Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
26/02/2015 | Mjedis |
Çështja është për ambientin e pastër në Kosovë, që besoj se edhe ti pajtohesh se të gjithë jemi tëinteresuar. Më konkretisht pyetja është: Sa deponi ka në Kosovë që i plotësojnë kriteret? Kush imenaxhon këto deponi?
Çështja është për ambientin e pastër në Kosovë, që besoj se edhe ti pajtohesh se të gjithë jemi të interesuar. Më konkretisht pyetja është: Sa deponi ka në Kosovë që i plotësojnë kriteret? Kush i menaxhon këto deponi? |
Ferid Agani | Po |
26/03/2015 | Drejtësi |
Në prill të vitit 2011 ka qenë një marrëveshje ndërmjet Mustafës, Thaçit dhe Pacollit për zgjedhjen e një kontesti të atëhershëm rreth presidentit, por në atë marrëveshje është premtuar dhe janë zotuar se do të fillojnë reformat zgjedhore. Në fakt, pozic
Lexo më shumë
Në prill të vitit 2011 ka qenë një marrëveshje ndërmjet Mustafës, Thaçit dhe Pacollit për zgjedhjen e një kontesti të atëhershëm rreth presidentit, por në atë marrëveshje është premtuar dhe janë zotuar se do të fillojnë reformat zgjedhore. Në fakt, pozicioni i kryeministrit aktual ka qenë ndryshe dhe ai vazhdimisht është ankuar se po bllokohet nga vartësi aktual i tij. Tash si kryeministër, a do të vazhdojë me reformën në Ligjin zgjedhor, pasi dihet që në një të ardhme të afërt mund të ketë probleme, veçanërisht me zgjedhjen e presidentit? |
Isa Mustafa | Jo |
29/09/2016 | Punë të Brendshme |
Është fjala për targat provuese tashmë në Kosovë, meqë për muaj të tërë qytetarët nëpër qendrat e regjistrimit nuk mund të pajisen me targa normale dhe të duhura. Çka është në pyetje ministër, pse ka ngecur ky proces, pasi shkojnë nëpërmjet m
Lexo më shumë
Është fjala për targat provuese tashmë në Kosovë, meqë për muaj të tërë qytetarët nëpër qendrat e regjistrimit nuk mund të pajisen me targa normale dhe të duhura. Çka është në pyetje ministër, pse ka ngecur ky proces, pasi shkojnë nëpërmjet ministrisë tuaj dhe është kompetencë e ministrisë tuaj çështja e targave, e qarkullojnë me mijëra sosh nëpër Kosovë? |
Skënder Hyseni | Po |
29/09/2016 | Tregti |
Vitin e kaluar, diku në muajin shkurt, në këtë sallë është debatuar dhe stërdebatuar çështja e matësve elektrikë të tipit “Kohler”, të cilët vetë ministrja ka pranuar se në bazë të inspektimit të hetimeve që janë zhvilluar, domethënë dhe një
Lexo më shumë
Vitin e kaluar, diku në muajin shkurt, në këtë sallë është debatuar dhe stërdebatuar çështja e matësve elektrikë të tipit “Kohler”, të cilët vetë ministrja ka pranuar se në bazë të inspektimit të hetimeve që janë zhvilluar, domethënë dhe një instituti në Holandë është konstatuar se ata matës elektrikë bëjnë matjen më tepër sesa duhet. E keqja është se mbi 25 mijë qytetarë, sot e një vit kur është konstatuar kjo, vazhdojnë t’i kenë ata matës elektrikë dhe çka është duke bërë qeveria 30 që ta parandalojë vjedhjen sistematike institucionale të qytetarëve dhe qytetarët që po vidhen tashmë,që dihet publikisht, është pranuar edhe nga vetë ministrja, sepse në ministri të saj ka pasur edhe arrestime për këtë çështje në prill të vitit të kaluar. Si do të kompensohen vjedhjet që iu janë bërë qytetarëve deri tash,në mesin e tyre edhe shumë deputetëve, edhe mua që i kam të njëjtin tip të orëve. Apo do të vazhdojë Qeveria, domethënë me vetëdije ta lejojë një kompani private t’i vjedhë qytetarët siç i ka vjedhur tash dy vjet e më shumë. |
Hikmete Bajrami | Jo |
11/10/2016 | Tregti |
Është fjala për matësit elektrikë të markës Kohler, për të cilët me të drejtë kemi ngrehur shqetësimet dhe ministrja në disa raste është pajtuar me deputetë dhe i ka informuar deputetët lidhur me lëshimet që janë bërë në këtë drejtim, deri kur kanë
Lexo më shumë
