Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
23/01/2015 | Shëndetësi |
Për pyetjen të cilën ia kam dërguar ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, më është përgjigjur me shkrim. Pyetja ka të bëjë me mamografin mobil.E falënderoj ministrin që është përgjigjur me shkrim, mirëpo në përgjigjen që e ka dhënë ministri ka thënë
Lexo më shumë
Për pyetjen të cilën ia kam dërguar ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, më është përgjigjur me shkrim. Pyetja ka të bëjë me mamografin mobil. E falënderoj ministrin që është përgjigjur me shkrim, mirëpo në përgjigjen që e ka dhënë ministri ka thënë se ka pasur takime me Shërbimin spitalor klinik universitar dhe Klinikën e Radiologjisë, andaj më intereson të di- cilat masa obligative që i ka cekur, aty janë 5 masa, janë aplikuar prej momentit apo prej ditës që ma ka dhënë përgjigjen. Po ashtu keni cekur, ministër se shpresoni se së shpejti mamografi mobil do të vazhdojë në shërbime sikur në ditën e daljes nga përdorimi, mirëpo populli, qytetarët shpresojnë, mirëpo ju jeni ai i cili do të merrni vendime për këtë çështje shumë të rëndësishme. |
Imet Rrahmani | Po |
12/03/2015 | Shëndetësi |
Pyetja ime është lidhur me citostatikët.Ministri Rrahmani, para një kohe apo para dhjetë ditës, konkretisht, ka qenë në vizitë në KlinikënOnkologjike. Ai para tyre ka premtuar, se Klinika Onkologjike apo të sëmurit me kancer do tëjenë prioritet i Ministr
Lexo më shumë
Pyetja ime është lidhur me citostatikët. Ministri Rrahmani, para një kohe apo para dhjetë ditës, konkretisht, ka qenë në vizitë në Klinikën Onkologjike. Ai para tyre ka premtuar, se Klinika Onkologjike apo të sëmurit me kancer do të jenë prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë. Ministri Rrahmani e ka bërë këtë premtim para tyre, mirëpo ne jemi dëshmitarë, se gjendja në këtë klinikë nuk është e tillë. Ne jemi dëshmitarë, se në Klinikën Onkologjike, prej 59 barërave që janë në listën esenciale, vetëm 6 lloje i ka kjo klinikë. Andaj, për sa i përket edhe kemi të bëjmë me keqpërdorime të mëdha në këtë klinikë. Në bazë të njohurive që kemi, mirëpo edhe në bazë të një informacioni të një hulumtimi që ka bërë Pre-port, ka personel të ligë, që në llogari të këtyre të sëmurëve përfitojnë. Edhe pse, pacientët që kanë qenë të informuar nga Ministria e Shëndetësisë, se Klinika posedon njëlloj citostatiku atë nuk e kanë gjetur aty. Të njëjtin e kanë blerë në barnatoret private, që ka qenë me banderolë të hequr. Me numër serik është vërtetuar se ky ilaç ka dalë nga Klinika. Andaj, ministrit i themi, se gjendja nuk është e tillë, siç e ka deklaruar pas vizitës së tij në këtë Klinikë, sepse në këtë institucion, si pasojë e përdorimit të këtyre barërave të kontrabanduara, të pasigurta, janë pesë pacientë të cilët kanë vdekur nga komplikimet e përdorimit të këtyre barërave. |
Imet Rrahmani | Po |
21/05/2015 | Shëndetësi |
Të dhënat zyrtare të Institutit të Shëndetësisë Publike, si dhe të Ministrisë së Shëndetësisëtregojnë se kemi apo konstatojnë një ulje të insidencës së tuberkulozit. Prapëseprapë, ështëshqetësues numri i të prekurve me këtë sëmundje, vetë fakti se kemi n
Lexo më shumë
Të dhënat zyrtare të Institutit të Shëndetësisë Publike, si dhe të Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se kemi apo konstatojnë një ulje të insidencës së tuberkulozit. Prapëseprapë, është shqetësues numri i të prekurve me këtë sëmundje, vetë fakti se kemi një numër prej 846 të prekurve me TBC në vitin 2014 tregon se është një ulje, mirëpo nuk është edhe e mjaftueshme. Ajo që është shqetësuese është sepse kemi një rritje të numrit të atyre apo të moshës që është mosha më vitale siç është prej moshës 25 deri 35-vjeçare, si dhe kemi paraqitjen e rezistencës në të sëmurët apo në trajtim me barërat antiturbekulare. Ministër, siç e dimë Organizata Botërore e Shëndetësisë, si dhe Fondi Global ka hartuar një strategji për çrrënjosjen e tuberkulozit deri në vitin 2020. Dihet se Fondi Global e ka ndihmuar Kosovën me një shumë të konsiderueshme për hartimin e kësaj strategjie, andaj pyetja ime konkrete është ku është mbërri me këtë strategji, deri ku është mbërri, si dhe me sa fonde është ndihmuar hartimi i kësaj strategjie për çrrënjosjen e tuberkulozit? |
Imet Rrahmani | Po |
25/06/2015 | Siguri |
Pyetja ime realisht ka të bëjë me një çështje, e cila është diskutuar edhe në mandatin e kaluar,konkretisht ka të bëjë me vizitën e Vulinit, që është bërë në Kosovë, ngase pasojat e saj po indiejnë, jo vetëm qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe nj
Lexo më shumë
Pyetja ime realisht ka të bëjë me një çështje, e cila është diskutuar edhe në mandatin e kaluar, konkretisht ka të bëjë me vizitën e Vulinit, që është bërë në Kosovë, ngase pasojat e saj po i ndiejnë, jo vetëm qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe një grup i Policisë të Kosovës, konkretisht i Njësisë Speciale. Me gjithë kundërshtimeve nga qytetarët shqiptarë para dy vjetësh e gjysmë, vizita e Vulinit në Kosovë u realizua. Shqetësues është fakti se 11 policë të Njësisë Speciale të Republikës së Kosovës, edhe pse punën e kryen me përgjegjësi, u suspenduan nga puna, në fillim për pesë muaj, e më pas, për shkak të hetimeve të ngrehura nga EULEX-i, kinse për keqtrajtime të truprojave të Vulinit, nuk janë kthyer në Njësinë Speciale, por nëpër regjione dhe nëpër njësi patrulluese. |
Skënder Hyseni | Jo |
25/06/2015 | Shëndetësi |
Edhe pse ministri Rrahmani nuk është këtu, kësaj pyetjeje me siguri mund t’i përgjigjet ishministrii Shëndetësisë, i cili është këtu i pranishëm, sepse ka të bëjë me kohën kur janë ndarëspecializimet, e ka qenë koha kur ai ka qenë ministër, bile ka
Lexo më shumë
Edhe pse ministri Rrahmani nuk është këtu, kësaj pyetjeje me siguri mund t’i përgjigjet ishministri i Shëndetësisë, i cili është këtu i pranishëm, sepse ka të bëjë me kohën kur janë ndarë specializimet, e ka qenë koha kur ai ka qenë ministër, bile ka qenë kohë fushate, por besoj që këto ndarje janë bërë për përfitime politike, ngase sot ka shumë probleme me këta specializantë. Andaj, ministër, ju e dini se një numër i konsiderueshëm i specializantëve punojnë më se 400 orë të punës, ngase punojnë edhe si mjek të përgjithshëm, njëkohësisht punojnë edhe si specializantë, atëherë këta e bëjnë një shkelje të Ligjit të punës dhe siç dihet me këtë volum të punëve, dihet se çfarë kualiteti specializantëve do të dalë, apo çfarë specialistësh priten në të ardhmen nga këta specializantë. |
Ferid Agani | Po |
16/07/2015 | Shëndetësi |
Në Kosovë janë diagnostifikuar me sklerozë multiple 472 raste. Siç e dimë skleroza multipleështë një sëmundje kronike e cila kërkon trajtim të përhershëm dhe një trajtim i cili është ikushtueshëm, që do të thotë se këto familje apo këta pacientë, përveç
Lexo më shumë
Në Kosovë janë diagnostifikuar me sklerozë multiple 472 raste. Siç e dimë skleroza multiple është një sëmundje kronike e cila kërkon trajtim të përhershëm dhe një trajtim i cili është i kushtueshëm, që do të thotë se këto familje apo këta pacientë, përveç se e kanë si barrë sëmundjen, këtë e kanë barrë edhe për kushtet financiare. Ministria e Shëndetësisë që nga viti 2008, 80 pacientëve nga këta të sëmurë u jep barnat, mirëpo ky numër që nga ai vit nuk është rritur, andaj pyetja ime është: Pse ky numër i pacientëve nuk është rritur nga viti 2008 dhe a do t’u mundësoni që edhe këta pacientë që kanë indikacion mjekësorë për interferon të futen në listë dhe të jenë të barabartë me të tjerët? |
Imet Rrahmani | Po |
09/07/2015 | Shëndetësi |
Pyetjen time unë e kam parashtruar në seancën e kaluar, bile kësaj pyetjeje i është përgjigjur ish-ministrii Shëndetësisë, sepse kjo pyetje ka të bëjë me një çështje që ka filluar kur ministri Aganika qenë ministër i Shëndetësisë.Ai është përgjigjur, e k
Lexo më shumë
Pyetjen time unë e kam parashtruar në seancën e kaluar, bile kësaj pyetjeje i është përgjigjur ish-ministri i Shëndetësisë, sepse kjo pyetje ka të bëjë me një çështje që ka filluar kur ministri Agani ka qenë ministër i Shëndetësisë. Ai është përgjigjur, e ka dhënë një përgjigje na i dha sqarimet lidhur me kategorizimin e specializantëve që ato i dimë edhe nga ministri që na i ka dhënë edhe ministri Imet Rrahmani, mirëpo nuk na dha sqarime lidhur me dallaveret që janë bë gjatë specializimeve. Prandaj, ministër pyetja ime është konkrete: Çfarë plani keni për pagesën e këtyre specializantëve siç e dini janë një numër i konsideruar i tyre që punojnë në Qendrën Klinike Universitare, apo janë në specializim dhe janë pa paga? |
Imet Rrahmani | Po |
17/09/2015 | Shëndetësi |
Qeveria Mustafa krahas marrëveshjeve të dëmshme me Serbinë po u jep sovranitet e kompetenca në dëm të territorit tonë dhe në dëm të buxhetit tonë, po në të njëjtën mënyrë po punon edhe me sistemin shëndetësor. Çfarë është pronë publike, pra e të g
Lexo më shumë
Qeveria Mustafa krahas marrëveshjeve të dëmshme me Serbinë po u jep sovranitet e kompetenca në dëm të territorit tonë dhe në dëm të buxhetit tonë, po në të njëjtën mënyrë po punon edhe me sistemin shëndetësor. Çfarë është pronë publike, pra e të gjithë neve, është e gatshme të sakrifikojë, të dorëzojë, siç është rasti me pronën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Prandaj, zoti ministër i Shëndetësisë, shqetësimet dhe kundërshtimet e qytetarëve, të punëtorëve shëndetësor, të sindikatës së Qendrës Klinike Universitare si dhe neve deputetëve lidhur me spitalin Amerikan kanë qenë dhe janë evidente, sepse kundërligjshëm i keni lejuar punën këtij spitali, duke ndryshuar Udhëzimin Administrativ nr. 08/2007, ku neni 4 e precizon qartë distancën në mes institucioneve publike shëndetësore dhe atyre private e që është 1,5 km. Këtë çështje e kemi diskutuar edhe në komision për shëndetësi, ku ishit prezent edhe ju dhe përgjigja juaj ishte se kjo është një çështje komplekse dhe se vendimin për hapjen apo mos hapjen e këtij spitali do të merret në Qeveri dhe për këtë do të njoftohemi edhe ne si anëtarë të Komisionit, të cilën gjë ju nuk e keni bërë. Prandaj, ministër, tani prapë po e parashtroj të njëjtën pyetje, pse u lejua hapja e Spitalit Amerikan në oborrin e Qendrës Klinike Universitare dhe kush e mori një vendim të tillë të kundërligjshëm? |
Imet Rrahmani | Po |
06/05/2015 | Punë të Jashtme |
Zoti kryeministër, gjatë vizitës së përfaqësueses së lartë të BE-së, zonja Mogerini në Kosovë, më 26.3.2015, pas takimit me të ju jeni prononcuar para mediave dhe keni thënë: “Unë mbrëmë kam biseduar me kryeministrin e Serbisë, zotin Vuçiq, lidhur
Lexo më shumë
Zoti kryeministër, gjatë vizitës së përfaqësueses së lartë të BE-së, zonja Mogerini në Kosovë, më 26.3.2015, pas takimit me të ju jeni prononcuar para mediave dhe keni thënë: “Unë mbrëmë kam biseduar me kryeministrin e Serbisë, zotin Vuçiq, lidhur me bashkëpunimin e ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të dyja palët kem treguar vullnet që çështjet e veçanta ose të paparashikuara t’i zgjedhim nëpërmjet bisedave dhe kontakteve të drejtpërdrejta”. Pyetja ime është: Cilat janë ato çështje të veçanta për të cilat ju edhe Vuçiqi jeni dakorduar t’i bisedoni dhe t’i zgjidhni, sepse ne jemi dëshmitarë se edhe ato marrëveshje që janë arritur me ndërmjetësimin e BE-së nuk po zbatohen. Kryeministër, a e dini se asnjë marrëveshje individuale, pavarësisht pozitës që e keni, nuk ka vlerë juridike e politike? |
Isa Mustafa | Jo |
06/05/2015 | Shëndetësi |
Ministër, vdekshmëria nga sëmundjet e zemrës zë vendin e parë në botë, kuptohet edhe në Kosovë, edhe pse nuk kemi statistika të sakta. Themelimi i Kardiokirurgjisë publike është një ndër prioritetet e interesit të lartë shtetëror dhe premtimi dhe zotimi
Lexo më shumë
Ministër, vdekshmëria nga sëmundjet e zemrës zë vendin e parë në botë, kuptohet edhe në Kosovë, edhe pse nuk kemi statistika të sakta. Themelimi i Kardiokirurgjisë publike është një ndër prioritetet e interesit të lartë shtetëror dhe premtimi dhe zotimi juaj, si në Parlament, në Komision parlamentar, si dhe para mediave, se shumë shpejt do të funksionalizohet reparti i Kardiokirurgjisë, i gëzoi qytetarët e Republikës së Kosovës. Mirëpo, siç e dimë, këtij reparti iu vu dryni. Edhe pse, ju thatë se Kardiokirurgjia nuk është mbyllur, ne jemi, unë vetë jam dëshmitare, kam qenë në atë repart, po ashtu edhe nëpërmjet mediave është parë se këtij reparti i është vënë dryni. Pyetja ime dhe e qytetarëve është: Pse u mbyll Kardiokirurgjia, ministër? |
Imet Rrahmani | Po |
16/06/2016 | Shëndetësi |
Unë pyetjen e kam parashtruar në seancën e kaluar. Ministri nuk ka qenë prezent. Duhet të jem reale, të tregoj se ministri Rrahmani u është përgjigjur pyetjeve, së paku pyetjeve që ia kam bërë unë nga lëmi i shëndetësisë. Mirëpo, kur e pashë se nuk është
Lexo më shumë
Unë pyetjen e kam parashtruar në seancën e kaluar. Ministri nuk ka qenë prezent. Duhet të jem reale, të tregoj se ministri Rrahmani u është përgjigjur pyetjeve, së paku pyetjeve që ia kam bërë unë nga lëmi i shëndetësisë. Mirëpo, kur e pashë se nuk është prezent në seancën e kaluar, mendova që edhe ky paska filluar të bëhet sikur kolegët e vet, se thonë – me ata që rri, ashtu edhe bëhesh. 17 Prandaj, për atë edhe e parashtrova pyetjen, të cilën e keni marrë, ka të bëjë me punëtorët e sigurimit të Spitalit regjional të Gjilanit. Siç jeni në dijeni, kanë qenë në grevë në muajin e kaluar për dy javë. E dini se ne kemi pasur vështirësi të ushtrojmë si funksionin e mjekut, e po ashtu kanë pasur vështirësi edhe pacientët, sidomos Departamenti për nëna dhe fëmijë, kur dihet se ky departament gjendet në afërsi të Spitalit psikiatrik të Gjilanit. Prandaj, mungesa e këtyre punëtorëve ka shkaktuar probleme në këtë spital, mirëpo ajo që është e rëndësishme dhe që po dua të cek edhe këtu është se këta punëtorë, që edhe ju e dini, marrin paga minimale, po edhe ato që i kanë si paga minimale nuk i marrin në kohën e caktuar. Nuk u paguhet trusti pensional qe 6 vjet, nuk u paguhen orët e tepërta jashtë orarit të punës, nuk u paguhen orët e natës, prandaj ministër, jo vetëm të jepni përgjigje, por shpresoj se do të bëni zgjidhje në këtë drejtim. Ministri tha se Ministria e Shëndetësisë nuk është përgjegjës për këta punëtorë, por, në anën tjetër, tha se kontraktimi i kontratës ndërmjet kësaj kompanie private dhe Spitalit të Përgjithshëm është bërë ndërmjet kompanisë private dhe Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, e Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit nën menaxhimin e kujt është, ministër? |
Imet Rrahmani | Po |
16/06/2016 | Shëndetësi |
Qytetarët e Republikës së Kosovës që nga viti 2007, kur për herë të parë në Kuvend është aprovuar Ligji për sigurime shëndetësore, u janë përmendur shumë data për fillimin dhe zbatimin e tij. Derisa në atë kohë dihen shkaqet pse nuk u nënshkrua nga shefi
Lexo më shumë
Qytetarët e Republikës së Kosovës që nga viti 2007, kur për herë të parë në Kuvend është aprovuar Ligji për sigurime shëndetësore, u janë përmendur shumë data për fillimin dhe zbatimin e tij. Derisa në atë kohë dihen shkaqet pse nuk u nënshkrua nga shefi u UNMIK-ut, tani që kaluan 2 vjet prej se ky ligj ka kaluar në Kuvend, ende nuk po zbatohet. Këtë më së shumti po e ndiejnë shumica e qytetarëve të Republikës së Kosovësm e sidomos kategoritë të cilat janë më të veçanta, e që janë me asistencë sociale e të tjerë. Ministër, pyetja ime është konkrete: Kur qytetarët e Republikës së Kosovës do të kenë sigurime shëndetësore dhe shërbime më të mira shëndetësore? Unë e kërkova nga ministri datën e fillimit se kur qytetarët do të kenë sigurime shëndetësore. Edhe pse ai i dha disa argumente apo sqarime rreth asaj se pse nuk kemi sigurime deri më tash, ajo që më bën ta pyes prapë ministrin dhe të di, e që nuk është e mundur të bëhen sigurimet shëndetësore nëse nuk e kemi sistemin informativ shëndetësor, me licencim paskeni filluar, e dihet se prej vitit 2000 nuk kemi licenca, por ky është një fillim i mbarë, mirëpo duhet ta kemi sistemin informativ shëndetësor, e më pastaj të kemi edhe sigurime shëndetësore. Është një frikë te popullata, sepse vetëm do të mblidhen premiumet, do t’u merren paratë, sepse siç dihet Qeveria është në krizë, ndërsa nuk dihet se çfarë sigurie, çfarë shërbimesh shëndetësore do të përfitojnë këta qytetarë. |
Imet Rrahmani | Po |
07/07/2016 | Arsim |
Siç e dini, paralelet e ndara të Shkollës së Mesme të Lartë në Zhegër funksionojnë që nga viti 1972. Në këto paralele mësimet i vijojnë 230 nxënës nga Zhegra dhe nga fshatrat përreth. Në këto paralele mësimi zhvillohet me vështirësi, sidomos pas zhvendos
Lexo më shumë
Siç e dini, paralelet e ndara të Shkollës së Mesme të Lartë në Zhegër funksionojnë që nga viti 1972. Në këto paralele mësimet i vijojnë 230 nxënës nga Zhegra dhe nga fshatrat përreth. Në këto paralele mësimi zhvillohet me vështirësi, sidomos pas zhvendosjes së nxënësve në shkollën fillore “Agim Ramadani” në shkollë të re. Pasi që nga ajo kohë, në shtator të vitit 2011, në këtë shkollë nuk është investuar fare, kur dihen dëmtimet që i ka bërë tërmeti në vitin 2004. Vazhdimisht janë dhënë premtime nga Ministria e Arsimit si dhe nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan që kjo shkollë të ndërtohet, mirëpo sot e asaj dite kjo shkollë është në një gjendje shumë të rëndë, bile është vlerësuar që atëherë se është objekt me rrezikshmëri të lartë. 28 Këto ditë, konkretisht para tri javësh në këtë shkollë u bë një inspektim nga inspektorë të Ministrisë së Arsimit dhe inspektorë nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan. U konstatua se gjendja teknike e kësaj shkolle nuk i përmbush as minimumin e kushteve për të zhvilluar proces mësimor dhe si e tillë duhet të mbyllet. Qytetarët e fshatit Zhegër dhe fshatrat me rrethinë janë të indinjuar me këtë vendim të Inspektoratit dhe kërkojnë që kjo shkollë të mos mbyllet, po të ndërtohet shkollë e re, ashtu siç u është premtuar, sepse në këtë shkollë mësojnë jo vetëm nxënës nga Zhegra, por edhe nxënës nga dhjetëra fshatra në rrethinë të Zhegrës. Pyetja, z. ministër është: Çka do të ndërmerrni që këto paralele të ndara në gjimnazin në Zhegër të mos mbyllen? |
Arsim Bajrami | Po |
07/07/2016 | Arsim |
Edhe këtë vit testi i maturës u përcoll pothuajse me probleme të njëjta, sikurse edhe në vitet e kaluara. Siç janë publikimi i tekstit në rrjete sociale si dhe tentativa e kopjimit të nxënësve brenda klasave. Mirëpo ajo që është shqetësuese që ka ndodhur
Lexo më shumë
Edhe këtë vit testi i maturës u përcoll pothuajse me probleme të njëjta, sikurse edhe në vitet e kaluara. Siç janë publikimi i tekstit në rrjete sociale si dhe tentativa e kopjimit të nxënësve brenda klasave. Mirëpo ajo që është shqetësuese që ka ndodhur gjatë testimit, që është parë në video në rrjetet sociale dhe në media, është largimi i një nxënësve nga Gjilani nga testi pasi kishte tentuar të kopjonte. Skena të cilat i pamë vërtet janë tmerruese, sepse po luhet me ndjenja dhe të ardhmen e nxënësve tanë. |
Arsim Bajrami | Jo |
22/09/2016 | Shëndetësi |
Ne i patëm në takim kryetarët e të gjitha odave në Komisionin për Shëndetësi, përveç vërejtjeve shumë të drejtpërdrejtat që kanë për ministrinë, ata shfaqën hapën mosbesimin e gatishmërinë e ministrit për të zbatuar ligjin për këto oda. Nuk kuptohet ende
Lexo më shumë
Ne i patëm në takim kryetarët e të gjitha odave në Komisionin për Shëndetësi, përveç vërejtjeve shumë të drejtpërdrejtat që kanë për ministrinë, ata shfaqën hapën mosbesimin e gatishmërinë e ministrit për të zbatuar ligjin për këto oda. Nuk kuptohet ende ku po bazohet Ministria e Shëndetësisë dhe ju si drejtues i saj që vijoni t’i shkelni të gjitha normat ligjore dhe procedurale sa i takon bartjes së kompetencave dhe lejimit të funksionimit, bashkë me financat autonome të këtyre institucioneve kaq të rëndësishme për punonjësit mjekësorë. Është viti 2016 dhe në vendin tonë paditet Ministria e Shëndetësisë, sepse nuk pranon t’i lëshojë kompetencat që i kanë me ligj profesionistët shëndetësorë. Merreni me mend, sikur odat e avokatëve ende të mos veprojnë në mënyrë autonome, por t’i kryenin shërbimet në Ministrinë e Drejtësisë. Ministër, profesionistët mjekësorë nuk janë vartësit tuaj, ju keni vetëm përgjegjësinë të ushtroni kontroll ndaj institucioneve shëndetësore, të dërgoni për ndjekje penale keqbërësit, t’u dërgoni me kohë dhe siç duhet buxhetet, të hartoni politika dhe të lehtësoni punën. Por, ju asnjë nga këto nuk bëni, përveç që mbani në kontroll avancimin dhe karrierën e punonjësve mjekësorë. Kjo na bënë të dyshojmë se po përfitoni në mënyrë joligjore nga këto kompetenca që tashmë duhet t’i kishin odat. Prandaj, pyetja është për Ministrinë e Shëndetësisë, përkatësisht për ministrin, se deri kur do të vazhdojnë ta shkelin ligjin sa u përket odave të profesionistëve shëndetësorë? |
Imet Rrahmani | Jo |
22/09/2016 | Shëndetësi |
Është një kundërthënie në mes të emërtimit të programit qeverisës sa i përket shëndetësisë dhe asaj çfarë e kemi shëndetësinë në vendin tonë. Unë nuk di se çfarë nënkuptojnë me “shëndetësi moderne”. Duke qenë se po bëhen dy vjet të qever
Lexo më shumë
Është një kundërthënie në mes të emërtimit të programit qeverisës sa i përket shëndetësisë dhe asaj çfarë e kemi shëndetësinë në vendin tonë. Unë nuk di se çfarë nënkuptojnë me “shëndetësi moderne”. Duke qenë se po bëhen dy vjet të qeverisjes tuaj dhe pa asnjë dilemë nuk mund të themi se ky sektor nuk ka pasur përmirësim. Përkundrazi çdo ditë po shënohen probleme të reja përveç atyre të vjetrave. Institucionet publike, në veçanti ato që i menaxhon Ministria e Shëndetësisë, ai sekondar dhe terciar, vazhdojnë të mbeten në gjendje të rëndë. Mungesa e përditshme e barnave dhe materialit shpenzues, 28 mosfunksionimi i aparaturave me muaj ka bërë që pacientët, ata që kanë t’i blejnë dhe t’i marrin shërbimet jashtë institucioneve publike, ndërsa ata që nuk kanë të paguajnë me jetë. Tani besoj dhe duket qartë pse ne kundërshtonim Spitalin e Përgjithshëm Privat që ndodhet brenda territorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe ministri i Shëndetësisë, bashkë me kryeministrin e mbështetën. Ministër, ka më shumë se dy muaj që aparati i koronarografisë është jashtë funksionit dhe ende nuk ka një përgjigje se çfarë do të ndodhë. Përveç justifikimeve të përhershme lidhur me servisimin e tyre, që çdo herë është i shtrenjtë dhe i vonuar. Jemi në dijeni që këto aparatura prishen me qëllim dhe të shumtën e rasteve pacientët mbeten në shërbim të institucioneve dhe personave privatë, duke u arsyetuar çdo herë me një udhëzim administrativ të Ministrisë së Shëndetësisë që lejon referimin në institucionet private, kur nuk ka kushte në klinikat publike. Prandaj, ne kërkojmë që ministri të na njoftojë se çka ka ndërmarrë konkretisht Ministria e Shëndetësisë ndaj këtyre shkelësve të ligjit për t’i penguar dukuritë e lartpërmendura. |
Imet Rrahmani | Jo |
29/09/2016 | Shëndetësi |
Me kërkesën e kryetarëve të 5 odave, e kemi pasur një takim me ta në Komisionin e Shëndetësisë dhe shqetësim i të gjithë kryetarëve të të gjitha odave, nëse i përmbledhim shqetësimet apo brengat e tyre me një fjali të vetme, emërues i përbashkët i të gji
Lexo më shumë
Me kërkesën e kryetarëve të 5 odave, e kemi pasur një takim me ta në Komisionin e Shëndetësisë dhe shqetësim i të gjithë kryetarëve të të gjitha odave, nëse i përmbledhim shqetësimet apo brengat e tyre me një fjali të vetme, emërues i përbashkët i të gjitha këtyre problemeve është Ministria e Shëndetësisë, gjegjësisht, siç thanë ata, ministri, i cili nuk e zbaton Ligjin e odave të profesionistëve shëndetësorë. Ne dje në Komision e patëm edhe ministrin, pra ishit edhe ju prezent, dhe versioni të cilin ju e treguat në Komision ishte i kundërt me atë që e dëgjuam, siç thashë, nga kryetarët e odave. Pyetja ime konkrete është: - Ministër, edhe sa do të vazhdoni të shkelni Ligjin për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë, meqë sipas këtij ligji, po e citoj nenin 59, pika 6: “Odat e profesionistëve shëndetësorë do të fillojnë së funksionuari në afat prej 4 muajsh, nga dita e miratimit të këtij ligji”. |
Imet Rrahmani | Po |
29/09/2016 | Shëndetësi |
Pyetja ka të bëjë me mosfunksionimin e koronografit. Siç e dimë, edhe kjo para dy ditësh është tash në funksion, mirëpo kisha dashur të më përgjigjet ministri se a ka ndërmarrë diçka ndaj atyre personave, të cilët vazhdojnë në vazhdimësi të keqpërdorin a
Lexo më shumë
Pyetja ka të bëjë me mosfunksionimin e koronografit. Siç e dimë, edhe kjo para dy ditësh është tash në funksion, mirëpo kisha dashur të më përgjigjet ministri se a ka ndërmarrë diçka ndaj atyre personave, të cilët vazhdojnë në vazhdimësi të keqpërdorin apo të shantazhojnë me aparate, të cilët, siç dihet, qytetarët apo pacientët tanë po vuajnë. E dimë shumë mirë se gjatë kësaj periudhe, po e cek vetëm se prej 1 deri më 15 shtator diku 35 raste, të cilat kanë pasur nevojë të marrin shërbime për infarkt të miokardit apo për stendim është dashur të transferohen në spitale private. Kur e llogarisim shumën e mjeteve, të cilat është dashur Ministria e Shëndetësisë të paguajë, atëherë del se jo vetëm që Ministria ka paguar një shumë të madhe mjetesh, por edhe pacientët janë ata të cilët kanë humbur, sepse ata të cilët është dashur të transferohen në fazën akute, dhe çka t’u bëjmë atyre që është dashur më vonë. Ata të cilët kanë normalisht se kanë shkuar në institucionet private, por ata të cilët nuk kanë, e kanë paguar edhe me jetë. Prandaj, unë kërkoj nga ministri të më japë një përgjigje se çfarë ka ndërmarrë në këtë drejtim ndaj atyre që janë përgjegjës për këto punë në Qendrën Klinike Universitare? |
