Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
12/02/2015 | Administratë |
Pyetja i është drejtuar ministrit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, se a e njeh ky ministër pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe cila është arsyeja, që ai refuzon t’i përdorë logot e Ministrisë me stemën e Republikës së Kosovës? Shpresoj që mini
Lexo më shumë
Pyetja i është drejtuar ministrit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, se a e njeh ky ministër pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe cila është arsyeja, që ai refuzon t’i përdorë logot e Ministrisë me stemën e Republikës së Kosovës? Shpresoj që ministri do të përgjigjet në këtë pyetje. Nëse s’më përgjigjet mua, do t’i përgjigjet kryeministrit. |
Ljubomir Marić | Jo |
26/03/2015 | Siguri |
Me buxhetin e shtetit të Serbisë, aktualisht po ndërtohen banesa kolektive për serbët në pjesën veriore, por edhe për serbët, që asnjëherë nuk kanë jetuar në Kosovë, pra, kolonët serbë, në lagjet ku shumica janë shqiptarë. Në të njëjtën kohë shqiptarëve
Lexo më shumë
Me buxhetin e shtetit të Serbisë, aktualisht po ndërtohen banesa kolektive për serbët në pjesën veriore, por edhe për serbët, që asnjëherë nuk kanë jetuar në Kosovë, pra, kolonët serbë, në lagjet ku shumica janë shqiptarë. Në të njëjtën kohë shqiptarëve nuk u lejohet t’i rindërtojnë shtëpitë e tyre, në trojet e tyre të djegura nga Serbia. Zonja ministre, a janë këto veprime të Qeverisë së Serbisë dhe komunës së integruar, sipas jush, të Mitrovicës në veri, në përputhje me marrëveshjen që ju e keni nënshkruar në Bruksel? Nëse nuk janë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, çka jeni duke ndërmarrë që ta pengoni atë që po ndodh në Lagjen e Boshnjakëve, përveç deklaratave pompoze, të cilat nuk e kanë asnjë efekt atje në terren? |
Edita Tahiri | Po |
26/03/2015 | Sociale |
Ne lidhje me marrëveshjen me Zvicrenpër sigurimet shoqërore.
Në rekomandimet, në njërën nga 8 rekomandimet e Kuvendit të Kosovës, më 10 shtator të vitit 2010, pra para 5 viteve ka qenë: Qeveria duhet të vendosë si prioritet rinegociimin e Marrëveshjes p
Lexo më shumë
Ne lidhje me marrëveshjen me Zvicren për sigurimet shoqërore. |
Arban Abrashi | Po |
21/05/2015 | Siguri |
Duke bërë koalicion me Listen Serbe, zoti kryeministër, ju i keni zëvendësuar përfaqësuesit eminoritetit serb me përfaqësuesit e shtetit të Serbisë dhe kështu i keni sjell dëm të madh vendit,po edhe minoritetit serb.Këto ditë keni deklaruar se strukturat
Lexo më shumë
Duke bërë koalicion me Listen Serbe, zoti kryeministër, ju i keni zëvendësuar përfaqësuesit e minoritetit serb me përfaqësuesit e shtetit të Serbisë dhe kështu i keni sjell dëm të madh vendit, po edhe minoritetit serb. Këto ditë keni deklaruar se strukturat e sigurisë së Serbisë do të shuhen, po në të vërtetë ato do të punësohen në institucionet e Kosovës. Të njëjtit me siguri do të vazhdojnë të punojnë për Serbinë, siç po bëjnë deputetët dhe ministrat e Listës Serbe. |
Isa Mustafa | Jo |
21/05/2015 | Arsim |
Me gjithë faktin që në Kosovë ka kuadro të kualifikuara për shkollat fillore dhe të mesme për tëgjitha lëndët, ka shumë raste kur drejtoritë e arsimit kanë punësuar në mënyrë të paligjshme, shpesh pa konkurs, individë të pakualifikuar. Po ashtu, ka raste
Lexo më shumë
Me gjithë faktin që në Kosovë ka kuadro të kualifikuara për shkollat fillore dhe të mesme për të gjitha lëndët, ka shumë raste kur drejtoritë e arsimit kanë punësuar në mënyrë të paligjshme, shpesh pa konkurs, individë të pakualifikuar. Po ashtu, ka raste që dihen se individë të caktuar kanë diploma të falsifikuara ndaj të cilëve jo vetëm se nuk është ndërmarrë asgjë, por të njëjtit punojnë derisa të kualifikuarit presin me vite të tëra për një vend pune. |
Arsim Bajrami | Jo |
04/06/2015 | Kulturë |
Më 29 janar të vitit 2014, në Artanë ka qenë takimi i parë për rivitalizimin e Kalasë së Artanësndërmjet përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Komunëssë Artanës dhe UNESCO-s.Kjo e fund është duke bërë implementimin
Lexo më shumë
Më 29 janar të vitit 2014, në Artanë ka qenë takimi i parë për rivitalizimin e Kalasë së Artanës ndërmjet përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Komunës së Artanës dhe UNESCO-s. Kjo e fund është duke bërë implementimin e projektit për Kalanë e Artanës me donacionet e Bashkimit Evropian. Gjatë muajit qershor dhe korrik 2014 është kryer faza e parë e hapjeve dhe matjeve të mureve të kalasë nga kompania kroate “Omega-Inxhinjering” nga Dubrovniku, nga e cila është bërë edhe plani menaxhues për kalanë. Punët e radhës për rivitalizimin e kalasë ju kanë dhënë jo rastësisht kompanisë “Koto” nga Beogradi. Kompania në fjalë ka kryer edhe më herët punë në territorin e Kosovës, saktësisht në kishat dhe manastiret ortodokse. |
Kujtim Shala | Po |
04/06/2015 | Sociale |
Unë i jam drejtuar ministrit të Diasporës, meqë çështja ka të bëjë edhe me ata njerëz që kanëkontribuar shumë nga Diaspora. Fjala është për 3 000 qytetarë të Kosovës që janë pensionuar nëZvicër, e nuk po mund t’i realizojnë pensionet e tyre për shk
Lexo më shumë
Unë i jam drejtuar ministrit të Diasporës, meqë çështja ka të bëjë edhe me ata njerëz që kanë kontribuar shumë nga Diaspora. Fjala është për 3 000 qytetarë të Kosovës që janë pensionuar në Zvicër, e nuk po mund t’i realizojnë pensionet e tyre për shkak të mospërmbushjes së obligimeve nga Qeveria e Kosovës. Për këtë çështje Kuvendi e ka nxjerrë një rezolutë para pesë vjetëve. Unë e kam pyet ministrin Abrashi para tre muajve, e ai atëherë ka thënë se çështjet po lëvizin, por në ndërkohë këta qytetarë të cilët kanë halle janë interesuar të marrin përgjigje në ministri, e nuk kanë marrë asnjë përgjigje, mandej as që janë pranuar nga ministri Abrashi. Atëherë është mirë që ministri, meqë e ka marrë përsipër të përgjigjet në këtë pyetje, të na thotë se çka ka ndërmarrë gjatë këtyre tre muajve të fundit, në mënyrë që kjo e drejtë legjitime e këtyre pensionistëve të realizohet sa më shpejt. |
Arban Abrashi | Po |
30/07/2015 | Shëndetësi |
Mjkët e QKUK-së të cilët kishin referuar pacientë të vdekur për fondin për trajtim jashtë vendit përmes Ministrisë së Shëndetësisë kanë kërkuar të holla nga Ministria e Shëndetësisë për spitalet private “International Hospital Medicine” nga T
