Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
23/01/2015 | Shëndetësi |
A mund të na tregoni se sa ndërhyrje kirurgjike janë bërë në Klinikën eKardiologjisë Vaskulare përgjatë viteve 2011 deri 2014? Pastaj, sa ndërhyrje kirurgjikejanë bërë në ato investime të mëdha në Klinikën e Kardiokirurgjisë? Sa mjete janëinvestuar dhe s
Lexo më shumë
A mund të na tregoni se sa ndërhyrje kirurgjike janë bërë në Klinikën e Kardiologjisë Vaskulare përgjatë viteve 2011 deri 2014? Pastaj, sa ndërhyrje kirurgjike janë bërë në ato investime të mëdha në Klinikën e Kardiokirurgjisë? Sa mjete janë investuar dhe sa pacientë janë trajtuar për këtë shërim jashtë institucioneve publike me paratë e Ministrisë të Shëndetësisë? Sa koronografi janë kryer, sa stenda dhe sa ... janë vendosur në Klinikën e Kardiologjisë, përkatësisht në Kardiologjinë Invazive gjatë viteve 2011-2014 dhe sa mjete janë shpenzuar për ofrimin e këtyre shërbimeve për pacientë jashtë institucioneve publike? |
Imet Rrahmani | Po |
26/02/2015 | Arsim |
Sipas standardeve të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetit, ngarkesa fizike tek fëmijët nuk guxon të kalojë 10% e peshës trupore të fëmijët dhe pyetja është, i nderuar ministër: Pesha e çantave të nxënësve të shkollave po bëhet një problem mjaf
Lexo më shumë
Sipas standardeve të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetit, ngarkesa fizike tek fëmijët nuk guxon të kalojë 10% e peshës trupore të fëmijët dhe pyetja është, i nderuar ministër: Pesha e çantave të nxënësve të shkollave po bëhet një problem mjaft serioz për shëndetin e fëmijëve dhe deri tani është folurshumë për këtë problem, por që nuk ka pasur zgjidhje. |
Arsim Bajrami | Po |
26/02/2015 | Shëndetësi |
Por unë dua ta ngrit një çështje të cilën e kam ngrit edhe në vitin 2013, në Kuvend për cilësinë e barërave apo më mirë me thanë jo cilësinë e barërave, gjegjësisht për falsifikimin dhe kontrabandimin e barërave. Sipas Agjencisë për Produkte Medicinale,
Lexo më shumë
Por unë dua ta ngrit një çështje të cilën e kam ngrit edhe në vitin 2013, në Kuvend për cilësinë e barërave apo më mirë me thanë jo cilësinë e barërave, gjegjësisht për falsifikimin dhe kontrabandimin e barërave. Sipas Agjencisë për Produkte Medicinale, në atë kohë, një profesor universitar i Departamentit të Farmacisë, Azem Lajqi, pronar i Kompanisë Lega-Med po prodhonte barëra pa licencë, po falsifikonte barëra dhe ai edhe publikisht e kishte pranuar se ka punuar në kundërshtim me ligjin. Gjithashtu në disa raste nga Policia e Kosovës janë zënë kontrabandues të barërave të cilët ka futur ilegalisht në Kosovë barëra dhe produkte të tjera medicinale. Në këtë periudhë kohore kryeinspektori i AKPM-së kishte filluar një veprim të gjerë të kontrollit në tërë Kosovën, ku të gjithë po shpresonin se më në fund ky sektor po mbikëqyret nga institucionet përgjegjëse shëndetësore. Ushtruesi i AKPM-së suspendoi nga puna kryeinspektorin e farmaceutikë zoti Basri Rexha. Pas suspendimit të kryeinspektorit Basri Rexha, ky sektor sërish u kthye në rutinën e falsifikimit dhe kontrabandimit. Prandaj, edhe sot kemi këtu raporte në media për nivelin e lartë të falsifikimit të barërave që është shumë shqetësuese për arsye se këto barëra po konsumohen nga pacientët tanë të cilët kërkojnë shërim përmes tyre. |
Imet Rrahmani | Jo |
05/02/2015 | Shëndetësi |
Sipas Ligjit të shëndetësisë, neni 15, pika 1, kujdesi shëndetësor organizohet dhe zbatohet në tri nivele. Qytetarët e komunave Prishtinë, Podujevë, Obiliq, Fushë-Kosovë, Lipjan dhe Drenas nuk kanë se ku ta marrin kujdesin dytësor. Pacientët e këtyre kom
Lexo më shumë
Sipas Ligjit të shëndetësisë, neni 15, pika 1, kujdesi shëndetësor organizohet dhe zbatohet në tri nivele. Qytetarët e komunave Prishtinë, Podujevë, Obiliq, Fushë-Kosovë, Lipjan dhe Drenas nuk kanë se ku ta marrin kujdesin dytësor. Pacientët e këtyre komunave nga kujdesi primar referohen drejtpërdrejt në kujdesin terciar. Tani pas themelimit të SHSKUK-së, as këtë shërbim nuk e marrin në institucionet e lexuara, sepse QKUK-ja tani e disa muaj është shuar së ekzistuari me dokumente. Shërbimi spitalor dhe klinik universitar i Kosovës, rregullohet me Ligj të shëndetësisë nga neni 62 deri në nenin 69. Sipas Ligjit të shëndetësisë, i miratuar me 13 dhjetor 2012, ekzistimi dhe funksionimi i QKUK është i siguruar me nenet 17, pika 4.1; neni 21 dhe neni 64, pika 3.1. Bazuar në shkresat zyrtar të SHSKUKU, tani disa muaj praktikisht dhe juridikisht është shuar QKUK-ja. |
Imet Rrahmani | Po |
16/04/2015 | Shëndetësi |
Rastet abuzive, shkelja dhe pasiguria në punë janë bërë edhe në Agjencinë Kosovar të Privatizimit, që është themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe ndërmarrjet shoqërore që menaxhohen nga AKP-ja dhe ato të privatizuar nga AKP-ja.
Pyetja për ministrin ishte:
Lexo më shumë
Rastet abuzive, shkelja dhe pasiguria në punë janë bërë edhe në Agjencinë Kosovar të Privatizimit, që është themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe ndërmarrjet shoqërore që menaxhohen nga AKP-ja dhe ato të privatizuar nga AKP-ja. |
Imet Rrahmani | Jo |
21/05/2015 | Shëndetësi |
Me Ligjin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2015 janë paraparë investimet nëkardiokirurgji dhe në muajin nëntor 2014 është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe Qendrës Spitalore Klinike Universi
Lexo më shumë
Me Ligjin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2015 janë paraparë investimet në kardiokirurgji dhe në muajin nëntor 2014 është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe Qendrës Spitalore Klinike Universitare të Tiranës për ofrimin e shërbimeve kardiokirurgjie nga ekspertët të QSTU-së, në kuadër të shërbimit të |
Imet Rrahmani | Po |
15/05/2015 | Sport |
Me Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015 janë paraparë investime nëinfrastrukturën sportive dhe, tani jemi në muajin e pestë dhe nuk po shohim se kanë filluarinvestimet në këtë fushë, në projektet e miratuara në Kuvend. Renovimi i St
Lexo më shumë
Me Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015 janë paraparë investime në infrastrukturën sportive dhe, tani jemi në muajin e pestë dhe nuk po shohim se kanë filluar investimet në këtë fushë, në projektet e miratuara në Kuvend. Renovimi i Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, renovimi i Stadiumit të qytetit në Prishtinë dhe ndërtimi i Stadiumit kombëtar të futbollit. |
Kujtim Shala | Po |
04/06/2015 | Drejta të Njeriut |
Çështja ka të bëjë me mbrojtjen e punëtorëve në punë, që është një nga objektivat, edhe tuaja,edhe të Inspektoratit të Punës. Rastet e lëndimit në punë me pasoja tragjike kanë qenë tëshpeshta, përdorimi i mjeteve mbrojtëse është detyrim, bashkë me
Lexo më shumë
Çështja ka të bëjë me mbrojtjen e punëtorëve në punë, që është një nga objektivat, edhe tuaja, edhe të Inspektoratit të Punës. Rastet e lëndimit në punë me pasoja tragjike kanë qenë të shpeshta, përdorimi i mjeteve mbrojtëse është detyrim, bashkë me masa tjera për sigurinë në punë. Para më shumë se një muaji u kam parashtruar pyetje parlamentare për shkeljen e të drejtave të punëtorëve, jo vetëm në sektorin privat, por me theks të veçantë për të drejtat e punëtorëve në sektorin publik dhe, në veçanti, te ndërmarrjet e privatizuara dhe ato shoqërore që janë nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. |
Arban Abrashi | Po |
04/06/2015 | Sport |
Çështja ka të bëjë se në bazë të Ligjit të shëndetësisë, neni 33, mjekësia sportive është organizuarnë nivelin dytësor dhe tretësor, me qëllim të përkujdesit për gjendjen shëndetësore të sportistëveaktivë dhe qytetarëve që merren në mënyrë aktive
Lexo më shumë
Çështja ka të bëjë se në bazë të Ligjit të shëndetësisë, neni 33, mjekësia sportive është organizuar në nivelin dytësor dhe tretësor, me qëllim të përkujdesit për gjendjen shëndetësore të sportistëve aktivë dhe qytetarëve që merren në mënyrë aktive me sport. Edhe me Ligjin për sport përcaktohet se personat të cilët në klube sportive aktivisht zhvillojnë veprimtari sportive janë të detyruar t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore sistematike gjatë kohës së pjesëmarrjes në veprimtarinë sportive. Kontrollin shëndetësor të pjesëmarrësve në veprimtarinë e kryen mjeku specialist i mjekësisë sportive në Qendrën e Mjekësisë Sportive, të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, ku çdo sportist pastaj pajiset me kartelë mjekësore. Gjithashtu, përdorimi i substancave dhe metodave të ndaluara stimuluese, si dhe nxitja për përdorimin e tyre dënohet sipas normave ndërkombëtare, të pranuara nga federatat e sporteve përkatëse me aktet normative të tyre dhe për këtë arsye kontrollet mjekësore duhet të jenë profesionale dhe të kryhen në qendrat e licencuara sipas ligjit. Deri më tani, një qendër është e licencuar sipas ligjit dhe ajo është Qendra e Mjekësisë Sportive te Pallati i Rinisë. |
Kujtim Shala | Po |
23/07/2015 | Financa |
Lidhur me keqmenaxhimin e fondeve te kombinatit Trepca.Derisa ne kemi pritur që Qeveria bashkë me AKP-në dhe Trepçën të na sjellin për shqyrtim strategjinë dhe Ligjin për “Trepçën”, menaxhmenti i saj ka shfrytëzuar mungesën e bordit të AKP-së
Lexo më shumë
Lidhur me keqmenaxhimin e fondeve te kombinatit Trepca. Derisa ne kemi pritur që Qeveria bashkë me AKP-në dhe Trepçën të na sjellin për shqyrtim strategjinë dhe Ligjin për “Trepçën”, menaxhmenti i saj ka shfrytëzuar mungesën e bordit të AKP-së për të zhvatur fondet e parapara për projekte zhvillimore të “Trepçës”. A e dini me cilin vendim u ridestinuan mjetet nga xhirollogaria e veçantë dhe sa para nga kjo sa para nga kjo llogari janë shfrytëzuar dhe abuzuar kundërligjshëm nga menaxheri i “Trepçës” dhe ushtruesi i detyrës të zëvendësdrejtorit të AKP-së. Bordi i AK-së nuk është funksional nga data 1 shtator 2014, atëherë me vendim të kujt është duke u shfrytëzuar “Trepça”, këta tre muajt e fundit në fondet e AKP-së nga llogaria e veçantë. Bazuar në Ligjin e AKP-së vendimet e bordit të AKP-së janë në fuqi dhe ato mund të shfuqizohen vetëm nga organi që ka vendos për to. Prandaj, pyes a janë në fuqi vendimet e Bordit të AKP-së, nëse janë shfuqizuar këto vende, kush dhe kur i ka shfrytëzuar sepse bord të AKP-së nuk ka. Sa para janë marrë nga fondi i ngrirë, llogari e veçantë e AKP-së për paga dhe mëditje dhe benifite të menaxherit dhe menaxhmentit “Trepçës” në skuadrën e shpëtimit? |
