Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
12/02/2015 | Shëndetësi |
Pyetja ime lidhet me pacientët e sëmurë me kancer, të cilët po vazhdojnë të përballen me mungesë të citostatikëve. Personalisht kam pasur rastin, që t’i vizitoj në Qendrën e Onkologjisë dhe vërtet jam ndier keq me pritjet e tyre, për të siguruar me
Lexo më shumë
Pyetja ime lidhet me pacientët e sëmurë me kancer, të cilët po vazhdojnë të përballen me mungesë të citostatikëve. Personalisht kam pasur rastin, që t’i vizitoj në Qendrën e Onkologjisë dhe vërtet jam ndier keq me pritjet e tyre, për të siguruar medikamente. I dimë statistikat e fundit, të cilat flasin që veç në vitin 2014 i kemi 1300 raste të reja. E di, që kjo temë është shteruar nga kolegu Haxhiu, por mendoj që është shumë me interes, që të dëgjojmë se a është çështja e mungesës së procedurave apo sa duhet të presin këta pacientë, që t’i sigurojnë citostatikët? |
Imet Rrahmani | Po |
17/09/2015 | Shëndetësi |
Pyetja ime është për braktisjen e vendit të punës nga një numër i anesteziologëve. E kemi pas do të thotë muajin e fundit tre anesteziolog, të cilët e kanë braktisë sektorin publik dhe kanë kaluar në vende të tjera të punës. Cila është strategjia kuadror
Lexo më shumë
Pyetja ime është për braktisjen e vendit të punës nga një numër i anesteziologëve. E kemi pas do të thotë muajin e fundit tre anesteziolog, të cilët e kanë braktisë sektorin publik dhe kanë kaluar në vende të tjera të punës. Cila është strategjia kuadrore e Ministrisë së Shëndetësisë për të parandaluar këtë dukuri, sepse kjo dukuri tashmë po bëhet shumë e shpeshtë në sektorin publik? |
Imet Rrahmani | Po |
18/05/2016 | Sociale |
Pyetje ime sot lidhet me ndryshimet në Ligjin e ri të punës, konkretisht me nenin 49 për pushimin e lehonisë, është pjesa e agjendës legjislative për këtë vit plotësim-ndryshimi i këtij ligji. Ministria e Punës e ka hartuar një projektligj për ndryshimin
Lexo më shumë
Pyetje ime sot lidhet me ndryshimet në Ligjin e ri të punës, konkretisht me nenin 49 për pushimin e lehonisë, është pjesa e agjendës legjislative për këtë vit plotësim-ndryshimi i këtij ligji. Ministria e Punës e ka hartuar një projektligj për ndryshimin e këtij ligji, por nuk e di nëse drafti është finalizuar ende. Po ashtu, në këtë draft ndryshimet më të mëdha pritet që të jenë në nenin 49, një nen i cili vazhdimisht ka pasur përplasje ndërmjet Qeverisë, sindikatave, si dhe bizneseve. Prandaj, e kërkova një sqarim prej ministrit cilat do të jenë ndryshimet dhe në cilat pika konkretisht pritet plotësim-ndryshimi i Ligjit të punës. |
Arban Abrashi | Po |
18/05/2016 | Shëndetësi |
(Pyetje me shkrim)
Kane kaluar disa vite prej se ka filluar mamografi mobil, deri me tani eshte shtrire ne 17 komuna. Ka gjashte muaj qe disa punetore nuk jane paguar perkunder punes se mire qe po e bejne ne terren. Cka do te beje ministria qe te rreg
Lexo më shumë
(Pyetje me shkrim) Kane kaluar disa vite prej se ka filluar mamografi mobil, deri me tani eshte shtrire ne 17 komuna. Ka gjashte muaj qe disa punetore nuk jane paguar perkunder punes se mire qe po e bejne ne terren. Cka do te beje ministria qe te rregulloj kete problematike? |
Imet Rrahmani | Jo |
29/09/2016 | Sociale |
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë)
A ka Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale ndonjë marrëveshje me ndonjë shtet për punë sezonale të ndonjë lëmie të caktuar?
