Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
26/02/2015 | Shëndetësi |
Ka të bëjë me zbatimin e Rezolutës të Kuvendit të Kosovës lidhur me pengimin e migrimit,masat e zbatimit dhe ka të bëjë gjithashtu edhe me programin qeverisës të djeshëm të Qeverisë sëKosovës lidhur me punësimin. Fjala është për zotin Imet Rrahmani, mini
Lexo më shumë
Ka të bëjë me zbatimin e Rezolutës të Kuvendit të Kosovës lidhur me pengimin e migrimit, masat e zbatimit dhe ka të bëjë gjithashtu edhe me programin qeverisës të djeshëm të Qeverisë së Kosovës lidhur me punësimin. