Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
12/02/2015 | Punë të Jashtme |
Gjatë mandatit të kaluar është bërë lojë e madhe me numrin e saktë të njohjeve të Republikës së Kosovës. Edhe sot, përderisa përfaqësues të lartë të Kosovës deklarojnë se shteti ynë është njohur nga përafërsisht 108 shtete, në listën zyrtare të publikuar
Lexo më shumë
Gjatë mandatit të kaluar është bërë lojë e madhe me numrin e saktë të njohjeve të Republikës së Kosovës. Edhe sot, përderisa përfaqësues të lartë të Kosovës deklarojnë se shteti ynë është njohur nga përafërsisht 108 shtete, në listën zyrtare të publikuar nga Ministria e zotit Thaçi, figurojnë vetëm 96, ku njohja e fundit është nga Saint Kids Thenevis, më 28 nëntor 2012. Shumë njohje janë paralajmëruar, janë vendosur në listë e pastaj janë hequr nga lista, duke përfshirë këtu edhe njohjen nga Mali, të cilën e kishte konfirmuar vetë zoti Thaçi në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, por pastaj kishte deklarime nga Ministria e Jashtme, se Mali kurrë nuk e ka njohur Kosovën. Përveç kësaj, njohjet nga Uganda dhe Nigeria, përveç që janë mohuar nga zyrtarë të shteteve përkatëse ka pasur dhe deklarime nga përfaqësues të SHBA-së dhe të BE-së se këto dy shtete akoma nuk mund të futen në listën zyrtare të njohjeve të Republikës së Kosovës. Përkundër kësaj, edhe pse lista e publikuar në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme është e vetmja listë zyrtare, në të cilën referohen edhe shtetet të cilat na mbështesin, ajo akoma nuk i ka përfshirë, pra shumicën e njohjeve që kanë ndodhur në 2013 dhe 2014. |
Enver Hoxhaj | Jo |
05/02/2015 | Shëndetësi |
Meqenëse, Asambleja Botërore e Shëndetësisë si organi më i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, do të mbajë takimin e rregullt të 68-vjetor, në maj të vitit 2015 dhe duke u nisur nga fakti se ky është organi suprem vendimmarrës, që vendos me shu
Lexo më shumë
Meqenëse, Asambleja Botërore e Shëndetësisë si organi më i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, do të mbajë takimin e rregullt të 68-vjetor, në maj të vitit 2015 dhe duke u nisur nga fakti se ky është organi suprem vendimmarrës, që vendos me shumicë votash, në këtë rast së paku 98, për anëtarësimin e një shteti të ri në këtë organizatë, pritet nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Jashtme të bëjnë koordinimin dhe lobimin e duhur për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Koordinimi është veçanërisht pra, i rëndësishëm me MPJ-në, me Presidenten dhe Kabinetin e kryeministrit dhe është e nevojshme, që të bëhen kontakte edhe me shtete njohëse dhe ato jo njohëse, për të kërkuar votën e këtyre shteteve për anëtarësim në OBSH. Mungesa e një koordinimi të tillë dëmton mundësinë që Kosova të aplikojë për anëtarësim në muajin prill, sepse siç e dini, sipas Statutit të kësaj organizate për t’u futur kërkesa në rend dite duhet të parashtrohet, së paku 30 ditë para mbajtjes së Asamblesë Botërore të Shëndetësisë, që do të jetë nga data 18 deri më 26 maj të këtij viti. Pra, pyetja është, a ka bërë Ministria e Shëndetësisë koordinimin e nevojshëm për anëtarësim në OBSH dhe a është kjo kohë e mjaftueshme për ta përgatitur tërë këtë proces? A është ngritur ndonjë Komision ndërministror, ose ndërinstitucional, i cili do të merrej specifikisht me anëtarësimin në OBSH dhe, nëse po, cilat institucione janë të përfshira aty? |
Imet Rrahmani | Po |
26/02/2015 | Administratë |
A është njoftuar Ministria e juaj nëse gjatë muajve dhjetor 2014 dhe janar-shkurt2015, është keqpërdorur ndonjë veturë zyrtare e Qeverisë për persona ose zyrtarë të cilëve nuk u lejohet përdorimi i tyre dhe më saktësisht a po e shfrytëzon ndonjë deputet
Lexo më shumë
A është njoftuar Ministria e juaj nëse gjatë muajve dhjetor 2014 dhe janar-shkurt 2015, është keqpërdorur ndonjë veturë zyrtare e Qeverisë për persona ose zyrtarë të cilëve nuk u lejohet përdorimi i tyre dhe më saktësisht a po e shfrytëzon ndonjë deputet i Kuvendit të Kosovës, ndonjë veturë të Qeverisë, me regjistrim me regjistrim 3Z, për qëllime zyrtare ose private dhe cila është baza ligjore që lejon një deputet që më nuk është ministër që të vazhdojë të shfrytëzojë veturën e Ministrisë të cilën më parë e shfrytëzonte? |
Mahir Yağcılar | Po |