Imet Rrahmani | Po |
11/10/2016 | Arsim |
Nxënësit e shkollës fillore të fshatit Haxhaj të komunës së Gjilanit nuk iu gëzuan fillimit të vitit shkollor, jo për atë se nuk duan të mësojnë, mirëpo arsyeja është ajo se shkolla në të cilën mësojnë ata - objekti - është shumë i dëmtuar dhe paraqet rr
Lexo më shumë
Nxënësit e shkollës fillore të fshatit Haxhaj të komunës së Gjilanit nuk iu gëzuan fillimit të vitit shkollor, jo për atë se nuk duan të mësojnë, mirëpo arsyeja është ajo se shkolla në të cilën mësojnë ata - objekti - është shumë i dëmtuar dhe paraqet rrezik për jetën e tyre. Kjo shkollë në këtë fshat është ndërtuar në vitin 1978 me vetëkontribut nga qytetarët e fshatit Haxhaj. Mirëpo, tërmeti i vitit 2004 e ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë këtë shkollë, po ashtu edhe lëkundjet e fundit në shtator të këtij vitit e kanë bërë të pamundur mësimin në këtë shkollë. Kushtet në atë shkollë me të vërtetë janë shumë të rënda. Përveç që janë në rrezik për jetën, ata janë edhe rrezik edhe për shëndetin e këtyre nxënësve. Më 13 shtator të këtij viti, nxënësit e kësaj shkollës, së bashku me prindërit, kanë protestuar para shkollës dhe kanë kërkuar nga ministria, apo edhe nga kryetari i Komunës së Gjilanit që ta kenë një shkollë të re. Pyetja ime konkrete është: Kur këta nxënës do të kenë shkollë të re në fshatin e tyre? |
Arsim Bajrami | Po |
28/10/2016 | Shëndetësi |
Cështja ime ka të bëjë me ndarjen e specializimeve, ku dihet se Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listat e mjekëve që kanë fituar të drejtën e specializimit, ku ka pasur shumë ankesa nga ana e atyre që nuk kanë përfituar specializimet. Ky grup i mjek
Lexo më shumë
Cështja ime ka të bëjë me ndarjen e specializimeve, ku dihet se Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listat e mjekëve që kanë fituar të drejtën e specializimit, ku ka pasur shumë ankesa nga ana e atyre që nuk kanë përfituar specializimet. Ky grup i mjekëve pretendon se ka pasur shumë parregullsi në përzgjedhjen e kandidatëve. Këto brenga këta i kanë shprehur duke protestuar para ministrisë, mirëpo ata nuk kanë pasur mundësi të takohen me asnjë zyrtar nga Ministria dhe në mungesë të përgjigjes ata u janë drejtuar anëtarëve të Komisionit Parlamentar, ku në detaje kanë dhënë argumente të mjaftueshme, se ky proces në tërësi është i para-porositur dhe i gatuar me objektiva politike dhe plotësisht nepotike. Prandaj, pyetja ime ka qenë: A ka ndërmarrë diçka ministri në këtë drejtim, që të zbardhet e vërteta, sa u përket këtyre manipulimeve që janë bërë në këtë konkurs dhe, nëse po, a do të anulojë konkursin dhe të shpallet konkurs i ri për specializime? |
Imet Rrahmani | Jo |
28/10/2016 | Shëndetësi |
Nga stopimi i lëshimit të certifikatave mjekësore nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, sipas statistikave, të hyrat në qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare nëpër tërë Kosovën kanë rënë për tre-katërfish, pasi tani këto certifikata ekskluzivisht
Lexo më shumë
Nga stopimi i lëshimit të certifikatave mjekësore nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, sipas statistikave, të hyrat në qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare nëpër tërë Kosovën kanë rënë për tre-katërfish, pasi tani këto certifikata ekskluzivisht lëshohen nga institucionet private shëndetësore. Edhe pse, jeni pro konceptit të mjekësisë familjare, do të duhej të gjeni një zgjidhje që specialistët e nevojshëm për lëshimin e këtyre certifikatave të jenë prezentë në qendrat e mjekësisë familjare, në mënyrë që mjetet të inkasohen në institucionet publike, mjete të cilat do të zhvillojnë akoma më shumë shëndetësinë publike dhe shërbimet ndaj qytetarëve. Kjo zgjidhje do të mund të bëhej, ose përmes lejimit të punësimit të këtyre specialistëve, ose përmes ndonjë vendimi nga Udhëzimi Administrativ nga Ministria e Shëndetësisë, ku do të lidhej marrëveshje bashkëpunimi me institucionet dytësore dhe tretësore publike, në mënyrë që certifikatat të lëshohen nga institucionet publike shëndetësore, të cilat do të jenë më të besueshme, pasi që lëshohen nga institucionet publike, por do të shërbenin edhe si mekanizëm i rritjes së inkasimi të mjeteve të domosdoshme për shërbime cilësore në institucionet publike shëndetësore. Pyetja është: A do të ndërmarrë diçka Ministria e Shëndetësisë, konkretisht ministri Rrahmani, në këtë drejtim, në mënyrë që certifikatat mjekësore për patentë shoferë dhe për diçka tjetër të lëshohen nga institucionet publike shëndetësore? |
