Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
26/02/2015 | Metalurgji |
Këtu para jush, unë kam një dokument, një fotografi e cila flet për Minierën e Drazhnjës, e cilashfrytëzohet nga zyrtarë të lartë të partisë së kryeministrit, të LDK-së, tash e pesëmbëdhjetë vjet.Kjo minierë është një pronë e “Trepçës”, është
Lexo më shumë
Këtu para jush, unë kam një dokument, një fotografi e cila flet për Minierën e Drazhnjës, e cila shfrytëzohet nga zyrtarë të lartë të partisë së kryeministrit, të LDK-së, tash e pesëmbëdhjetë vjet. Kjo minierë është një pronë e “Trepçës”, është në pronësi të “Trepçës”, është shkatërruar komplet duke abuzuar skajshmërisht me të dhe, jo nga opozita, jo nga Aleanca, jo nga partitë tjera, por nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në territorin në të cilin e udhëheq si bastion të vetin qe pesëmbëdhjetë vjet, bashkëpunëtorë të afërt të kryeministrit Mustafa. Kjo është në kundërshtim edhe me Kushtetutën, po e lexoj, përveç që Kushtetuta e Kosovës përcakton përdorimin e pasurisë dhe burimeve natyrore, sanksionon dhe mbrojtjen tyre të veçantë. |
Isa Mustafa | Jo |
12/03/2015 | Anti-Korrupsion |
I nderuar kryeministër, Sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë çështje të cilat po e pengojnë ecjen përpara të Kosovës. Mirëpo, në memorien kolektive të qytetarëve tanë, korrupsioni daton qysh herët dhe nis meFondin e 3%-shit, për të cilin j
Lexo më shumë
I nderuar kryeministër, Sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë çështje të cilat po e pengojnë ecjen përpara të Kosovës. Mirëpo, në memorien kolektive të qytetarëve tanë, korrupsioni daton qysh herët dhe nis me Fondin e 3%-shit, për të cilin ju keni qenë përgjegjës. Kemi indikacione që në këtë procesin e themelimin e Gjykatës Speciale, jeni duke negociuar që ky fond të mos hetohet dhe të mos jetë pjesë e këtyre hetimeve të cilat po ndodhin. |
Isa Mustafa | Po |
21/05/2015 | Sociale |
Pyetja konkrete është, për pensionet e Zvicrës, a i keni kryer obligimet siQeveri, në mënyrë që marrëveshja ndërmjet dy shteteve të marrë formë zyrtare dhe njerëzit t’imarrin pensionet e tyre?
Pra, shtetasit të cilët kanë punuar një kohë të gjatë
Lexo më shumë
Pyetja konkrete është, për pensionet e Zvicrës, a i keni kryer obligimet si Qeveri, në mënyrë që marrëveshja ndërmjet dy shteteve të marrë formë zyrtare dhe njerëzit t’i marrin pensionet e tyre? |
Isa Mustafa | Jo |
21/05/2015 | Administratë |
Pyetja ka të bëjë me borde, përsëri për moskompletimin e tyre. Në këtë rast edhe me AKPnë.Ju e dini sa reagime po vijnë nga bizneset të cilët kanë me mijëra raste kontestuese, e Qeverias’po flet. Jemi futur më në muajin e katërt a të pestë të punës
Lexo më shumë
Pyetja ka të bëjë me borde, përsëri për moskompletimin e tyre. Në këtë rast edhe me AKPnë. Ju e dini sa reagime po vijnë nga bizneset të cilët kanë me mijëra raste kontestuese, e Qeveria s’po flet. Jemi futur më në muajin e katërt a të pestë të punës dhe asnjë veprim në këtë kuptim. Prandaj, kishim dashur të marrim një përgjigje si Kuvend. |
Isa Mustafa | Jo |
17/09/2015 | Punë të Brendshme |
Unë këtu para vetes e kam një dokument të nënshkruar nga Isa Mustafa në cilësinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, ku shkruan, po citoj: “Serbia konsideron se në pajtim me Ligjin vendor dhe ndërkombëtar, përkatësisht Rezolutën 1244, prona b
Lexo më shumë
Unë këtu para vetes e kam një dokument të nënshkruar nga Isa Mustafa në cilësinë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, ku shkruan, po citoj: “Serbia konsideron se në pajtim me Ligjin vendor dhe ndërkombëtar, përkatësisht Rezolutën 1244, prona brenda territorit të Kosovës është në pronësi të Serbisë sipas rregullimit specifik provincial dhe në pajtueshmëri të plotë me Kushtetutën e Serbisë dhe ky dokument ka inicialet e Isa Mustafës. Pyetja ime është, pavarësisht a është ai sot këtu apo ka ikur e po fshihet skutave, të na japë përgjigje dhe të konfirmojë a qëndron prapa inicialeve në këtë marrëveshje dhe të konfirmojë a e ka vënë nënshkrimin e vet në këtë marrëveshje? Kaq kam. Dhe, po e thërras që të vijë edhe një herë në Kuvend dhe të raportojë a është e konfirmuar me inicialet e tij ajo që lexova më parë, do të thotë a ka vënë Isa Mustafa nënshkrim në marrëveshjen ku thuhet, Serbia konsideron se në pajtim me ligjin vendor dhe ndërkombëtar, përkatësisht Rezolutën 1244 prona brenda territorit të 17 Kosovës është në pronësi të Serbisë sipas rregullimit specifik provincial dhe në pajtueshmëri të plotë me Kushtetutën e Serbisë. E thërras sot të vijë në këtë Kuvend dhe ta konfirmojë a janë këto iniciale të Isa Mustafës në këtë marrëveshje. |
