillojnë të implementohen në janar të vitit 2015.
Pyetja ime për ju është: Kur do të fillojë implementimi i sigurimeve shëndetësore?
Në seancën e mbajtur, më 22 dhjetor të vitit 2014, ju ministër deklaruat se sigurimet shëndetësore do të fillojnë të implementohen në janar të vitit 2015. |
Avdullah Hoti | Po |
17/09/2015 | Shëndetësi |
Kur do të fillojë implementimi i sigurimeve shëndetësore?
Kur do të fillojë implementimi i sigurimeve shëndetësore? |
Imet Rrahmani | Po |
17/09/2015 | Shëndetësi |
Taksat e qytetarëve në të shumtën e rasteve po përfundojnë të abuzuara, për shkak të prioriteteve që nuk po përcaktohen konform interesave të qytetarëve, por me anime klienteliste.
Pyetja ime për ministrin është: në bazë të cilave kritere keni vendosur
Lexo më shumë
Taksat e qytetarëve në të shumtën e rasteve po përfundojnë të abuzuara, për shkak të prioriteteve që nuk po përcaktohen konform interesave të qytetarëve, por me anime klienteliste. |
Imet Rrahmani | Po |
22/09/2016 | Arsim |
Në planin e punës së Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, në vitin 2014 e keni pasur të paraparë Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip në Kosovë nga viti shkollor 1990-1991 deri në vitin shkollor 1998-199
Lexo më shumë
Në planin e punës së Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, në vitin 2014 e keni pasur të paraparë Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip në Kosovë nga viti shkollor 1990-1991 deri në vitin shkollor 1998-1999. Pyetja për ju zoti ministër është: A ka filluar ministria juaj të merret seriozisht me këtë çështje? Unë kam para vetes dy dokumente ministër, ndër të cilat një që ka dalë nga komisioni në legjislaturën e kaluar, më 20 mars 2013 dhe janë nxjerrë rekomandimet. Njëri prej rekomandimet thotë “Qeveria e Republikës së Kosovës obligohet ta nxjerrë këtë ligj në afatin prej 3 muajve”. Njëkohësisht e kam edhe përfundimin e seancës së vitit 2013, në prill, pra që e obligon Qeverinë e Republikës së Kosovës ta hartojë këtë, pra në afatin jo më shumë se tre muaj, dhe t’ia sjellë Kuvendit për miratim. Sot jemi në vitin 2016, do të thotë janë tre vjet në pyetje. Megjithatë, edhe çështja e kostos që ju e përmendët, të gjithë e dimë që këta njerëz, këta mësimdhënës kanë dhënë më shumë për ta mbajtur arsimin shqip gjallë. |
Arsim Bajrami | Po |
22/09/2016 | Arsim |
Në seancën e mbajtur më 19 shkurt 2016, ju ministër e tërhoqët Ligjin e Arsimit të Lartë me arsyen se keni nevojë për konsulta shtesë. Ndërsa, Komisioni për Arsim e miratoi këtë projektligj në fund të vitit 2015.
Pyetja është: Ku mbeti Ligji i Arsimit
Lexo më shumë
Në seancën e mbajtur më 19 shkurt 2016, ju ministër e tërhoqët Ligjin e Arsimit të Lartë me arsyen se keni nevojë për konsulta shtesë. Ndërsa, Komisioni për Arsim e miratoi këtë projektligj në fund të vitit 2015. Pyetja është: Ku mbeti Ligji i Arsimit të Lartë? |
Arsim Bajrami | Po |
28/10/2016 | Drejtësi |
Në fjalën e tij pra, në seancën që diskutuam herën e fundit, ai tha që ne jemi të gatshëm,kur unë diskutova për çështjen e mosrespektimit të rezolutave të Kuvendit, ai tha që ne i respektojmë plotësisht rezolutat e Kuvendit, vetëm ato që bien ndesh me li
Lexo më shumë
Në fjalën e tij pra, në seancën që diskutuam herën e fundit, ai tha që ne jemi të gatshëm,kur unë diskutova për çështjen e mosrespektimit të rezolutave të Kuvendit, ai tha që ne i respektojmë plotësisht rezolutat e Kuvendit, vetëm ato që bien ndesh me ligjet e Kosovës nuk i respektojmë. Andaj, pyetja ime është: Le të më tregojë cila, saktë, cila nga rezolutat e nxjerra në Kuvendin e Republikës së Kosovës bie ndesh me ligjet e Republikës së Kosovës?Ngase nëse vërtet ka ndodhur kjo, atëherë ai po e nënçmon gjithë Kuvendin, të gjitha grupet parlamentare, sepse e dimë që secila rezolutë bëhet duke u mbledhur para së gjithash shefat e grupeve parlamentare apo përfaqësuesit e grupeve parlamentare dhe nëse vërtet të gjitha grupet parlamentare janë aq të 16 padijshëm sa pretendon kryeministri Mustafa, ai duhet të tregojë saktë se cila rezolutë ka rënë ndesh me ligjet e Kosovës? Kërkoj përgjigje me shkrim |