Isa Mustafa | Po |
09/07/2015 | Shëndetësi |
Kuvendi i Kosovës në prill të vitit 2013 ka votuar Ligjin për kontrollin e duhanit, me synim tëmbrojtjes së shëndetit publik, të gjeneratave të tashme, pasoja shkatërruese shëndetësore, sociale,ekonomike dhe mjedisore, konsumimit të duhanit dhe ekspozimi
Lexo më shumë
Kuvendi i Kosovës në prill të vitit 2013 ka votuar Ligjin për kontrollin e duhanit, me synim të mbrojtjes së shëndetit publik, të gjeneratave të tashme, pasoja shkatërruese shëndetësore, sociale, ekonomike dhe mjedisore, konsumimit të duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit. Me ligjin nr. 04/L-156 përcaktohen masat për ndalimin, kufizimin e përdorimit të produkteve të duhanit, përbërësve të duhanit, parandalimin e pasojave të dëmshme nga përdorimi i produkteve të duhanit dhe mbikëqyrjen për zbatimin e ligjit. Pasi që Ministria e Shëndetësisë ka qenë sponsorizuese, pyetja ime ka qenë se sa janë të kënaqur Ministria e Shëndetësisë me zbatimin e këtij ligji, sepse atë që po e shohim në përditshmërinë tonë, ky ligj po shkelet përditë, në veçanti në periudhën dimërore dhe në periudha kohore më të ftohta. Dhe, thënë të drejtën, në bazë ajo çka po shohim në zbatimin e këtij ligji, këtij ligj mund edhe t’i ndërrohet emri dhe të quhet Ligji për kontrollin e taketukes së duhanit për arsye, se me këtë ligj vetëm është ndaluar përdorimi i taketukes së duhanit nëpër lokale, por jo edhe i duhanit. Kështu që, ose do të duhej të fillohet një iniciativë për ndryshimin e ligjit dhe të adaptohet ky ligj konform nevojave të cilat janë të përditshme, ose vërtet duhet t’i ndërrohet emri ligjit dhe të quhet Ligji për kontrollin për ndalimin e tablles së duhanit nëpër lokale? |
Imet Rrahmani | Jo |
17/09/2015 | Shëndetësi |
Më 29 prill Ministria e Shëndetësisë ka mbajtur takimin e parë të Këshillit Profesional për funksionalizimin e shërbimeve të kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, jemi informuar me vendimin tuaj. Më rastin e fillimit të këtij këshi
Lexo më shumë
Më 29 prill Ministria e Shëndetësisë ka mbajtur takimin e parë të Këshillit Profesional për funksionalizimin e shërbimeve të kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, jemi informuar me vendimin tuaj. Më rastin e fillimit të këtij këshilli, i nderuar ministër, patët deklaruar se ky këshill ka për qëllim të funksionalizojë shërbimin e kardiokirurgjisë dhe do të sigurojë shërbim 24 orësh nga kardiokirurgjia për qytetarët e vendit. Kjo është deklarata juaj, prandaj i nderuar ministër, më intereson cilat veprime janë ndërmarrë deri tani brenda këtyre pesë muajve, a është analizuar situata, cili është plani i punës, plani i veprimit dhe të tjera, sa i përket fushës së kardiokirurgjisë. Dhe, më intereson shumë të di, i nderuar ministër, prej fillimit të punës së këtij këshilli