Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
12/03/2015 | Financa |
Pyetja ime ka të bëjë me vendimin që ka marrë Ministria e Financave më 5 shkurt për faljen e borxheve, që datojnë para vitit 2008. Edhe unë kam dashur ta di prej ministrit që ky vendim që mund të ketë implikime buxhetore, a i ka paraprirë atij vendimi të
Lexo më shumë
Pyetja ime ka të bëjë me vendimin që ka marrë Ministria e Financave më 5 shkurt për faljen e borxheve, që datojnë para vitit 2008. Edhe unë kam dashur ta di prej ministrit që ky vendim që mund të ketë implikime buxhetore, a i ka paraprirë atij vendimi të një analize, që tregon se sa do të jetë impakti buxhetor, përveç në nivelin qendror, sa do të jetë impakti në shëndetin financiar të ndërmarrjeve publike, për të cilat janë falë borxhet dhe për komunat, në emër të të cilave ministri i ka falur borxhet, se është e palogjikshme që ministri i Financave të dalë e t’i falë borxhet e tjetërkujt. Edhe kam dashur ta di prej ministrit se cili është kanali nëpërmjet të cilit faljen e borxheve doganore e lidh me ndërprerjen e ikjeve nga Kosova, sepse u krijua një përshtypje që njerëzit po ikin prej turpit që nuk po mund t’ia paguajnë shtetit barrën doganore, ose obligimin doganor dhe se ministri nëpërmjet faljes së këtyre obligimeve po i mban ata në Kosovë? Unë do ta bëj këtë pyetje prapë kur ministri ta shohë të dinjitetshme të paraqitet këtu për pyetje. |
Avdullah Hoti | Jo |