Imet Rrahmani | Jo |
28/10/2016 | Shëndetësi |
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë)
Z.Ministër, ditë më parë MSH publikoi listat e mjekve që kanë fituar të drejtën e specializimit. Siç e dini edhe ju ka shumë ankesa nga ana e atyre që nuk kanë përfituar specializimet. Ky grup i mjekëve preten
Lexo më shumë
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë) Z.Ministër, ditë më parë MSH publikoi listat e mjekve që kanë fituar të drejtën e specializimit. Siç e dini edhe ju ka shumë ankesa nga ana e atyre që nuk kanë përfituar specializimet. Ky grup i mjekëve pretendon se ka pasur shumë parregullësi në përzgjedhjen e kandidatëve. Këto brenga këta i kanë shprehur edhe duke protestuar para ministrisë dhe në mungesë të përgjegjjes ata ju kanë drejtuar anëtarëve të Komisionit parlamentar për shëndetësi, ku në detaje kanë dhënë argumente të mjaftueshme se ky proces në tërësi është i paraporositur dhe i gatuar me direktiva politike dhe plotësisht nepotike. Ju, si Ministër, çka keni ndërmarrë në këtë drejtim, që të zbardhet e vërteta sa i përket këtyre manipulimeve që janë bërë në këtë konkurs? |
Imet Rrahmani | Jo |
28/10/2016 | Shëndetësi |
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë)
Që nga stopimi i lëshuarjes së certifikatave mjekësore në QKMF, sipas statistikave të hyrat e QKMF-ve nëpër Kosovë kanë rënë me 3-4 fish, pasi që tani këto certifikatat lëshohen ekskluzivisht nëpër institucion
Lexo më shumë
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë) Që nga stopimi i lëshuarjes së certifikatave mjekësore në QKMF, sipas statistikave të hyrat e QKMF-ve nëpër Kosovë kanë rënë me 3-4 fish, pasi që tani këto certifikatat lëshohen ekskluzivisht nëpër institucione private shëndetësore. A keni ndërmarrë dië.në këtë drejtim, në mënyrë që certifikatat mjekësore për patent shofer të lëshohen edhe nga institucionet publike? |
Imet Rrahmani | Jo |
30/11/2016 | Shëndetësi |
Pyetja ime është konkrete për ministrin e Shëndetësisë, meqë edhe ai është përgjegjës, prandaj nga ai kërkoj llogari, përveç nga dy ministrat, ai i Drejtësisë dhe ministri i Punëve të Brendshme. Nga ministri i Drejtësisë kërkoj që të japë sqarime, të jap
Lexo më shumë
Pyetja ime është konkrete për ministrin e Shëndetësisë, meqë edhe ai është përgjegjës, prandaj nga ai kërkoj llogari, përveç nga dy ministrat, ai i Drejtësisë dhe ministri i Punëve të Brendshme. Nga ministri i Drejtësisë kërkoj që të japë sqarime, të japë llogari dhe dorëheqje lidhur me atë çka ka ndodhur në Burgun e Prizrenit, sepse e kemi një raport zyrtar të Qendrës së Paraburgimit në Prizren ku nga Organizata për Mbrojtjen e të Mbijetuarve nga Dhuna ka dalë një qëndrim zyrtarë publik, në të cilin thuhet se Astrit Dehari në momentin kur është gjetur në dhomën e vetë ka pas puls dhe frymëmarrje normale. Po ashtu, nga kjo qendër është kërkuar që të hetohet, të ketë një hetim të pavarur lidhur me atë se çfarë shërbimi shëndetësor, çfarë shërbimi i ndihmës së parë i është afruar Astrit Deharit prej momentit të gjetur në dhomën e paraburgimit deri te emergjenca. Siç e dimë, nëse Astrit Dehari ka pasur puls dhe frymëmarrje normale, si është e mundur që të vdesë në burg, apo si është e mundur që të mos rikthehet në jetë. Prandaj, përgjegjësia bie edhe mbi ministrin e Shëndetësisë, duke e ditur se shërbimet shëndetësore të departamenteve të burgjeve prej vitit 2013 janë edhe... Pyetja ime është për ministrin e Shëndetësisë: Çka ka ndërmarrë ai lidhur me rastin Dehari, duke e ditur se edhe ne kemi qenë dëshmitarë që nuk i është afruar ndihma e parë, sepse si komision ne e kemi vizituar këtë qendër dhe e kemi parë se nuk i kanë as mjetet elementare për reanimim, nuk kanë ambumasë, nuk kanë laringoskop, nuk kanë tubus, si është e mundur që këtij t’i afrohet ndihma e parë në mënyrë profesionale? Prandaj, kërkoj nga ai si ministër që të japë dorëheqje dhe të japë llogari për atë çfarë ka ndodhë me rastin Dehari |
Imet Rrahmani | Jo |