Isa Mustafa | Jo |
16/06/2016 | Punë të Brendshme |
Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kohore, kur Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi nënshkruan ose përgatiteshin të nënshkruajnë dy marrëveshjet shkatërruese për vendin, ky Kuvend dhe deputetët e opozitës në vazhdimësi ngritën pyetje, në të cilat asnjëherë nu
Lexo më shumë
Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë kohore, kur Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi nënshkruan ose përgatiteshin të nënshkruajnë dy marrëveshjet shkatërruese për vendin, ky Kuvend dhe deputetët e opozitës në vazhdimësi ngritën pyetje, në të cilat asnjëherë nuk morën përgjigje, respektivisht ata erdhën të deklarohen para Kuvendit vetëm pas nënshkrimit. E njëjta po ndodh edhe sot, kur kemi përpjekje të Serbisë që përfundimisht të ndajë veriun e vendit përmes kolonizimit dhe projektit të ashtuquajtur “Lugina e diellit”, i cili më 9 qershor është inauguruar nga zëvendësi i Isa Mustafës. Ne sot kemi bërë pyetje parlamentare se çfarë ka ndërmarrë si shtet, si Qeveri, si kryeministër për t’i ndalë, e ai nuk është këtu. Prandaj, pyetja jonë do të vazhdojë deri sa ai të përgjigjet, po ashtu siç do të vazhdojë edhe kundërshtimi për një përpjekje të tillë për rikolonizim të vendit 16 vjet pas lufte |
Isa Mustafa | Jo |
07/07/2016 | Financa |
Vlerësimi për mjedisin e kontrollit, sipas raportit të prezantuar për kontrollin e brendshëm në bazë të raportit të Ministrisë së Financave për Mbikëqyrjen e Brendshme të Financave Publike del se ka një rënie të cilësisë në punë, rënie të përgjegjësisë s
Lexo më shumë
Vlerësimi për mjedisin e kontrollit, sipas raportit të prezantuar për kontrollin e brendshëm në bazë të raportit të Ministrisë së Financave për Mbikëqyrjen e Brendshme të Financave Publike del se ka një rënie të cilësisë në punë, rënie të përgjegjësisë së mbikëqyrjes për 6,6%. Është e njohur se gjatë qeverisjes së PDK-së kontrolli i financave publike ka qenë një pikë e dobët. Tani gjatë qeverisjes së përbashkët paska ndodhur edhe një keqësim i situatës, gjë që e vërtetojnë edhe burimet e brendshme të ministrisë. Raporti juaj përpiqet ta arsyetojë këtë përkeqësim të situatës, duke akuzuar partnerin tuaj aktual të koalicionit, PDK-në, se gjatë vitit 2014 ka bërë mashtrime në vlerësimin e punës së organizatave buxhetore dhe se këtë vit vlerësimi është më real. Prandaj, pyetja është: A mund të shpjegoni këtu para deputetëve konkretisht arsyet, pse gjatë qeverisjes së PDK-së vlerësimet e brendshme kanë qenë mashtrim? Nëse shifrat tregojnë përkeqësim të situatës mbi çfarë kriteresh e bazoni konkluzionin, se ka përmirësim gjatë qeverisjes së përbashkët, pra gjatë vitit 2015? |
Avdullah Hoti | Po |
11/10/2016 | Drejta të Njeriut |
Bëhet fjalë për vitin 2012, kontrata për shitjen e Distribucionit të KEK-ut, e cila u realizua për 26,3 milionë euro. Atë kohë u premtua se do të investohen rreth 300 milionë euro dhe se nuk do të ketë largim të punëtorëve. Ky premtim u pat bërë nga ish-
Lexo më shumë
Bëhet fjalë për vitin 2012, kontrata për shitjen e Distribucionit të KEK-ut, e cila u realizua për 26,3 milionë euro. Atë kohë u premtua se do të investohen rreth 300 milionë euro dhe se nuk do të ketë largim të punëtorëve. Ky premtim u pat bërë nga ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj dhe ish-kryeministri Hashim Thaçi, tash i ashtuquajtur president i Kosovës dhe jo që nuk u investuan 300 milionë, por realisht brenda këtyre viteve u larguan nga puna 300 punëtorë, të cilët kishin kontrata të përhershme. Dhe, pyetja ime ishte pikërisht të thërrasim në përgjegjësi ata të cilët morën këtë vendim dhe të japin llogari ata të cilët sot po promovojnë projektet e tilla. Mirëpo, meqë ata nuk janë këtu, unë pyetjen time do ta bart për seancën e radhës dhe të radhës dhe të radhës, derisa ata të vijnë dhe të na njoftojnë se çfarë do të ndodhë me fatin e 300 punëtorëve dhe rrjedhimisht kush do të japë llogari për shkelje të vazhdueshme të Ligjit të punës dhe të ligjeve të tjera në këtë vend. |
Blerand Stavileci | Jo |
28/10/2016 | Drejta të Njeriut |
Në vitin 2012 kontrata për shitjen e distribucionit të KEK-ut u realizua për 26.3 milionë euro. Atë kohë u premtua se do të investohen rreth 300 milionë euro dhe se nuk do të ketë largim të punëtorëve. Ky premtim u pati bërë nga ish-ministri i Zhvillimit
Lexo më shumë
Në vitin 2012 kontrata për shitjen e distribucionit të KEK-ut u realizua për 26.3 milionë euro. Atë kohë u premtua se do të investohen rreth 300 milionë euro dhe se nuk do të ketë largim të punëtorëve. Ky premtim u pati bërë nga ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj dhe ish-kryeministri Hashim Thaçi, tash i ashtuquajtur president i Kosovës. Ajo çka po ndodh në këto tre vjetët e fundit është se nuk janë investuar 300 milionë, por janë larguar 300 punëtorë nga puna dhe së fundi në këta dy muajt e fundit, 100 të fundit. Dje kanë protestuar përsëri dhe problemeve të tyre u është shtuar edhe një padrejtësi e radhës, do të thotë fillimisht është shkelur Ligji i punës, kurse më pas pikërisht Inspektorati i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ka shfuqizuar vendimin e KEDS-it, duke e konsideruar si të papranueshëm dhe të jashtëligjshëm, ka kërkuar që këta punëtorë të kthehen në punë. Ajo çka po ndodh është se punëtorët janë në rrugë, do të thotë mbi 300 punëtorë janë në rrugë, ndërkohë që Qeveria në pyetjet tona të ngritura tani e sa kohë, se cilat masa po i ndërmerr që të zbatojë ligjin dhe të parandalojë KEDS-in që përmes kësaj shkelje flagrante të largojë 300 punëtorë dhe rrjedhimisht të rrezikojë 300 familje, ne nuk po marrim përgjigje. Ndoshta, edhe ministri Abdullahu, pasi është në mesin e ministrave këtu të vetëm, të cilët po përfaqësojnë sot, mund të na japë një përgjigje... |
Blerand Stavileci | Jo |
28/10/2016 | Sociale |
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë)
Z.Kryeministër, në mbledhjen e Komisionit parlamentarë për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, të mbajtur me 10 tetor 2016, Ministrja për Dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës znj. Edita Tah
Lexo më shumë
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë) Z.Kryeministër, në mbledhjen e Komisionit parlamentarë për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, të mbajtur me 10 tetor 2016, Ministrja për Dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës znj. Edita Tahiri tha se Qevria e RKS nuk i ka listat e personave të pagjetur, të rrëmbyer në luftën e fundit dhe se kjo është arsyeja, sipas saj, që kjo çështje ka mbetur pa iu shtruar Serbisë. Z.Kryeministër a mund të na e tregoni listën zyrtare të Republikës së Kosovës me të dhënat e personave të pagjetur dhe numrin e tyre? |
Isa Mustafa | Jo |
30/11/2016 | Drejta të Njeriut |
Rasti i vdekjes në burg i aktivistit Astrit Dehari, përbën shkelje të rëndë të pesë parimeve themelore të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Këtë konventë të jetësuar me vendimet e Gjykatës së Strasburgut sipas kuptimit të nenit 53, Kushtetuta
Lexo më shumë
Rasti i vdekjes në burg i aktivistit Astrit Dehari, përbën shkelje të rëndë të pesë parimeve themelore të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Këtë konventë të jetësuar me vendimet e Gjykatës së Strasburgut sipas kuptimit të nenit 53, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, institucionet tona janë të detyruara ta zbatojnë pikë për pikë. Duke marrë parasysh që kanë dështuar në zbatimin e ligjit, vendorët dhe ndërkombëtarët, dhe duke marrë parasysh që jeni përgjegjës direkt sipas ligjit vendor dhe ndërkombëtar për mohimin e së drejtës në jetë të Astrit Deharit, pyetja ime është: Kur do ta dorëzoni dorëheqjen tuaj? |
Isa Mustafa | Jo |