është ndërprerë puna në kardiokirurgji, ndërsa ka qenë një ofertë publike e Spitalit “International Medicine Hospital”, që t’u ofrojë për tri ndërhyrje brenda javës stafin e tyre pa pagesë dhe kjo nuk është pranuar dhe nuk është dhënë as përgjigje publike e as me shkrim, ndërsa në të njëjtën kohë janë adresuar qytetarët në “International Medicine Hospital”, që të bëhen ndërhyrjet kardiokirurgjike me paratë e taksapaguesve tanë. Do të thotë, brenda kësaj periudhe kohore keni refuzuar diçka pa pagesë, ndërsa keni dërguar një ditë në spital shërbime me pagesë. Më intereson të di, i nderuar ministër, pyetja është, kur mund të presin qytetarët e Kosovës që ky shërbim të funksionalizohet 24 orë? |
Imet Rrahmani | Po |
30/11/2015 | Sport |
Në fillim të vitit 2015, takimin që e kemi mbajtur së bashku me Komisionin për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, bazuar edhe në rekomandimet e Kuvendit të Kosovës e kemi aprovuar agjendën legjislative ku ka qenë e planifikuar që në sesionin e parë pranvero
Lexo më shumë
Në fillim të vitit 2015, takimin që e kemi mbajtur së bashku me Komisionin për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, bazuar edhe në rekomandimet e Kuvendit të Kosovës e kemi aprovuar agjendën legjislative ku ka qenë e planifikuar që në sesionin e parë pranveror miratimi dhe dërgimi, sjellja nga ju e Projektligjit për sponsorizim, Projektligji për objektet sportive dhe menaxhimin e tyre dhe Projektligji kundër organizimit dhe dukurive tjera negative në sport, por deri më tani nuk kan ardhur, me përjashtim që këto ditë ka arritur Ligji kundër huliganizmit. Gjithashtu në muajin mars 2014 Qeveria ka vendosur për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar prej 25 mijë deri 30 mijë ulëse. Në buxhetin e vitit 2015 janë ndarë mjetet për financimin e këtij projekti, mirëpo deri më tani punët për këtë stadium kanë ngecur dhe siç shihet që edhe në vitin 2016 do të kemi ngecje në këtë projekt. Shqetësuese është edhe ngecja në projektet tjera infrastrukturore, projekti i shtigjeve të atletikës dhe sistemi i ujitjes në Mitrovicë, më duket se nuk do të përfundojë as në këtë vit dhe sigurisht që as vendosja e reflektorëve nuk do të bëhet, edhe pse kanë qenë të planifikuara, buxheti i këtyre reflektorëve do të shkojë në suficit dhe kjo është shumë shqetësuese për arsye se Stadiumi i Mitrovicës nuk do të jetë i gatshëm për gara ndërkombëtare dhe kur ta kemi parasysh që ministria vitin e ardhshëm bashkë me Komunën do t’i fillojë edhe investimet në Stadiumin e Prishtinës dhe në pranverë do të kemi ndërtime, punime në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë, atëherë kjo mbetet shumë shqetësuese. I nderuar ministër, kur pritet që viti 2016 të jetë vit i futbollit dhe i shpërthimit në arenën ndërkombëtare, këto ngecje që i ka bërë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, atëherë seriozisht rrezikohet mbarëvajtja e këtyre garave ndërkombëtare. Prandaj, kërkoj nga ju që të jepni një sqarim lidhur me këtë. |
Kujtim Shala | Po |
30/11/2015 | Shëndetësi |
Sipas Ligjit për odat shëndetësore, i miratuar më 3 maj 2013, janë formuar Oda e mjekëve, stomatologëve, farmacistëve, fizioterapeutëve, infermierëve dhe mamive dhe profesioneve tjera shëndetësorë. Themelimi dhe konstituimi i odave shëndetësore tani ësht
