Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
02/03/2017 | Punë të Brendshme |
Në seancën e mbajtur më 4 gusht 2016 e kam ngritur çështjen lidhur me statusin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Kam kërkuar të rregullohet statusi i qëndrimit të tyre, lehtësimi i procedurave të fitimit të shtetësisë së Kos
Lexo më shumë
Në seancën e mbajtur më 4 gusht 2016 e kam ngritur çështjen lidhur me statusin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Kam kërkuar të rregullohet statusi i qëndrimit të tyre, lehtësimi i procedurave të fitimit të shtetësisë së Kosovës, për arsye se qëndrojnë në Republikën e Kosovës nga viti 1999, si pasojë e gjendjes ekonomike dhe presionit intensiv policor e ushtarak që u bëhet atje nga policia serbe, të cilat de fakto edhe i plotësojnë kushtet e shtetësisë, sepse jetojnë nga viti 1999 apo, mund të them, qe 17 vjet në Kosovë, dhe nuk kanë shtetësi. Kam propozuar që në nenin 5 dhe nenet 31 e 32 të Ligjit nr. 04/L-215 për shtetësi të Kosovës të parashihet forma e fitimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës për këta qytetarë nga Lugina e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Pyetja ime për zotin ministër ishte lidhur me çështjen e ngritur si më lart. Pra, a është marrë ndonjë veprim për të rregulluar statusin e këtyre qytetarëve, të cilët ballafaqohen çdo ditë me probleme të ndryshme për zhvillimin e një jete normale për t’i realizuar të drejtat e tyre elementare, si pasojë e mungesës së statusit të tyre. |
Skënder Hyseni | Jo |