Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
16/04/2015 | Arsim |
Sot në Kosovë ekzistojnë 6 universitete publike, të cilat ofrojnë kryesisht programe të ngjashmetë studimit. Për dallim nga universitetet tjera, themelimi i Universitetit të Shkencave të Aplikuaratë Kosovës në Ferizaj, do t’i kontribuonte shumë zhv
Lexo më shumë
Sot në Kosovë ekzistojnë 6 universitete publike, të cilat ofrojnë kryesisht programe të ngjashme të studimit. Për dallim nga universitetet tjera, themelimi i Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Kosovës në Ferizaj, do t’i kontribuonte shumë zhvillimit industrial të regjionit të Ferizajt dhe Kosovës në përgjithësi, duke nxjerrë kuadro profesionale të profesionalizuara dhe profilizuara në shkencat e aplikuara, të gatshëm për tregun e punës. Me themelimin e këtij universiteti do të përfitonin studentë nga komunat, të cilat gravitojnë me Ferizajn, siç janë Lipjani, Shtimja, Kaçaniku, Vitia, Hani i Elezit, Shtërpca dhe Kllokoti. Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Kosovës do të ishte institucioni i vetëm i arsimit të lartë në fushën e shkencave të aplikuara në rajon, modern dhe atraktiv për studentët. |
Arsim Bajrami | Po |
21/05/2015 | Shëndetësi |
Çështja është - ndërtimi i Spitalit Regjional të Ferizajt.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë, në rishikimin e buxhetit të vitit2013, kishin ndarë mjete për fillimin e ndërtimit të Spitalit regjional të Ferizajt.Gjithash
Lexo më shumë
Çështja është - ndërtimi i Spitalit Regjional të Ferizajt. |
Imet Rrahmani | Po |
06/05/2015 | Mjedis |
Çështja është rreth Hidro-sistemit të Lepencit, gjegjësisht Ibër-Lepencit, por është çështja për Lepencin. Edhe ministri sigurisht, definitivisht është i gatshëm dhe sigurisht është interesuar për ta dëgjuar këtë pyetje dhe për të bashkëpunuar së
Lexo më shumë
Çështja është rreth Hidro-sistemit të Lepencit, gjegjësisht Ibër-Lepencit, por është çështja për Lepencin. Edhe ministri sigurisht, definitivisht është i gatshëm dhe sigurisht është interesuar për ta dëgjuar këtë pyetje dhe për të bashkëpunuar së bashku. Projekti i Ibër-Lepencit është projektuar në fund të viteve të ‘60-ta, ndërsa punimet për ndërtimin e tij kanë filluar në vitin 1970, kur në atë kohë është ndërtuar vetëm pjesa e Ibrit, ndërsa pjesa e Lepencit ekziston vetëm si projekt ideor, dhe jo vetëm ideor, por është projekt i cili nuk ka filluar ende së realizuari. Lepenci është një projekt sipas propozimit të studimit të Bankës Botërore nëpërmjet të cilit do të mundësohet një menaxhim i mirë i ujërave të Kosovës Juglindore, me qëllim të zhvillimit të sektorit të bujqësisë, ekonomisë dhe përgjithësisht të gjithë regjionit. Ky projekt do të mundësonte lidhjen e Ibrit me Lepencin, nëpërmjet dy kanaleve kryesore që shtrihen në Rrafshin e Kosovës. Me anë të këtij projekti do të mundësohej furnizimi me ujë të pijes për 500 mijë banorë dhe të qytetit, si për Ferizajn, Shtimen, Lipjanin, Graçanicën, Obiliqin, Fushë- Kosovën dhe Prishtinën, si mundësi rezervë. Projekti i Lepencit do të mundësonte ujë për industri, ujë për ujitje për 40 mijë hektarë të tokës bujqësore, menaxhimin e të gjitha prurjeve të ujërave në pjesën Juglindore të Kosovës, ku përfshihen lumenjtë Lepenci, Nerodimja dhe Shtimjanka, gjenerim të energjisë elektrike mbi 10 18 megavat nga hidrocentrali që planifikohet të ndërtohet, mbrojtjen e ambientit dhe mbrojtjen nga vërshimet. |
Ferid Agani | Po |