Lexo më shumë
Sipas Ligjit për odat shëndetësore, i miratuar më 3 maj 2013, janë formuar Oda e mjekëve, stomatologëve, farmacistëve, fizioterapeutëve, infermierëve dhe mamive dhe profesioneve tjera shëndetësorë. Themelimi dhe konstituimi i odave shëndetësore tani është punë e kryer, por përkundër kësaj Ministria e Shëndetësisë nuk ka filluar bartjen e kompetencave te oda sipas ligjit, me çka profesionistëve shëndetësorë do t’u sigurojë pavarësia profesionale dhe qeverisja, e kjo do të mundësonte përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor. Përgjithësisht në nenin 9 dhe 10 të Ligjit janë paraparë kompetencat e odave, të cilat do të duhej të barteshin nga Ministria e Shëndetësisë tek oda. Gjithashtu, ministria ka qenë e obliguar që një pjesë e stafit administrativ ta bartë tek oda me qëllim të mbarëvajtjes së punës së odave për profesionistët shëndetësorë dhe funksionalizimin e tyre. Sipas nenit 38 të këtij ligji, mjetet për themelimin dhe funksionimin e odës sigurohen nga buxheti i Republikës së Kosovës për fazën kalimtare trevjeçare, mjete të realizuara nga anëtarësia, taksa licencimi dhe ri-licencimi. Mirëpo, deri më tani kjo nuk ka ndodhur nga ministria dhe ka një ngecje për mbarëvajtjen e punës së themelimit të odave. Kryetarët e odave të zgjedhura ende nuk paguhen dhe nuk e kemi një konstituim të mirëfilltë të tyre. Prandaj, i nderuar ministër, pyetja është: Kur do të përfundojë konstituimi i odave të profesionistëve shëndetësorë dhe kur Ministria e Shëndetësisë do t’i bartë kompetencat e parapara sipas Ligjit për odat e profesionistëve shëndetësorë? A mund të na njoftoni nëse Ministria e Shëndetësisë është duke i grumbulluar mjetet për funksionimin e odave sipas Ligjit për odat e profesionistëve shëndetësorë dhe kur pritet që ju t’i siguroni kushtet elementare për punë dhe udhëheqje të odave të profesionistëve shëndetësorë. |
Imet Rrahmani | Po |
24/03/2016 | Sport |
(Pyetje me shkrim)
Pasi qe Stadiumi i Prishtines ndodhet ne renovim, Stadiumi Adem Jashari nuk ka perfunduar, stadiumi nacional nuk ka filluar, pyetja eshte: Ne shtator te ketij viti kur FFK pritet te luaj lojet kualifikuese per Kampionatin Boterore,
Lexo më shumë
(Pyetje me shkrim) Pasi qe Stadiumi i Prishtines ndodhet ne renovim, Stadiumi Adem Jashari nuk ka perfunduar, stadiumi nacional nuk ka filluar, pyetja eshte: Ne shtator te ketij viti kur FFK pritet te luaj lojet kualifikuese per Kampionatin Boterore, ku do te luhen keto loje? |
Kujtim Shala | Jo |
07/07/2016 | Infrastrukturë |
Pyetja ime ka të bëjë me ratifikimin e 3 marrëveshjeve për financimin e rrugës Prishtinë- Mitrovicë, rruga M2, pra Marrëveshja financiare e lidhur në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Islamike për Zhvillim e Financim dhe vazhdim të ndërtimit të rru
Lexo më shumë