Është fjala për matësit elektrikë të markës Kohler, për të cilët me të drejtë kemi ngrehur shqetësimet dhe ministrja në disa raste është pajtuar me deputetë dhe i ka informuar deputetët lidhur me lëshimet që janë bërë në këtë drejtim, deri kur kanë pasuar edhe disa arrestime nga një sektori i ministrisë, veçanërisht Institutit Meteorologjik. Çështja është se unë përsëri po e kthej këtë temë për shkak se vazhdojnë rreth 25 mijë qytetarë t’i mbajnë këta matës elektrikë nëpër shtëpi, që nënkupton se vazhdon vjedhja sistematike e KEDSit në raport me qytetarët dhe mendoj se Qeveria e ka obligim ta mbrojë qytetarin, përpos tjerash - vjedhjet që janë bërë pas konstatimeve se këta matës elektrikë janë duke matur më tepër sesa duhet kush i kompenson? Imagjinojeni vetëm një euro në muaj t’u vidhet 25 mijë qytetarëve bëjnë 25 mijë euro dhe vjedhjet mund të jenë shumë shqetësuese dhe dramatike dhe me njëfarë forme në rast se ne qëndrojmë indiferentë dhe nuk ndërhyjmë konform mandatit që e kemi për t’u shërbyer qytetarëve, ne në njëfarë forme po i mbështesim bizneset private, në këtë rast KEDS-in, çka është ndërmarrë në këtë drejtim dhe a pritet diçka konkrete që qytetarët të dëmshpërblehen për këtë vjedhje sistematike që po u bëhet tash e sa vjet. |
Hikmete Bajrami | Po |
28/10/2016 | Punë të Brendshme |
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë)
Me datën 5 tetor 2016 gjtë raportimit në Komisionin për Politikë të jashtme të ministrit Enver Hoxhaj, mes tjerash ka thënë, se në pjesën veriore të vendit veprojnë 3 deri në 4 OJQ të cilat financohen nga shte
Lexo më shumë
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë) Me datën 5 tetor 2016 gjtë raportimit në Komisionin për Politikë të jashtme të ministrit Enver Hoxhaj, mes tjerash ka thënë, se në pjesën veriore të vendit veprojnë 3 deri në 4 OJQ të cilat financohen nga shteti rus. Cilat janë ato OJQ, a jeni në dijeni për misionin e tyre dhe a veprojnë në përputhje me ligjet e Republiks së Kosovës? |
Skënder Hyseni | Jo |
19/01/2017 | Qeverisje Lokale |
Fjala ka qenë për mosrespektimin e pushtetit qendror nga pushtetet lokale, është fjala për një vendim të Kuvendit Komunal të Prizrenit, i cili përkundër sugjerimeve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ambientit, që kanë bërë shkelje ligjore, ata kanë vazhduar
Lexo më shumë
Fjala ka qenë për mosrespektimin e pushtetit qendror nga pushtetet lokale, është fjala për një vendim të Kuvendit Komunal të Prizrenit, i cili përkundër sugjerimeve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ambientit, që kanë bërë shkelje ligjore, ata kanë vazhduar të mos i respektojnë vendimet e qeverisë qendrore. Domethënë, kjo diskrepancë dhe ky konflikt midis dy pushteteve, natyrisht se është shqetësim dhe unë në këtë rast meqë ka avancuar mosrespektimi i institucioneve, kohëve të fundit po mendoj se kryeministri duhet të mendojë drejt dhe në përputhje edhe me ligjet dhe Kushtetutën e vendit, funksionimin e subjektit politik Lista sërpska, e cila për mendimin tim, si kali i Trojës brenda institucioneve të republikës dhe vetë Republikës, është në kundërshtim me përcaktimin kushtetues të vendit dhe është momenti i fundit, që Qeveria dhe instancat tjera të marrin masa që këtë subjekt politik ta çregjistrojnë, sepse veprimtaria e saj është në kundërshtim me, siç thash, ligjet dhe Kushtetutën e vendit dhe gjuha urrejtëse që përdorin ata fut një konflikt midis nacionaliteteve dhe një gjuhë që fut konflikte edhe ndërfetare. Prandaj, ne në funksion të bërjes së shtetit dhe të tregimit për ata që ende nuk e njohin shtetin e Kosovës, duhet të sillemi ashtu siç e meritojnë dhe siç e kërkojnë ligjet e vendit. |
Isa Mustafa | Jo |
09/02/2017 | Infrastrukturë |
Fjala është për një vendim të Kuvendit Komunal të Prizrenit, që është miratuar në prill të vitit 2016, e që ka të bëjë me një plan rregullativ urban në Qendrën e re, i cili ka qenë në kundërshtim me ligjin dhe Ministria e Administratës Publike, por edhe
Lexo më shumë
Fjala është për një vendim të Kuvendit Komunal të Prizrenit, që është miratuar në prill të vitit 2016, e që ka të bëjë me një plan rregullativ urban në Qendrën e re, i cili ka qenë në kundërshtim me ligjin dhe Ministria e Administratës Publike, por edhe Ministria e Ambientit kanë qenë në 19 dijeni dhe faktikisht i kanë rekomanduar Kuvendit të Prizrenit që të anulojë atë vendim, pasi që s’ka qenë në përputhje me ligjin. Mirëpo, në të njëjtën kohë Kuvendi ka vazhduar dhe nuk i ka përfillur rekomandimet e këtyre dy ministrive dhe pyetja ka të bëjë se çfarë veprimesh ligjore ka ndërmarrë Qeveria, konkretisht Ministria e Planifikimit Hapësinor lidhur me këtë vendim arbitrar të Kuvendit të Prizrenit? |
Ferat Shala | Po |