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë) A ka Ministria e Punës dhe Mirëqenjes Sociale ndonjë marrëveshje me ndonjë shtet për punë sezonale të ndonjë lëmie të caktuar? |
Arban Abrashi | Jo |
29/09/2016 | Sociale |
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë)
Krijimi i Komisionit Qeveritar për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale edhe në ditët e sotme mbetet një çështj e papërfunduar. Pse është votuar krijimi i këtijë komisioni dhe deri ku kanë shkuar punët p
Lexo më shumë
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë) Krijimi i Komisionit Qeveritar për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale edhe në ditët e sotme mbetet një çështj e papërfunduar. Pse është votuar krijimi i këtijë komisioni dhe deri ku kanë shkuar punët për formimin e këtijë komisioni? |
Arban Abrashi | Jo |
02/03/2017 | Dialog |
Besoj që rastet e fundit kanë qenë raste bukur të rënda në qasjen tonë që do ta kemi ndaj shteti serb, por po ashtu pyetjen që do ta parashtroj lidhet konkretisht me fazën e re të dialogut, se si do të përfshihet dhe cilat do të jenë kompetencat tuaja si
Lexo më shumë
Besoj që rastet e fundit kanë qenë raste bukur të rënda në qasjen tonë që do ta kemi ndaj shteti serb, por po ashtu pyetjen që do ta parashtroj lidhet konkretisht me fazën e re të dialogut, se si do të përfshihet dhe cilat do të jenë kompetencat tuaja si kryeministër? Në diskutimet e shumta që i kemi pasur në Komisionin për Politikë të Jashtme dhe me ministren për Dialog, zonjën Tahiri, na është thënë që do të ketë një fazë të re të dialogut. Mbase nuk është temë për sot, mirëpo është bartur disa herë për shkak të mungesës suaj në seancë.
Konkretisht për çështjen e të pagjeturve, Kosova është njëra prej sfidave që i kanë institucionet e vendit, do të thotë ne për çdo përvjetor, për çdo Ditë ndërkombëtare të të pagjeturve po ballafaqohemi me qasje të njëjtë, ndërkohë që Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi ka publikuar së fundi një raport, për të cilin do të kisha kërkuar një përgjigje nga ana jua lidhur me fshehjen e krimeve të zyrtarëve serbë, pra e kam fjalën për krimet e luftës në Kosovë, dhe çfarë kanë bërë institucionet tona? Përderisa ne kemi krijuar një Gjykatë Speciale, shteti serb po i fsheh krimet e zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të asaj kohe, të cilët kanë qenë direkt të përfshirë në krime të kryera gjatë luftës në Kosovë. Pra, çfarë keni bërë ju si kryeministër në këtë drejtim? Kisha pasur dëshirë të kemi një përgjigje tuajën lidhur me gjetjet e fundit të Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi. |
Isa Mustafa | Po |
02/03/2017 | Dialog |
Pyetja lidhet konkretisht me raportimet e saja të fundit, ku temë e diskutimit natyrisht se ka qenë edhe çështja e të pagjeturave, siç çështje e ndjeshme dhe vazhdon të mbetet plagë e hapur e luftës së fundit në Kosovë. Ajo ka diskutuar shumë rreth kësaj
Lexo më shumë
Pyetja lidhet konkretisht me raportimet e saja të fundit, ku temë e diskutimit natyrisht se ka qenë edhe çështja e të pagjeturave, siç çështje e ndjeshme dhe vazhdon të mbetet plagë e hapur e luftës së fundit në Kosovë. Ajo ka diskutuar shumë rreth kësaj teme, e cila do të jetë pjesë e dialogut në të ardhmen, që e përmendi edhe sot zoti Mustafa. Kjo temë, thuhet shpesh, do të diskutohet në Bruksel dhe duhet të ketë edhe pajtueshmërinë e të dy palëve. Unë e kisha një pyetje lidhur me qëndrimin e palës serbe për trajtimin e kësaj çështjeje në Bruksel? Cilat janë obligimet e palës kosovare? A i ka delegacioni kosovar të gjitha informatat, përfshirë edhe listën e të pagjeturve, lokacionet lidhur me këtë çështje shumë të ndjeshme që vazhdon të preokupojë secilin qytetar të Republikës së Kosovës dhe çfarë duhet të presin qytetarët e Kosovës se do të arrihet konkretisht nga një marrëveshje e tillë? Po e them këtë, sepse ne muajve që do të vijnë do t’i kemi përvjetorët e shumtë dhe është fatkeqësi që çdo vit po përballemi me një numër të njëjtë të të pagjeturve. Nuk ka ende asnjë lajm e asnjë informatë, përkundër vullnetit që e ka treguar pala kosovare, pra ka një barrikadim të shtuar të palës serbe për t’u kthyer të pagjeturit në shtetin e Kosovës. |
Edita Tahiri | Jo |