Pyetja ime ka të bëjë me ratifikimin e 3 marrëveshjeve për financimin e rrugës Prishtinë- Mitrovicë, rruga M2, pra Marrëveshja financiare e lidhur në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Islamike për Zhvillim e Financim dhe vazhdim të ndërtimit të rrugës M2, e votuar në Kuvendin e Kosovës më datë 31. 7. 2013; 21 Marrëveshja për hua, e lidhur ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit Saudit për Zhvillim dhe për financimin e vazhdimit të rrugës M2, e votuar në Kuvendin e Kosovës më 5.12. 2013; Marrëveshja për hua, e lidhur ndërmjet Republikës së Kosovës dhe fondit OPEK për Zhvillim Ndërkombëtar për financimin dhe vazhdimin e ndërtimit të rrugës M2, e votuar më 27. 2. 2014. Greis periudha për të 3 marrëveshjet për financimin e rrugës M2 është 5 vjet dhe po kalojnë 3 vjet nga miratimi i marrëveshjes së parë, ndërsa punët në rrugën Prishtinë-Mitrovicë nuk kanë filluar. Pyetja ka qenë për kryeministrin, e bazuar si udhëheqës dhe bartës i përgjegjësive. Pra, përse ende nuk kanë filluar punimet në rrugën M2, kur fondet për investime janë siguruar dhe marrëveshja e fundit është miratuar më 27. 2. 2014? Prandaj, në cilën fazë jemi për fillimin e investimeve në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, sepse së shpejti do të fillojmë t’i paguajmë këstet e marrëveshjes së miratuar, ndërsa punimet ende nuk kanë filluar. |
Lutfi Zharku | Po |
01/09/2016 | Arsim |
Është e njëjta çështje që unë tani e katër vjet e ngre në Kuvend, është problemi i çantave të stërngarkuara të fëmijëve dhe që ka shkaktuar probleme serioze në shëndetin e fëmijëve. Sipas hulumtimeve afër 40% e nxënësve kanë disbalancë muskulore për
Lexo më shumë
Është e njëjta çështje që unë tani e katër vjet e ngre në Kuvend, është problemi i çantave të stërngarkuara të fëmijëve dhe që ka shkaktuar probleme serioze në shëndetin e fëmijëve. Sipas hulumtimeve afër 40% e nxënësve kanë disbalancë muskulore për shkak të peshës së rëndë të çantave dhe qëndrimit apo posturës së keqe, kanë devijime të shtyllës kurrizore, që paraqet problem shqetësues për shëndetin e fëmijëve tanë. Këtë problem unë tani e katër vjet e ngre këtu në Kuvend, edhe pse në fillimin e vitit të kaluar shkollor, kur ia kam parashtruar këtë pyetje ministrit të Arsimit, zoti Arsim Bajrami ka premtuar do të zgjidhet dhe ajo çka kemi parë deri në përgatitje të tashme të fillimit të këtij viti shkollor duket se nuk ka ndonjë interesim që ky problem të zgjidhet, është pothuaj se pesha e njëjtë e çantave për të gjitha klasat, prandaj kërkoj edhe një herë nga Ministria e Arsimit që vërtet ta trajtojë këtë problem, dhe jo vetëm Ministria e Arsimit, por edhe drejtoritë e arsimit nëpër komuna, të cilat kanë për obligim ta zgjidhin këtë problem, për arsye se ky është një problem shumë serioz i fëmijëve tanë. |
Arsim Bajrami | Jo |
29/09/2016 | Tregti |
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë)
Qeveria e Kosovës dhe Doganat e Kosovës kanë bërë marrëveshje bashkëpunimi me Qeverinë dhe Doganat e Shqipërisë për tregti të lirë dhe letësira doganore.
A mund të na e sqaroni përse duhet qytetarët të pagu
Lexo më shumë
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë) Qeveria e Kosovës dhe Doganat e Kosovës kanë bërë marrëveshje bashkëpunimi me Qeverinë dhe Doganat e Shqipërisë për tregti të lirë dhe letësira doganore. A mund të na e sqaroni përse duhet qytetarët të paguajn transitin, shpedicionin dhe skanerin në Shqipëri, kur malli ka për destinacion Kosovën. |
Avdullah Hoti | Jo |
29/09/2016 | Shëndetësi |
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë)
Pasiqë përmes projektbuxhetit të vitit 2016 SHSKUK-së i’a keni marrë buxhetin dhe e keni kaluar në AFSH. Sa e ndjeni vetën përgjegjës për mungesat e krijuara në furnizim me barna dhe ushqim për pacientë?