Lexo më shumë
Mjkët e QKUK-së të cilët kishin referuar pacientë të vdekur për fondin për trajtim jashtë vendit përmes Ministrisë së Shëndetësisë kanë kërkuar të holla nga Ministria e Shëndetësisë për spitalet private “International Hospital Medicine” nga Turqia në Kosovë me arsyetimin se kishin trajtuar dy pacientë që kishin vdekur muaj më parë. A jeni njoftuar me rastin, nëse jeni, çka do të ndërmerrni ndaj mjekësve të QKUK-së, klinikës kardiologjisë, inspektoratit shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë dhe bordit etik. A do të inicioni mbylljen e spitalit turk për shkak të skandaleve të njëpasnjëshme? |
Imet Rrahmani | Jo |
30/07/2015 | Arsim |
Zoti ministër maturantët e Kosovës gjatë 10 -15 vjetëvetë fundit po shkojnë në ekskursione në fillim të vitit shkollor. Kështu që në vend se tëkoncentrohen në mësim, ata po koncentrohen një herë në ekskursione më vonë në ahengje tëtjera si mbrëmjet e mat
Lexo më shumë
Zoti ministër maturantët e Kosovës gjatë 10 -15 vjetëve të fundit po shkojnë në ekskursione në fillim të vitit shkollor. Kështu që në vend se të koncentrohen në mësim, ata po koncentrohen një herë në ekskursione më vonë në ahengje të tjera si mbrëmjet e maturës, të paramaturës e kështu me radhë dhe po e humbin koncentrimin për angazhim në mësime. Ekskursionet nuk po shfrytëzohen ashtu siç janë planifikuar për t’i vizituar vise të ndryshme me rëndësi historike të trojeve shqiptare. Ekskursion, ekzistojnë fakte se në ekskursionet shumë nxënës kohën kryesisht e kalojnë nëpër kafiteri duke konsumuar duhan, pije alkoolike, madje edhe substanca narkotike dhe merren edhe me çështje tjera që nuk iu përkasin nxënësve. Po ashtu dihet se nga tenderët për ekskursione në shumë raste përfitojnë ata që po merren me organizmin e këtyre tenderëve, e këto janë autoritetet e shkollave. Nga këto ekskursione nuk po përfitojnë pothuajse asgjë të mirë nxënësit përkundrazi ata po humbin në çdo aspekt, prandaj zoti ministër është e domosdoshme që ministria që e drejtoni të ndërmerr veprime konkrete që e rregullojnë këtë çështje sa më parë. Së pari në ekskursion mund të dërgohen vetëm nxënësit me sjellje dhe sukses shumë të mirë dhe të shkëlqyeshëm. Ekskursionet patjetër mendoj që duhet të organizohen në fund të vitit, pra në pranverë e jo në vjeshtë kur fillon mësimi MASHT-i duhet ta hartojë një plan edukativo arsimor që do të realizohet gjatë ekskursionit, tenderet për ekskursione do të duhej t’i menaxhojnë përfaqësuesit e nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve. Nëse nuk ndërmerren këto masa ekskursionet është më mirë të ndërpriten se sa të shkojnë kështu qysh kanë shkuar deri tash. |
Arsim Bajrami | Po |
23/07/2015 | Punë të Jashtme |
Zoti kryeministër, nënkryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq para disa dite kadeklaruar se ka qenë pjesë e delegacionit të Serbisë në bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel. Kurnënkryetarin Rakiq e kanë pyetur si është e mundur një zyrtarë i
Lexo më shumë
Zoti kryeministër, nënkryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq para disa dite ka deklaruar se ka qenë pjesë e delegacionit të Serbisë në bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel. Kur nënkryetarin Rakiq e kanë pyetur si është e mundur një zyrtarë i Kosovës të jetë pjesë e delegacionit të një shteti të huaj në bisedime me shtetin e tij, ai është përgjigjur: nëse ata, pra fjalën e ka pasur për institucionet e Kosovës dhe ju konkretisht zoti kryeministër, konsiderojnë se komunat e veriut janë pjesë e Kosovës atëherë pse ata duhet të bisedojnë me Beogradin, pse nuk thonë kjo është jona dhe nuk kemi çfarë të bisedojmë. Pra, ju pse s’i thoni kështu Beogradit. |
Isa Mustafa | Po |
23/07/2015 | Arsim |
Zoti ministër, bazuar në listën e çerdheve për fëmijë, del se në Kosovë ka më shumë çerdhe private se publike.Por, çerdheve të licencuara private ia shtojmë edhe çerdhet ilegale numri i të cilave nuk dihetatëherë disproporcioni në favor të çerdheve priva
Lexo më shumë
Zoti ministër, bazuar në listën e çerdheve për fëmijë, del se në Kosovë ka më shumë çerdhe private se publike. Por, çerdheve të licencuara private ia shtojmë edhe çerdhet ilegale numri i të cilave nuk dihet atëherë disproporcioni në favor të çerdheve private rritet. Duke pasur parasysh se arsimi parauniversitar është në kompetencat e komunave por pasi që MASHT-i i licencon çerdhet private drejtoritë komunale të arsimit nuk i mbikëqyrin këto çerdhe, pra çerdhet private kështu del se çerdhet private nuk kontrollohen nga askush. Edhe diçka kam shtuar këtu vetë, pra çerdhet private nuk iu kontrollohet as programi, as ushqimi, as kushtet e punës, të qëndrimit, as kualifikimi i edukatoreve, janë jashtë kontrollit edhe pse dihet se ato luajnë rol të madh në ndërtimin e personalitetit të fëmijëve. Viteve të fundit ministër, buxheti për ndërtimin e çerdheve ka rënë dhe numri i çerdheve private po rritet. Bazuar në informata zyrtare në çerdhet publike në Kosovë ka vend vetëm për 3% të fëmijëve. |
Arsim Bajrami | Po |
16/07/2015 | Ekonomi |
Sipas Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, vetëm 1% të derivateve të importuara të naftës ikontrollohet formalisht cilësia. Shoqata ka kërkuar që në kufij të stacionohen laboratorët,ndërkohë nga informatat që na vijnë nga terreni tash për tash nuk ka gati
Lexo më shumë
Sipas Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, vetëm 1% të derivateve të importuara të naftës i kontrollohet formalisht cilësia. Shoqata ka kërkuar që në kufij të stacionohen laboratorët, ndërkohë nga informatat që na vijnë nga terreni tash për tash nuk ka gati asnjë kontroll në pikat kufitare. Doganat e kontrollojnë vetëm dokumentacionin, që është një kontroll tepër fiktiv. Ju zonja ministre, në fillim të mandatit keni thënë që çdo gjë që e mbulon ministria do të merret seriozisht në çështjen e kontrollit të naftës dhe se pika investuese janë në të gjitha pikat kufitare, përveç në veri. Realiteti është krejt ndryshe, në tregun tonë po depërton nafta jocilësore. Specialistët e pulmologjisë tashmë kanë konfirmuar se është vërtetuar se nafta dhe nënproduktet e saj janë shkaktarë të sëmundjeve të rënda, siç është kanceri i mushkërive dhe ka raste të helmimit kronik nga plumbi, që është me sasi tepër të madhe në naftë. |
Hikmete Bajrami | Po |
16/07/2015 | Arsim |
Bazuar në të gjeturat e Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014, në Universitetin Publik të Pejësdhe në Universitetin Publik të Prizrenit, gjatë vitit akademik që ka përfunduar, profesorët nuk ekanë mbajtur rreth 1/3 e orëve të mësimit për të cilat janë
Lexo më shumë
Bazuar në të gjeturat e Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014, në Universitetin Publik të Pejës dhe në Universitetin Publik të Prizrenit, gjatë vitit akademik që ka përfunduar, profesorët nuk e kanë mbajtur rreth 1/3 e orëve të mësimit për të cilat janë paguar, gjë që është natyrisht një shkelje e rëndë. Po ashtu, në të njëjtat universitete publike, edhe në Prizren, edhe në Pejë, nuk është zbatuar urdhri i ministrit për nivelimin e pagave të bordeve dhe kështu ata kanë marrë 59 000 euro më shumë sesa u ka takuar me ligj. Edhe kjo është një shkelje e rëndë. Çështja e tretë, sipas Auditorit, janë tekstet shkollore për vitin 2014, të cilat më shumë se që janë përdorur, ka tekste domethënë që s’kanë hyrë në përdorim, se janë botuar më shumë se që ka pasur nevojë, janë në vlerë prej 235 000 eurove, kurse ato kanë mbetur nëpër depot e DKA-ve të pashfrytëzuara. Dhe, çështja e fundit, gjatë vitit 2014, në emër të botimit të librave shkencore, ministria ka ndarë 1 milion e 251 mijë e 361 euro. Pjesa më e madhe këtyre librave për shkak të mosndarjes si duhet, apo mosmenaxhimit të duhur, janë vendosur nëpër bodrumet e Bibliotekës Universitare, ku, sipas Auditorit, edhe kushtet për të qëndruar atje janë shumë të këqija dhe ato libra për një kohë të shkurtër mund të dëmtohen edhe fizikisht. |
Arsim Bajrami | Po |
09/07/2015 | Arsim |
AKP-ja në Gjilan e ka filluar procedurën e shitjes së çerdhes së fëmijëve “Intez” të ndërtuar nëvitet e ‘70-ta me kontributin e qytetarëve të Gjilanit që asokohe punonin në industrinë e tekstilitnë Gjilan. Njëjtë po veprohet edhe me tru
Lexo më shumë
AKP-ja në Gjilan e ka filluar procedurën e shitjes së çerdhes së fëmijëve “Intez” të ndërtuar në vitet e ‘70-ta me kontributin e qytetarëve të Gjilanit që asokohe punonin në industrinë e tekstilit në Gjilan. Njëjtë po veprohet edhe me truallin e ish-ndërmarrjes “Ekonomia e pyjeve”, që gjendet në mes të kompleksit të shkollave të mesme në Gjilan. Gjilani me 100 mijë banorë nga 3 çerdhet e ndërtuara në vitet e ‘70-ta po mbetet vetëm me një çerdhe publike. Njërën çerdhe e ka prishur komuna dhe një pjesë të vendit ku ka qenë çerdhja tani po e uzurpon një kompani e ndërtimeve të larta, ndërsa çerdhja është bartur në një objekt të papërshtatshëm privat, për të cilin komuna paguan qira. Edhe për çerdhen “Intez”, Komuna i paguan qira AKPsë, edhe pse në moment të parë duket se kjo kompetencë është e AKP-së ose e komunës pritet nga ju që të mos lejoni përkeqësimin e gjendjes sidomos në nivelin parashkollor. |
Arsim Bajrami | Po |
17/09/2015 | Arsim |
Unë do t’i lexoj pyetjet edhe pse këtij abstenimi masiv të Qeverisë po i vjen era dorëheqje. Ku dihet, ndoshta këta kanë vendosur t’i përgjigjen ftesës së qytetarëve dhe opozitës dhe është takimi i fundit. Do t’i bëj këto pyetje, e të d
Lexo më shumë
Unë do t’i lexoj pyetjet edhe pse këtij abstenimi masiv të Qeverisë po i vjen era dorëheqje. Ku dihet, ndoshta këta kanë vendosur t’i përgjigjen ftesës së qytetarëve dhe opozitës dhe është takimi i fundit. Do t’i bëj këto pyetje, e të dalë ku të dalë. Kësaj pyetje mund t’i përgjigjet edhe kryeministri, që vërtet nuk është kurrkah. Zoti ministër, shumica e dyfishtë që i është njohur padrejtësisht si privilegj minoritetit serb në Kuvendin e Kosovës e që duhet të hiqet si praktikë, sepse po e bllokon punën e Kuvendit por edhe të proceseve demokratike në përgjithësi, këto ditë u aplikua edhe në Qeverinë e Kosovës. Ministrat serb në Qeverinë e Kosovës edhe pse pakicë, e stopuan procedimin e Ligjit për arsim të lartë në Kuvendin e Kosovës. Me këtë u pajtuat edhe ministri edhe Qeveria, edhe pse ministrat serb kanë pasur mundësi dhe kohë t’i bëjnë vërejtjet e tyre brenda afatit të paraparë. Si e arsyeton ministri dhe Qeveria këtë zvarritje të ligjeve me një kërkesë krejt të paarsyeshme? - kjo ka qenë pyetja ime. |
Arsim Bajrami | Jo |
17/09/2015 | Arsim |
Shkolla Fillore Agim Ramadani në fshatin Haxhaj të komunës së Gjilanit është rëndë e dëmtuar nga tërmeti i vitit 2004. Ekspertët e ndërtimtarisë menjëherë pas tërmetit e kanë pas klasifikuar këtë objekt shkollor si të dëmtuar rëndë dhe të papërdorshëm. M
Lexo më shumë
Shkolla Fillore Agim Ramadani në fshatin Haxhaj të komunës së Gjilanit është rëndë e dëmtuar nga tërmeti i vitit 2004. Ekspertët e ndërtimtarisë menjëherë pas tërmetit e kanë pas klasifikuar këtë objekt shkollor si të dëmtuar rëndë dhe të papërdorshëm. Me gjithë vlerësimin rreth 100 nxënës vazhdojnë t’i ndjekin mësimet në këtë shkollë edhe pasi që kanë kaluar njëmbëdhjetë vjet nga dëmtimi i shkollës. Zoti ministër, 151 qytetarë të Haxhajve, nëpërmjet peticionit kërkojnë nga ministria që e drejtoni ju, sa më parë të ndani mjete për ndërtimin e kësaj shkolle, në të cilën rrezikohen çdo ditë nxënësit dhe mësimdhënësit që zhvillojnë mësim në këtë shkollë. Zoti ministër, duke e vlerësuar të drejtë dhe urgjente kërkesën e qytetarëve të Haxhajve i bashkohem kërkesës së qytetarëve të Haxhajve dhe kërkoj që ndërtimi i kësaj shkolle të planifikohet në Buxhetin e vitit 2016. Peticionin dhe fotografitë e shkollës së Haxhajve i kam përcjellë në kabinetin tuaj më 15 korrik 2015, pasi që mos ndërtimi i shkollës do të ndikojë në migrimin e banorëve të Haxhajve, unë kërkoj që kjo çështje të merret me seriozitetin më të madh. |
Arsim Bajrami | Jo |
06/05/2015 | Mjedis |
Së pari dëshiroj të theksoj se këtë pyetje e kam bërë kur Kosova ballafaqohej me vërshime, e tash pothuajse po ballafaqohet me thatësi dhe ky farë ndryshimi i madh në terren flet edhe për mungesën e efikasitetit në këtë Kuvend, i cili po degradon siç po
Lexo më shumë
Së pari dëshiroj të theksoj se këtë pyetje e kam bërë kur Kosova ballafaqohej me vërshime, e tash pothuajse po ballafaqohet me thatësi dhe ky farë ndryshimi i madh në terren flet edhe për mungesën e efikasitetit në këtë Kuvend, i cili po degradon siç po degradojnë të gjitha institucionet e Kosovës. |
Ferid Agani | Po |
09/06/2016 | Administratë |
Zoti kryeministër, që nga shkurti i këtij viti ju bashkë me partnerin tuaj të koalicionit keni paralajmëruar riformatimin e Qeverisë. Keni deklaruar se riformatimit të Qeverisë do t’i paraprijë vlerësimi i punës së ministrave. Zoti kryeministër, si
Lexo më shumë
Zoti kryeministër, që nga shkurti i këtij viti ju bashkë me partnerin tuaj të koalicionit keni paralajmëruar riformatimin e Qeverisë. Keni deklaruar se riformatimit të Qeverisë do t’i paraprijë vlerësimi i punës së ministrave. Zoti kryeministër, si e vlerësoni angazhimin e ministrave të kabinetit tuaj që me përkushtim janë angazhuar që Kosova të mos pranohet në UNESCO, në UEFA e FIFA, si dhe brohoritjet e tyre gjatë fushatës zgjedhore të Serbisë - “Kosova është zemra e Serbisë”, ose angazhimin e tyre për shpalljen e njëanshme të “Zajednicës”. A do të ketë vend për ministra e zëvendëskryeministra të tillë në kabinetin tuaj të riformatuar? Besoj se përgjigjen do ta marr nga kryeministri. |
Isa Mustafa | Jo |
09/06/2016 | Arsim |
Është konstatim i përgjithshëm, me të cilin jeni pajtuar edhe ju si Ministri, se tekstet shkollore për shkollat fillore për shumë arsye duhet të ndryshohen. Megjithatë, kanë kaluar shumë vjet dhe tekstet e njëjta po u ofrohen nxënësve. Po ashtu, për
Lexo më shumë
Është konstatim i përgjithshëm, me të cilin jeni pajtuar edhe ju si Ministri, se tekstet shkollore për shkollat fillore për shumë arsye duhet të ndryshohen. Megjithatë, kanë kaluar shumë vjet dhe tekstet e njëjta po u ofrohen nxënësve. Po ashtu, për shkollat e mesme profesionale mungojnë shumë tekste. Zoti ministër, çka keni ndërmarrë konkretisht që tekstet në vitin e ri shkollor të reformohen apo nxënësit do të jenë të obliguar të punojnë me tekste të njëjta shkollore, të cilat kanë plot defekte, e një ndër to edhe është volumi i madh i teksteve dhe çanta shumë e rëndë për nxënës, e po ashtu, a do të ketë tekste të reja për shkollat e mesme profesionale, të cilat mungojnë në masë të madhe. |
Arsim Bajrami | Po |
16/06/2016 | Sociale |
Zoti ministër, kjo është hera e tretë që brenda një viti e gjysmë e kam ngritur çështjen e pensioneve të shtetasve të Kosovës që janë pensionuar në Zvicër, por që nuk po i marrin pensionit për shkak të procedurave administrative që duhet t’i përmbu
Lexo më shumë
Zoti ministër, kjo është hera e tretë që brenda një viti e gjysmë e kam ngritur çështjen e pensioneve të shtetasve të Kosovës që janë pensionuar në Zvicër, por që nuk po i marrin pensionit për shkak të procedurave administrative që duhet t’i përmbushë Ministria që ju e drejtoni. Në përgjigjen tuaj të fundit patët premtuar se kjo çështje do të rregullohet brenda një muaji. Nga ajo kohë kanë kaluar 8 muaj, e pensionet ende nuk po u vinë qytetarëve tanë, pa fajin e tyre. Zoti ministër, Më njoftoni ku keni arritur me këto çështje dhe kur saktësisht pensionistët do t’i marrin pensionet e tyre të merituara nga Zvicra, e që nuk po i marrin për shkak të neglizhencës së Ministrisë që ju po e drejtoni? |
Arban Abrashi | Po |
16/06/2016 | Administratë |
Çështja e pyetjeve parlamentare është shumë problematike. Kryeministri dhe një pjesë e ministrave jo vetëm që nuk po vijnë këtu t’u përgjigjen pyetjeve parlamentare, e unë, pas vitit të ri, ua kam drejtuar 20 pyetje me shkrim kryeministrit d
Lexo më shumë
Çështja e pyetjeve parlamentare është shumë problematike. Kryeministri dhe një pjesë e ministrave jo vetëm që nuk po vijnë këtu t’u përgjigjen pyetjeve parlamentare, e unë, pas vitit të ri, ua kam drejtuar 20 pyetje me shkrim kryeministrit dhe disa ministrave, që kanë mundur t’u përgjigjen nga kabinetet e tyre. Dhe, nga ato pyetje i kam marrë dy përgjigje, një nga ministrja Bajrami dhe një nga ministri Jevtiq. Të tjerët nuk janë marrë me këto çështje. Mospërgjigjja ndaj pyetjeve është refuzim i kontrollit që e bëjnë deputetët mbi punën e Qeverisë, prandaj kjo çështje duhet të ngrihet në një nivel më serioz dhe t’u bëhet me dije këtyre zotërinjve se kanë obligim ligjor të përgjigjen para deputetëve, ose kjo çështje, kjo e drejtë duhet t’u merret deputetëve dhe të mos lejohen pyetje parlamentare, e le t’i grahin ata dhe bëjnë çka të donë, e ne të rrimë e t’i këqyrim deri ku do të shkojnë. Mirëpo, vërtet bën pyetje parlamentare e nuk vjen këtu. Bën pyetje parlamentare me shkrim, e mos u përgjigj as nëpër kabinetet e tyre, kjo është jashtë çdo mase. Pyetjeve të mia me shkrim janë përgjigjur vetëm 10%. 90% të pyetjeve parlamentare me shkrim nuk kanë marrë përgjigje dhe është vërtet brengosëse për të gjithë ne. |
Isa Mustafa | Jo |
07/07/2016 | Administratë |
(Pergjigjja i eshte deleguar ministres Tahiri) Zoti kryeministër, 433 ish-pjesëtarë të strukturave ilegale të Serbisë janë futur në sistemin e pagave nga janari i këtij viti, edhe pse nuk janë të punësuar. Në anën tjetër, mësimdhënësve të pensionuar nuk
Lexo më shumë
(Pergjigjja i eshte deleguar ministres Tahiri) Zoti kryeministër, 433 ish-pjesëtarë të strukturave ilegale të Serbisë janë futur në sistemin e pagave nga janari i këtij viti, edhe pse nuk janë të punësuar. Në anën tjetër, mësimdhënësve të pensionuar nuk po u jepen – nuk u paguhen 3 rrogat jubilare që u takojnë me ligj, me arsyetim se nuk ka para. Këtyre të fundit nuk po u pranohet as përvoja e punës e viteve të 90-ta, po ashtu, sipas jush, për mungesë të buxhetit, edhe pse dihet mirë kontributi i tyre gjatë atyre viteve. Janë edhe disa kategori të tjera që kanë kontribuar shumë për këtë vend dhe që e meritojnë dhe u takon me ligj përkrahja materiale, por nuk po e gëzojnë për shkak të mungesës së mjeteve financiare, ose, sipas jush, të FMN-së. Zoti kryeministër, Në cilin ligj e keni bazuar vendimin tuaj për t’u dhënë paga atyre që nuk janë të punësuar? Si e arsyetoni mospërmbushjen e obligimeve ligjore ndaj kategorive që u përmendën më lart |
Edita Tahiri | Po |
07/07/2016 | Financa |
Zoti ministër, në raportin që e keni sjellë për kontrollin e brendshëm të financave publike thuhet që ka probleme në regjistrim të transaksioneve të prokurimit, të menaxhimit të pasurisë të të hyrave vetjake e të ruajtjes dhe arkivimit të dokumentacionit
Lexo më shumë
Zoti ministër, në raportin që e keni sjellë për kontrollin e brendshëm të financave publike thuhet që ka probleme në regjistrim të transaksioneve të prokurimit, të menaxhimit të pasurisë të të hyrave vetjake e të ruajtjes dhe arkivimit të dokumentacionit, e deri te qasja e paautorizuar në të dhëna nga organizatat buxhetore. Këto të dhëna na dëshmojnë për korrupsion, si dhe na japin indikacione për krim të organizuar. Mosregjistrimi i transaksioneve, problemet në menaxhimin e pasurisë dhe të të hyrave vetjake nuk janë thjesht mungesë përvoje apo gabim në punë. Ato janë aktivitete me natyrë kriminale, pavarësisht nëse në dukje krijohet përshtypja se aty qëndron një zyrtar i thjeshtë. Shuma totale e këtyre keqpërdorimeve është, në fakt, shuma e krizës sonë të përgjithshme institucionale, ekonomike, ligjore e shoqërore. Pyetja është kjo, ministër: na listoni deri në detajet më të imta se cilat janë problemet me menaxhimin e pasurisë, transaksioneve, prokurimit, si dhe listën e organizatave buxhetore që i kanë këto probleme dhe emrat e zyrtarëve ligjërisht përgjegjës për këto abuzime? |
Avdullah Hoti | Po |
04/08/2016 | Administratë |
Në Projektligjin e rishikimit të Buxhetit për vitin 2016 nuk janë paraparë mjete për pagat e pjesëtarëve të “Civilna Zaštita”, të cilët po paguhen pa punuar fare. Pyetja ime është: Nga cili fond po i merrni paratë, që po i paguani këta
Lexo më shumë
Në Projektligjin e rishikimit të Buxhetit për vitin 2016 nuk janë paraparë mjete për pagat e pjesëtarëve të “Civilna Zaštita”, të cilët po paguhen pa punuar fare. Pyetja ime është: Nga cili fond po i merrni paratë, që po i paguani këta njerëz dhe cila është baza ligjore, mbi të cilën e keni marrë vendimin për t’i futur në listë të pagave dhe paguar 500 njerëz, që nuk janë të punësuar? |
Isa Mustafa | Jo |
04/08/2016 | Infrastrukturë |
Në shumë rrugë magjistrale të Kosovës mungojnë shenjat e komunikacionit, e sidomos ato horizontale, vija e bardhë në të dy anët e rrugës dhe vija e bardhë në mes të rrugës. Po ashtu, mungojnë edhe shumë tabela në hyrje dhe dalje të fshatrave, si dhe shen
Lexo më shumë
Në shumë rrugë magjistrale të Kosovës mungojnë shenjat e komunikacionit, e sidomos ato horizontale, vija e bardhë në të dy anët e rrugës dhe vija e bardhë në mes të rrugës. Po ashtu, mungojnë edhe shumë tabela në hyrje dhe dalje të fshatrave, si dhe shenjat orientuese që orientojnë shoferët, se si të arrijnë në destinacionin e caktuar. Pas reshjeve atmosferike zakonisht kalojnë disa ditë derisa nga rruga të largohet balta dhe gurët, që i hedh shiu. Edhe mbulimi i gropave nuk bëhet me kohë dhe as nuk rrafshohet arnimi si duhet. Asfaltimi i rrugëve ose riasfaltimi i tyre bëhet keq, sepse puna nuk mbikëqyret e pranimi teknik bëhet shkel e shko nga kompetentët. Zoti ministër, Çka planifikoni të ndërmerrni për të zgjedhur këto probleme në rrugët magjistrale të Kosovës, të cilat paraqesin probleme shumë serioze për vozitësit, mandej shkaktojnë edhe defekte në vetura, po edhe aksidente trafiku? |
Lutfi Zharku | Po |
19/02/2016 | Arsim |
Z.Ministër, jemi në pjesën e dytë të muajit janar. Viti akademik ka filluar para tre muaj e gjysmë, semestri i parë ka përfunduar, megjithatë kolgjete ende përmes mjeteve të informimit po thërrasin student të ri të regjistrohen. Ndaj kësaj shkelje të mad
Lexo më shumë
Z.Ministër, jemi në pjesën e dytë të muajit janar. Viti akademik ka filluar para tre muaj e gjysmë, semestri i parë ka përfunduar, megjithatë kolgjete ende përmes mjeteve të informimit po thërrasin student të ri të regjistrohen. Ndaj kësaj shkelje të madhe ministria që ju drejtoni po heshtë. Z. ministër, kjo dukuri e shëmtuar nuk paraqet shkelje të ligjit vetëm për kolegjet po edhe për MASHT-in dhe ju personalisht. Z.minstër pse nuk po e pengoni këtë shkelje serioze të ligjit ? |
Arsim Bajrami | Jo |
19/02/2016 | Qeverisje Lokale |
Z.ministër, strukturat paralele në Kosovë jo vetëm se nuk po shbëhen, e as nuk po reduktohen por ato edhe po shtohen. Me 25 Dhjetor të vitit 2015 Marko Gjuriq e ka emëruar Goran Stojkovicin koordinator të Qeverisë së Serbisë për Gjilanin, Viti, Dardanën
Lexo më shumë
Z.ministër, strukturat paralele në Kosovë jo vetëm se nuk po shbëhen, e as nuk po reduktohen por ato edhe po shtohen. Me 25 Dhjetor të vitit 2015 Marko Gjuriq e ka emëruar Goran Stojkovicin koordinator të Qeverisë së Serbisë për Gjilanin, Viti, Dardanën dhe Artanën. Stojkoviq zyrën e ka hapë në Kllokot. Cka keni ndëmarrë ju si ministër i pushtetit lokal për ta penguar këtë agresion administrativ të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës? |
Ljubomir Marić | Jo |
19/02/2016 | Punë të Brendshme |
Z. Kryeministër,strukturat paralele në Kosovë jo vetëm se nuk po shbëhen, e as nuk po reduktohen por ato edhe po shtohen. Me 25 Dhjetor të vitit 2015 Marko Gjuriq e ka emëruar Goran Stojkovicin koordinator të Qeverisë së Serbisë për Gjilanin, Viti, Darda
Lexo më shumë
Z. Kryeministër, strukturat paralele në Kosovë jo vetëm se nuk po shbëhen, e as nuk po reduktohen por ato edhe po shtohen. Me 25 Dhjetor të vitit 2015 Marko Gjuriq e ka emëruar Goran Stojkovicin koordinator të Qeverisë së Serbisë për Gjilanin, Viti, Dardanën dhe Artanën. Stojkoviq zyrën e ka hapë në Kllokot. Si e arsyetoni heshtjen e Qeverisë që ju e drejtoni, asnjë reagim, asnjë përpjekje për ta penguar një gjë të tillë, sikur këto që po ndodhin këtu të ndodheshin në një vend të huaj.Edhe pas këtij agresioni administrativ të Serbisë, ju e keni konfirmuar shkuarjen në Bruksel për të vazhduar me "normalizimin" e marrëdhënieve me Serbinë. |
Isa Mustafa | Jo |
19/02/2016 | Sociale |
Z.ministër, me 26 dhjetor të vitit 2015 keni deklaruar se gjatë vitit 2015 në Kosovë janë hapur 15.539 vende të reja pune.
Kërkoj nga ju ministër të më informoni ku saktësisht janë hapur këto vende të reja pune?
Z.ministër, me 26 dhjetor të vitit 2015 keni deklaruar se gjatë vitit 2015 në Kosovë janë hapur 15.539 vende të reja pune. Kërkoj nga ju ministër të më informoni ku saktësisht janë hapur këto vende të reja pune? |
Arban Abrashi | Jo |
19/02/2016 | Sociale |
Z. ministër në shtator të vitit të kaluar keni deklaruar (premtuar) se çështja e pensionistëve të pensionuar në Zvicërr do të rregullohet brenda një viti (në tetor 2015).
Ju lutem më njoftoni ku ka arritur ky proces dhe kur do të finalizohet?
