Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
26/03/2015 | Bujqësi dhe Blegtori |
Situata e drurëve është jo mjaft e mirë në Rrafshin e Dukagjinit, posaçërisht e drurëve halorë, meqë një pjesë e madhe e Alpeve Shqiptare janë të përbëra prej drurëve të tjerë. Pyetja konkrete është: A është duke vazhduar me konfiskimin e drurëve halorë
Lexo më shumë
Situata e drurëve është jo mjaft e mirë në Rrafshin e Dukagjinit, posaçërisht e drurëve halorë, meqë një pjesë e madhe e Alpeve Shqiptare janë të përbëra prej drurëve të tjerë. Pyetja konkrete është: A është duke vazhduar me konfiskimin e drurëve halorë dhe drurëve tjerë që po priten pa leje në këto pyje nga Agjencia Pyjore e Kosovës. Po ashtu, në hapësirat e dëmtuara a po dihet saktësisht sa hektarë pyje janë rigjeneruar nëpërmjet procesit të pyllëzimit? |
Memli Krasniqi | Po |
26/03/2015 | Financa |
Disa komuna në të kaluarën nuk kanë përfshirë në listat e punëtorëve, por vetëm në regjistër të pagave, personat që janë paguar nga komunat repektive. Në disa raste qytetarët janë ankuar se për një vend pune potencialisht paguhen dy individë, ndërsa vetë
Lexo më shumë
Disa komuna në të kaluarën nuk kanë përfshirë në listat e punëtorëve, por vetëm në regjistër të pagave, personat që janë paguar nga komunat repektive. Në disa raste qytetarët janë ankuar se për një vend pune potencialisht paguhen dy individë, ndërsa vetëm njëra e realizon detyrën në bazë të kontratës. |
Avdullah Hoti | Po |
06/05/2015 | Shëndetësi |
Sa është ndarë buxheti nga Ministria e Shëndetësisë për financimin e shkollimit specialistik të specializantëve që kanë i fituar specializimet? Cili është numri i tyre që kanë përfituar dhe cila është zgjidhja e ministrisë në këtë rast për specializantët
Lexo më shumë
Sa është ndarë buxheti nga Ministria e Shëndetësisë për financimin e shkollimit specialistik të specializantëve që kanë i fituar specializimet? Cili është numri i tyre që kanë përfituar dhe cila është zgjidhja e ministrisë në këtë rast për specializantët që i kanë fituar specializimet e që kanë mbetur jashtë financimit dhe që punojnë në institucionet shëndetësore publike? |
Imet Rrahmani | Po |
24/03/2016 | Sociale |
Të gjithë ne si deputetë dhe ju si ministra shpeshherë si mjet transporti përdorim “taxi”. Unë si deputete kam pranuar ankesa të shumta nga shoferët e kompanive të taksive, të cilët ankohen se nuk kanë kontrata pune, punojnë me orar të stërzg
Lexo më shumë
Të gjithë ne si deputetë dhe ju si ministra shpeshherë si mjet transporti përdorim “taxi”. Unë si deputete kam pranuar ankesa të shumta nga shoferët e kompanive të taksive, të cilët ankohen se nuk kanë kontrata pune, punojnë me orar të stërzgjatur, për pushimet vjetore, shëndetësore etj. Po ashtu, kam pranuar edhe ankesa nga punëtorët e kompanive të pastrimit dhe restoranteve, sidomos të atyre kompanive që shërbejnë nëpër institucionet publike, se nuk kanë kontrata pune, nuk kanë të drejtë pushimi dhe të drejta të tjera që parashihen me Ligjin e punës. Pyetja për ju, ministër i nderuar, është: A u ka bërë Inspektorati i Punës ndonjëherë inspektim apo vizitë të këtyre kompanive për të vlerësuar se sa respektohet Ligji i punës dhe nëse këta punëtorë kanë kontrata, si dhe a është rroga e tyre në përputhshmëri me pagën minimale? Pra, në mungesë të mbrojtjes formale nëpërmjet kontratës, punonjësit shpeshherë detyrohen të punojnë me orar të zgjatur edhe në festat zyrtare, pa i pranuar kompensimet adekuate shtesë që parashihen me Ligjin e punës. Pushimet mjekësore, pushimi vjetor dhe të drejtat e tjera të garantuara me legjislacionin përkatës raportohen se shkelen në vazhdimësi nga punëdhënësit kosovarë. |
Arban Abrashi | Po |
24/03/2016 | Shëndetësi |
(Pyetje me shkrim)
Une si deputete kam pranuar shqetesime dhe ankesa te shumta nga disa punonjes arsimor dhe punonjes shendetesore per rritjen e numrit te perdoruesve te drogave, pra nxenes te shkollave fillore dhe te mesme.
Ministria e Shendetesis
Lexo më shumë
(Pyetje me shkrim) Une si deputete kam pranuar shqetesime dhe ankesa te shumta nga disa punonjes arsimor dhe punonjes shendetesore per rritjen e numrit te perdoruesve te drogave, pra nxenes te shkollave fillore dhe te mesme. Ministria e Shendetesise pse jo edhe Ministria e Arsimit, a keni ndonje strategji apo kampanje si mase preventive per kete dukuri negative. Pasi te gjithe ne e dime sa na kushton trajtimi i nje personi narkoman qe ka perdor substanca narkotike. Pra ju si Ministri, a keni statistika te narkomaneve perdorues, numrin e tyre, gjinine dhe moshen? |
Imet Rrahmani | Jo |