Lexo më shumë
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë) Pasiqë përmes projektbuxhetit të vitit 2016 SHSKUK-së i’a keni marrë buxhetin dhe e keni kaluar në AFSH. Sa e ndjeni vetën përgjegjës për mungesat e krijuara në furnizim me barna dhe ushqim për pacientë? |
Imet Rrahmani | Jo |
19/01/2017 | Ekonomi |
Çështja ka të bëjë që Qeveria e Kosovës dhe Doganat e Kosovës kanë bërë marrëveshje bashkëpunimi me Qeverinë e Shqipërisë dhe Doganat e Shqipërisë për tregti të lirë dhe lehtësi doganore. Ka pasur disa paraqitje publike dhe proklamime sa u përket
Lexo më shumë
Çështja ka të bëjë që Qeveria e Kosovës dhe Doganat e Kosovës kanë bërë marrëveshje bashkëpunimi me Qeverinë e Shqipërisë dhe Doganat e Shqipërisë për tregti të lirë dhe lehtësi doganore. Ka pasur disa paraqitje publike dhe proklamime sa u përket marrëveshjeve me Republikën e Shqipërisë, por përkundër kësaj, qytetarët tanë, të cilët kalojnë transit nëpër Republikën e Shqipërisë me mall apo automjete që kanë për ta zhdoganuar në Republikën e Kosovës detyrohen të paguajnë për kalim transit nëpër Shqipëri shpedicionin dhe skanerin. Qytetarët tanë paguajnë për skaner në doganë 5 euro për mall në vlerën prej 1 000 euro dhe 22 euro për mall në vlerën mbi 1 000 euro, shërbim të cilin e paguajnë, por nuk e marrin. Në fakt, është vetëm si gjobë për qytetarët tanë. Gjithashtu, në pagesën e transitit dhe shpedicionit qytetarëve tanë u vështirësohet kalimi nëpër Shqipëri në raport me vendet e tjera fqinja, kur destinacioni i mallit për zhdoganim është Kosova. Pyetja është si vijon: A mund të na sqaroni përse qytetarët tanë duhet ta paguajnë transitin, shpedicionin dhe skanerin në Shqipëri, kur malli ka për destinacion Kosovën dhe janë bërë aq shumë proklamime sa u përket lehtësive ndërmjet dy qeverive tona dhe Doganave të Kosovës e Doganave të Shqipërisë? |
Avdullah Hoti | Jo |
19/01/2017 | Shëndetësi |
Një pyetje i drejtohet ministrit Rrahmani: Gjendja në Shëndetësinë e Kosovës vazhdon të jetë e rënduar, përveç mungesave të furnizimeve me barëra, tani janë paraqitur mungesa në furnizimet me ushqim. Deri më tani ka pasur vështirësi me barëra, por falë n
Lexo më shumë
Një pyetje i drejtohet ministrit Rrahmani: Gjendja në Shëndetësinë e Kosovës vazhdon të jetë e rënduar, përveç mungesave të furnizimeve me barëra, tani janë paraqitur mungesa në furnizimet me ushqim. Deri më tani ka pasur vështirësi me barëra, por falë ndërhyrjes së ministrit, meqë i është marrë buxheti Qendrës Klinike Universitare dhe spitaleve rajonale, tani pacientët dhe spitalet kanë vështirësi që të furnizojnë pacientët edhe me ushqim. Me keq nuk ka se ku shkon! Prandaj, e pyes zotin Rrahmani se me projektbuxhetin e vitit 2016 dhe me atë të vitit 2017 tani ia ka marrë buxhetin SHSKUK-së dhe e ka kaluar në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe AFSH-së, dhe e pyes për këto mungesa në barëra dhe ushqime se sa e ndien veten përgjegjës dhe duke e ndier veten përgjegjës sigurisht që as nuk mund të vijë që të paraqitet në Kuvendin e Republikës së Kosovës para qytetarëve dhe deputetëve. |
Imet Rrahmani | Jo |