Z. ministër në shtator të vitit të kaluar keni deklaruar (premtuar) se çështja e pensionistëve të pensionuar në Zvicërr do të rregullohet brenda një viti (në tetor 2015). Ju lutem më njoftoni ku ka arritur ky proces dhe kur do të finalizohet? |
Arban Abrashi | Jo |
19/02/2016 | Arsim |
Z.ministër, vendimi juaj për reciprocitet në lidhje me tesktet shkollore në mes të Kosovës dhe Serbisë e ka thy kërkesa e sekretarit të MKRS –së datë 16.09.2015 drejtuar Drejtorit të Doganeve të Kosovës dhe kërkesa të sekretarit të MASHT-it i cili
Lexo më shumë
Z.ministër, vendimi juaj për reciprocitet në lidhje me tesktet shkollore në mes të Kosovës dhe Serbisë e ka thy kërkesa e sekretarit të MKRS –së datë 16.09.2015 drejtuar Drejtorit të Doganeve të Kosovës dhe kërkesa të sekretarit të MASHT-it i cili ka kërkuar nga Dogana e Kosovës që t’i lirojë pajisjet laboratorike për Fakultetin ilegal të Shkecave Teknike në pjesën veriore të Mitrovicës. Tekstet shkollore për nxënësit shqiptar të Luginës së Preshevës ende po qëndrojnë të bllokuara. Z. ministër, kush ka autorizuar sekretarët e dy ministrive ta shkelin vendimin tuaj politik dhe çka keni ndërmarrë ju në lidhje me këtë skandal? |
Arsim Bajrami | Jo |
19/02/2016 | Arsim |
Z.ministër, ju me siguri jeni i informuar për vendimin e Ministrit të MASHT-it në lidhje me reciprocitetin në segmentin e shkëmbimit të teksteve shkollore më Republikën e Serbisë dhe kushtëzimin e lejimit të teksteve nga Kosova për nxënësit shqiptar të L
Lexo më shumë
Z.ministër, ju me siguri jeni i informuar për vendimin e Ministrit të MASHT-it në lidhje me reciprocitetin në segmentin e shkëmbimit të teksteve shkollore më Republikën e Serbisë dhe kushtëzimin e lejimit të teksteve nga Kosova për nxënësit shqiptar të Luginës së Preshevës të cilat autoritetet serbe i kanë bllokuar qe nga shtatori i vitit 2015. Për çudi sekretari i MRKS-së, z. Veton Frizi me 16.10.2015 ka kërkuar nga Drejtori i Doganave të Kosovës t’i lejoj tekstet shkollore nga Serbia të futen në Kosovë dhe kështu ka shkel vendimin politik të një ministrie tjetër. Z. ministër si është e mundur që sekretari i MKRS-së të ndërhyjë në punët e MASHT-it dhe ta thyej vendimin politik të saj? |
Kujtim Shala | Jo |
19/02/2016 | Qeverisje Lokale |
Z. ministër, Kryeministri i Kosovës, edhe pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese që ka konstatuar shpërputhje( lexo shkelje) të Kushtetutës, po insiston në mos ndryshimin e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Cili është komenti ju
Lexo më shumë
Z. ministër, Kryeministri i Kosovës, edhe pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese që ka konstatuar shpërputhje( lexo shkelje) të Kushtetutës, po insiston në mos ndryshimin e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Cili është komenti juaj karshi kësaj qëndrimit të Kryeministrit ? Nëse e vlerësoni të drejt qëndrimin e tij ju lutem argumentojeni. |
Hajredin Kuçi | Jo |
19/02/2016 | Tregti |
Znj.ministresh, shumë afarist në Kosovë (ata që nuk janë të lidhur me qeveritarët) thonë se pengesë e patejkalueshme për bizneset e tyre janë monpoli krijuar në fusha të ndryshme nga kompanitë të cilat tolerohen nga Qeveria që ta krijojnë dhe ta ruajnë m
Lexo më shumë
Znj.ministresh, shumë afarist në Kosovë (ata që nuk janë të lidhur me qeveritarët) thonë se pengesë e patejkalueshme për bizneset e tyre janë monpoli krijuar në fusha të ndryshme nga kompanitë të cilat tolerohen nga Qeveria që ta krijojnë dhe ta ruajnë monopolin si dhe të importojnë mallra pa paguar doganën. Terminalet e mallrave, arkat fiskale, homologimi, policat kufitar etj.Këta shembuj dhe shumë të tjerë dëshmojnë ekzistimin e monopolit që po pengon afarizmin normal në vend. Këto dukuri negative që po tolerohen nga Qeveria po i pengojnë jo vetëm investimet e huaja por edhe po i detyron bizneset aktive vendore të ikin nga Kosova dhe të investojnë në vend të tjera siç është rasti i prodhuesit të vetëm të vajit ushqimor të afaristit Konushefci, i cili ka lënë pa punë 120 punëtor dhe fabrikën e tij e ka hap në Bullgari. Znj. Ministresh tash ka kaular një vit që kur udhëhiqni këtë ministri. Cka keni ndërmarrë konkretisht që ta pamundësoni monopolin, korrupsionin dhe evazionin fiskal? |
Hikmete Bajrami | Jo |
19/02/2016 | Drejtësi |
Z.Kryeministër, ju disa herë keni deklaruar se jeni marrë vesh me palën serbe në Bruksel se dokumentet që derivojnë nga marrëveshja e 25 gushtit do t’i dërgoni në Gjykatën Kushtetuese dhe se aktvendimi i kushtetueses do të respektohet nga të gjitha
Lexo më shumë
Z.Kryeministër, ju disa herë keni deklaruar se jeni marrë vesh me palën serbe në Bruksel se dokumentet që derivojnë nga marrëveshja e 25 gushtit do t’i dërgoni në Gjykatën Kushtetuese dhe se aktvendimi i kushtetueses do të respektohet nga të gjitha palët. Në Bruksel me 27 janar kryeministri serb Vuqiq tha se nuk e njeh Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe rrjedhimisht as vendimet e saj. Në këtë situatë si e shihni zgjidhjen e këtij problemi? |
Isa Mustafa | Jo |
19/02/2016 | Punë të Brendshme |
Z.ministër, gjatë muajve të fundit jam dëshmitar në shumë raste kur policia e Kosovës vepron (sipas tyre bazuar në urdhërat e eprorëve të tyre gojor) pa pasur urdhëresë me apo vendim me shkrim ashtu si do të duhej të komunikohej brenda institucioneve dhe
Lexo më shumë
Z.ministër, gjatë muajve të fundit jam dëshmitar në shumë raste kur policia e Kosovës vepron (sipas tyre bazuar në urdhërat e eprorëve të tyre gojor) pa pasur urdhëresë me apo vendim me shkrim ashtu si do të duhej të komunikohej brenda institucioneve dhe me palën e tretë. Deputetët e Kuvendit të Kosovës arrestohen pa urdhër arrest të shkruar, nuk lejohen me hy në seancën plenare të Kuvendit pa urdhëresë me shkrim.Të njëjtit nxjerrën nga salla e Kuvendit zvarrë gjithashtu pa urdhër me shkrim. Z.ministër, a jeni njoftuar për këtë mënyrë të kundërligjshme të punës së policisë? Nëse jeni të informuar çka keni ndërmarrë që policia mos ta shkel ligjin, e që eprorët urdhëra të japin ashtu si parashihet me ligj. |
Skënder Hyseni | Jo |
19/02/2016 | Arsim |
Z.ministër, bazuar në informatat që dëgjohen në opinon, kolegjet private kanë regjistruar numër shumë të madh të studentëve sesa numri i lejuar.
Z. ministër, kërkojmë nga ju që të verifkoni këtë informat. Të më përcjellë informatën zyrtare dhe po asht
Lexo më shumë
Z.ministër, bazuar në informatat që dëgjohen në opinon, kolegjet private kanë regjistruar numër shumë të madh të studentëve sesa numri i lejuar. Z. ministër, kërkojmë nga ju që të verifkoni këtë informat. Të më përcjellë informatën zyrtare dhe po ashtu të më njoftoni se çka keni ndërmarrë ndaj shkelësve të limiteve të lejuara. |
Arsim Bajrami | Jo |
19/02/2016 | Drejtësi |
Z. ministër, shumica e të burgosurve në Burgjet e Kosovës janë të ri. Atyre gjatë vuajtjes së dënimit nuk u ipet mundësia që të riedukohen, marrin ndonjë zanat ose të punojnë diçka.