Isa Mustafa | Jo |
28/10/2016 | Sociale |
Pyetja ime për zotin ministër Abrashi është pikërisht për pensionet që ai po pretendon që po bën rritje, por në fakt, po ua ndal pensionet njerëzve që kanë moshën, që ato janë pensione që u takojnë në bazë të moshës, pra duke i bërë 65 vjet. Ato janë pen
Lexo më shumë
Pyetja ime për zotin ministër Abrashi është pikërisht për pensionet që ai po pretendon që po bën rritje, por në fakt, po ua ndal pensionet njerëzve që kanë moshën, që ato janë pensione që u takojnë në bazë të moshës, pra duke i bërë 65 vjet. Ato janë pensione që u takojnë dhe nuk mund të bëjë ai rritje të pensionit duke u ndalur pensionin familjeve të dëshmorëve, dhe duhet ta dijë se thirrja për rritje të pensioneve dhe kamuflimi që po bën ministri duke i mashtruar para opinionit, në realitet kjo po shkon në dëm të familjeve të dëshmorëve, duke ua ndalur pensionet që u takojnë. Janë familje të dëshmorëve dhe me to nuk mbahet një person, por mbahet një familje e një dëshmori. Në qoftë se pensioni i familjes së dëshmorit preket, çka atëherë duhet të bëhet në këtë shtet? Pra, pensionet e pleqërisë janë pensione që u takojnë në bazë të moshës mbi 65 vjet, kurse pensionet e familjeve të dëshmorëve, mbajtësi i familjes së dëshmorit nuk mban vetëm vetveten, por mban edhe jetimët, të cilët kanë mbetur nga dëshmori që e ka dhënë jetën për lirinë e Kosovës. Kjo është një padrejtësi e madhe që po bëhet, këtë e bëjnë vetëm njerëzit që vërtet nuk shohin aspak në interes të qytetarëve, andaj mos u thirrni në rritje të pensioneve duke ua marrë kafshatën e gojës atyre që e meritojnë. Ndani dhe mos i përgjithësoni gjërat: familjet dhe pensionet e familjeve të dëshmorëve, të martirëve nuk guxojnë të preken. Prandaj, urgjentisht... |
Arban Abrashi | Jo |
19/01/2017 | Infrastrukturë |
Unë kam dy pyetje për ministrin Zharku, njëra ka të bëjë me rrugën që lidh fshatrat Smolicë-Berjah-Nivokaz, dhe lidh Junikun, pra komunën e Gjakovës dhe komunën e Junikut, në fakt kjo pyetje është bërë në muajin nëntor megjithatë pyetja ka qenë se çka ju
Lexo më shumë
Unë kam dy pyetje për ministrin Zharku, njëra ka të bëjë me rrugën që lidh fshatrat Smolicë-Berjah-Nivokaz, dhe lidh Junikun, pra komunën e Gjakovës dhe komunën e Junikut, në fakt kjo pyetje është bërë në muajin nëntor megjithatë pyetja ka qenë se çka ju si ministri keni planifikuar, a keni planifikuar mjete për këtë rrugë. E kemi parë në buxhet që nuk ka mjete dhe ju nuk keni planifikuar, pra për këtë rrugë duke e ditur edhe rëndësinë e kësaj rruge, por në fakt sot çka u thoni ju ministër banorëve të kësaj ane duke e ditur rëndësinë e kësaj rruge, pra sipas rëndësisë së saj kjo rrugë ndoshta ishte dashur të shtrohet në mermer e jo në asfalt, por edhe 18 vjet pas luftës nuk keni paraparë asnjë cent as në këtë vit, as vitin tjetër, tek në vitin 2019 një shumë simbolike. Çka u thoni pra ju sot banorëve të anës së Rekës së Keqe? |
Lutfi Zharku | Po |
19/01/2017 | Infrastrukturë |
Tani unë e kam një pyetje tjetër, çështja është rruga kryesore në fshatin Demjan, fshati më i madh i Komunës së Gjakovës me rreth 6 mijë banorë, që është arteria kryesore e lidhjes së fshatit me lagjet: Shehu, Maroshi, Muhadër, Pnish, Ramahmat. Ekziston
Lexo më shumë
Tani unë e kam një pyetje tjetër, çështja është rruga kryesore në fshatin Demjan, fshati më i madh i Komunës së Gjakovës me rreth 6 mijë banorë, që është arteria kryesore e lidhjes së fshatit me lagjet: Shehu, Maroshi, Muhadër, Pnish, Ramahmat. Ekziston një marrëveshje mes të ministrisë dhe Komunës së Gjakovës për bashkëfinancim pra të kësaj rruge. A jeni në dijeni pra ju ministër nëse vazhdon të zbatohet kjo marrëveshje dhe deri ku kanë shkuar punimet për këtë rrugë? |
Lutfi Zharku | Po |