Bibliotekat në burgje janë shumë të varfëra dhe shumica e librave që
Lexo më shumë
Z. ministër, shumica e të burgosurve në Burgjet e Kosovës janë të ri. Atyre gjatë vuajtjes së dënimit nuk u ipet mundësia që të riedukohen, marrin ndonjë zanat ose të punojnë diçka. Bibliotekat në burgje janë shumë të varfëra dhe shumica e librave që janë brenda tyre nuk janë libra që kontribuojnë në edukimin e mirë të tyre. Në burgje mungojnë edukatorët që do të punonin më të burgosurit në baza ditore me plan - programe të menduara mirë. Në burgje nuk ka mundësi që të rinjët e burgosur të mësojnë ndonjë zanat ose të punojnë diçka që do të ishte në interes të tyre dhe të tyre dhe të shtetit. Të burgosurit kur ta kenë vuajtur dënimin e dalin me pikëpamjet që kanë hy në burg ose edhe me ndonjë ves të keq që e kanë fituar nga të burgosurit e tjerë/ Z.ministër, a keni menduar ndonjëherë me ndërmarrë diçka në këtë drejtim? |
Hajredin Kuçi | Jo |
22/09/2016 | Sociale |
Bazuar në informatat e publikuara, e që ministria juaj i ka pranuar si të vërteta, gjatë vitit 2015 ministria që ju e drejtoni gabimisht i ka ekzekutuar një milion e 400 mijë euro pagesa për pensionistë, edhe atë, mbi 800 mijë euro u janë paguar pensioni
Lexo më shumë
Bazuar në informatat e publikuara, e që ministria juaj i ka pranuar si të vërteta, gjatë vitit 2015 ministria që ju e drejtoni gabimisht i ka ekzekutuar një milion e 400 mijë euro pagesa për pensionistë, edhe atë, mbi 800 mijë euro u janë paguar pensionistëve pas vdekjes, mbi 400 mijë euro përfituesve të më shumë se një skeme pensionale dhe rreth 250 mijë euro u janë paguar personave që realizojnë të ardhura personale. Sipas auditorit, nga kjo sasi vetëm 63 mijë euro i kanë kthyer përfituesit e këtyre mjeteve që nuk u takojnë. Pyetja ime është për ju: Çka keni ndërmarrë konkretisht t’ia ktheni ato mjete buxhetit të Kosovës dhe çka keni ndërmarrë ndaj zyrtarëve përgjegjës që me fajin e tyre e kanë dëmtuar kaq rëndë buxhetin e Kosovës? Edhe një çështje tjetër që po dua ta pyes ministrin është se, në vendet demokratike, siç pretendon të jetë Kosova, pas një skandalit të këtillë në një ministri, punën e parë që e bën ministri është të japë dorëheqje, a ke shqyrtuar këtë mundësi dhe të vërtetosh se vërtet jeni një qeveri demokratike, në një vend demokratik? |
Arban Abrashi | Po |
22/09/2016 | Arsim |
Vitin e kaluar ju patët bërë përpjekje që nxënësve shqiptarë të Luginës së Preshevës t’ua dërgoni tekstet shkollore nga Kosova. Serbia nuk i lejoi këto tekste që t’u shpërndahen nxënësve shqiptarë. Në të njëjtën kohë, në Kosovë hyjnë tekste n
Lexo më shumë
Vitin e kaluar ju patët bërë përpjekje që nxënësve shqiptarë të Luginës së Preshevës t’ua dërgoni tekstet shkollore nga Kosova. Serbia nuk i lejoi këto tekste që t’u shpërndahen nxënësve shqiptarë. Në të njëjtën kohë, në Kosovë hyjnë tekste nga Serbia për nxënësit serbë. Ju u zotuat vitin e kaluar se do ta zbatoni reciprocitetin, por kjo nuk funksionoi. Zoti ministër! Çka keni ndërmarrë që këtë vit t’u dërgoni libra nxënësve shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe që ato të arrijnë në duar të nxënësve dhe a do të lejoni në Kosovë të hyjnë tekstet shkollore nga Serbia, nëse Serbia nuk i lejon tekstet e Kosovës të hyjnë në Luginë dhe t’u jepen në përdorim nxënësve shqiptarë? Ju e dini që përfaqësuesit politikë dhe ata institucionalë në Luginën e Preshevës nuk mund ta zgjedhin këtë problem dhe ky problem është i nivelit të dy qeverive. Çka keni ndërmarrë ju që kontaktoni me Qeverinë e Serbisë dhe a keni lejuar që sivjet të hyjnë tekstet e Serbisë, se vitin e kaluar e di që institucionet e Kosovës nuk e kanë përfillur vendimin tuaj. Do të thotë, ju brenda Qeverisë nuk keni dakordancë dhe koordinim. Çka keni ndërmarrë që sivjet të pengohen këto tekste? |
Arsim Bajrami | Po |
29/09/2016 | Sociale |
Ministër, numri i qytetarëve që po arrijnë moshën e pensionimit, por që nuk po i arrijnë 15 vjet përvojë pune, për kontribute të paguara paralufte, po rritet për çdo ditë. Disa pensionistë këtë kusht nuk po e plotësojnë madje edhe për disa ditë, javë ose
Lexo më shumë
Ministër, numri i qytetarëve që po arrijnë moshën e pensionimit, por që nuk po i arrijnë 15 vjet përvojë pune, për kontribute të paguara paralufte, po rritet për çdo ditë. Disa pensionistë këtë kusht nuk po e plotësojnë madje edhe për disa ditë, javë ose muaj. Kjo është gjithsesi padrejtësi që duhet të korrigjohet. Andaj, zoti ministër, pyetja për ju është: pse pensionistëve kontributdhënës me 14 vjet përvojë pune, ose edhe më pak, me 13, 12, 10 e më pak vite përvojë pune nuk po iu paguhet pensioni, duke i zbritur pensionin nga viti në vit, e jo të përjashtohen tërësisht nga pagesa e pensionit për kontributdhënësit, ata që nuk i kanë 15 vjet punë, gjegjësisht që nuk i kanë kontributet e paguara për 15 vjet |
Arban Abrashi | Po |
11/10/2016 | Arsim |
Sipas Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi, ministri i Arsimit në Qeverinë e Kosovës është përgjegjës për çështjet e arsimit në tërë Kosovën. Bazuar në Ligjin e komunave për arsim, në Republikën e Kosovës shkollat e mesme në gjuhën shqipe mund të p
Lexo më shumë
Sipas Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi, ministri i Arsimit në Qeverinë e Kosovës është përgjegjës për çështjet e arsimit në tërë Kosovën. Bazuar në Ligjin e komunave për arsim, në Republikën e Kosovës shkollat e mesme në gjuhën shqipe mund të përdorin tekste shkollore të hartuara nga Ministria e Arsimit të Serbisë, pas njoftimit të MASHT-it. Në rast të kundërshtimit nga MASHT-i, çështjet i dërgohen Komisionit të Pavarur. Tekstet shkollore që kundërshtohen edhe nga ky komision nuk mund të përdoren për mësimdhënie pa vendosur Komisioni i Pavarur. Komisioni i Pavarur i ka shqyrtuar tekstet shkollore në gjuhën shqipe nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën dhe ka konstatuar se një numër i madh i këtyre teksteve janë në kundërshtim me marrëveshjen dhe paraqesin shkelje të Kushtetutës së Kosovës. Shembujt në vijim dëshmojnë për konstatimet e lartpërmendura në tekstet e gjeografisë, fëmijët mësojnë se Kosova është krahinë jugore e Serbisë. Në librin e matematikës të klasës së katërt teksti, në territorin e Serbisë të paraqitur në kilometra përfshihet edhe territori i Kosovës. Në librin e klasës së tretë të shkollës së mesme - Kushtetutë dhe të drejtat qytetare, nuk ka asnjë referencë për statusin kushtetues të Kosovës. Për Serbinë thuhet se është një shtet unik me dy krahina, lufta e shqiptarëve për çlirim dhe mbijetesën e tyre në Kosovë për portretizuar si presion drejtuar ndaj popullit serb në Kosovë. Përkundër konstatimeve të Komisionit, këto tekste pa asnjë pengesë u jepen edhe më tutje në shfrytëzim të nxënësve të komunitetit serb në Kosovë. Zoti ministër, Çfarë keni ndërmarrë apo çka keni ndërmend të ndërmerrni që ta pengoni shkeljen e Kushtetutës dhe përhapjen e urrejtjes ndaj shqiptarëve nga nxënësit e komunitetit serbë? |
Arsim Bajrami | Po |
11/10/2016 | Arsim |
Zoti ministër, viti i ri shkollor ka filluar me vonesë për shkak të vonesës së teksteve shkollore, së paku kështu e keni arsyetuar ju. Viti i ri shkollor, edhe pse ka filluar me vonesë, prapë ka filluar pa tekste shkollore dhe pa ditar të punës. Në ndërk
Lexo më shumë
Zoti ministër, viti i ri shkollor ka filluar me vonesë për shkak të vonesës së teksteve shkollore, së paku kështu e keni arsyetuar ju. Viti i ri shkollor, edhe pse ka filluar me vonesë, prapë ka filluar pa tekste shkollore dhe pa ditar të punës. Në ndërkohë, tekstet shkollore të përdorura vitin e kaluar, e sipas ligjit është dashur të shpërndahen prapë këtë vit, kanë mbetur nëpër depo të shkollave. Zoti ministër, Në bazë të cilit ligj, nen ose pikë, keni marrë vendim ta shtyni vitin e ri shkollor nga 1 shtatori në 5 shtator? Pse nuk janë shpërndarë tekstet e përdorura vitin e kaluar shkollor? Kush është fajtor për vonesën e teksteve shkollore dhe ditarëve dhe a keni iniciuar ndërmarrjen e masave administrative apo ligjore ndaj atij ose atyre që janë fajtorë për vonesën e teksteve që kanë shkaktuar dëm të riparueshëm për 260 mijë shkollarët e Kosovës në arsimin parauniversitar? |
Arsim Bajrami | Po |
28/10/2016 | Punë të Brendshme |
Dhjetëra, mijëra shqiptarë të Luginës së Preshevës të dëbuar nga pushteti i Serbisë në vitin 2001 jetojnë në Kosovë pa status të rregulluar. Të njëjtit janë hequr nga evidenca e institucioneve të Serbisë dhe atje nuk mund të nxjerrin dokumente të identif
Lexo më shumë
Dhjetëra, mijëra shqiptarë të Luginës së Preshevës të dëbuar nga pushteti i Serbisë në vitin 2001 jetojnë në Kosovë pa status të rregulluar. Të njëjtit janë hequr nga evidenca e institucioneve të Serbisë dhe atje nuk mund të nxjerrin dokumente të identifikimit dhe udhëtimit, kurse kusht i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës për dhënien e lejes për qëndrim të përkohshëm është pikërisht letërnjoftimi i Serbisë. Për kthimin e të dëbuarve në shtëpitë e tyre, duhet përkrahje institucionale e Kosovës. Me përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme drejtuar zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në gusht të këtij viti, lidhur me lejen e qëndrimit, përveç tjerash thuhet: “është paraparë një nen për shtetasit e huaj, ku kanë të drejtë të aplikojnë për leje qëndrimi të përkohshëm për qëllime tjera, ku kemi paraparë që në këtë kategori të hyjnë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët dëshmojnë se jetojnë në Kosovë nga viti ‘99. Zoti ministër, Shqiptarët e Luginës kanë shumë probleme me administratën e Ministrisë suaj, që i pengon ata t’i realizojnë të drejtat më elementare të njeriut, siç është e drejta për shkollim, shërbime shëndetësore, sociale, e tjera... Si dhe kur do ta zgjidhni këtë problem të këtyre qytetarëve. |
Skënder Hyseni | Jo |
28/10/2016 | Qeverisje Lokale |
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë)
Z. Kryeministër, Këshillëtari komunal, në KK të Gjilanit, z Srdjan Mitrovic, me 11 dhjetor 2015 është emëruar nga Kryeministri i Serbisë Aleksander Vuqiq, kryetar i organit të përkoshëm të Komunës së Gjilanit.
Lexo më shumë
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë) Z. Kryeministër, Këshillëtari komunal, në KK të Gjilanit, z Srdjan Mitrovic, me 11 dhjetor 2015 është emëruar nga Kryeministri i Serbisë Aleksander Vuqiq, kryetar i organit të përkoshëm të Komunës së Gjilanit. Neni 3 paragrafi 2 i Ligjit për Zgjedhjet Lokale ju ndalon anëtarëve të KK të jenë anëtarë të ndonjë organi të zgjedhur. Në bazë të kësaj dispozite ligjore KK i Gjilanit me 29 shkurt 2016, e ka përjashtuar z.Mitroviq nga seanca me arsyetimin se i njejti është emëruar kryetar komune si strukturë paralele nga Qeveria e Serbisë. KK i Gjilanit ka kërkuar dëshmi nga i njejti për dorëheqje nga strukturat paralele serbe të instaluara në Kosovë. Z.Mitroviq ka deklaruar se nuk do të jap dorëheqje. Z.Kryeministër pse Qeveria po hesht dhe nuk po ndërmerr asgjë për pengimin e kësaj dukurie antiligjore? |
Isa Mustafa | Jo |
28/10/2016 | Punë të Brendshme |
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë)
Z. Ministër, dhjetra – mijëra shqiptarë të Luginës së Preshevës, të dëbuar nga pushteti i Serbisë në vitin 2001, jetojnë në Kosovë pa status të rregulluar.
Shqiptarët e Luginës kanë shumë probleme me
Lexo më shumë
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë) Z. Ministër, dhjetra – mijëra shqiptarë të Luginës së Preshevës, të dëbuar nga pushteti i Serbisë në vitin 2001, jetojnë në Kosovë pa status të rregulluar. Shqiptarët e Luginës kanë shumë probleme me administratën e MPB, që i pengon ata t'i realizojnë të drejtat elementare të njeriut, si është e drejta në shkollim, në shërbime shëndetësore, sociale etj. Si dhe kur do ta zgjidhni këtë problem të këtyre qytetarëve? |
Skënder Hyseni | Jo |
19/01/2017 | Anti-Korrupsion |
Qeveria e Republikës së Kosovës më 19 dhjetor të vitit 2014 i pati propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës ta miratojë Projektligjin që ka të bëjë me parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike. Në maj të vitit 2015, kur
Lexo më shumë
Qeveria e Republikës së Kosovës më 19 dhjetor të vitit 2014 i pati propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës ta miratojë Projektligjin që ka të bëjë me parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike. Në maj të vitit 2015, kur Projektligji duhej të kalonte në leximin e dytë, në emër të Qeverisë, zëvendëskryeministri i atëhershëm, zoti Shala e tërhoqi projektligjin me arsyetimin, se duhet të bëhet një korrigjim i vogël në pastrim të shpejt dhe pastaj shpejt do të kthehet në Kuvend. Dihet se Komisioni për Mandate gjatë shqyrtimit të këtij projektligji ka vlerësuar se është e nevojshme të bëhet kufizimi shtesë për zyrtarët e lartë. Lidhur me këtë komisioni vendosi, që zyrtarëve të lartë tu ndalohet ushtrimi i më shumë se një funksioni. 29 Pyetja ka qenë, zoti kryeministër, pse e tërhoqët ligjin, pse po e vononi kthimin dhe kur do të kthehet ky projektligj në Kuvend për miratim, kurse arsyeja dihet, sepse shumica jush i keni nga dy-tre vende të punës dhje është konflikt i madh i interesit, me kryeministrin, me ministrat dhe me ata që janë të zotët t’i mbajnë edhe nga pesë vende të punës, derisa në Kosovë papunësia është problemi kryesor. |
Isa Mustafa | Jo |
19/01/2017 | Arsim |
18 studentë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Gjilanit, përmes konkursit të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, të shpallur më 2 shtator 2016 janë pranuar në studime master, por të njëjtëve nuk u është lejuar regjistrimi me arsye
Lexo më shumë
18 studentë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Gjilanit, përmes konkursit të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, të shpallur më 2 shtator 2016 janë pranuar në studime master, por të njëjtëve nuk u është lejuar regjistrimi me arsyetimin se duhet tu nënshtrohen provimeve diferencuese, pasi t’i kenë ndjekur ligjëratat në dy semestra, vetëm pse nuk i kanë kryer studimet në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, këta studentë janë trajtuar njësoj si studentët e kolegjeve private dhe atyre që kanë studiuar programe tjera. Studentët kanë kërkuar sqarim nga fakulteti, por ende nuk kanë marrë përgjigje. Në ndërkohë ata po i ndjekin ligjëratat në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, pa qenë të sigurt se çfarë do të ndodhë me ta. Pse po lejohen diferencime në bazë të regjioneve të studentëve dhe çka do të ndërmerrni për korrigjimin e kësaj padrejtësie të madhe? |
Arsim Bajrami | Po |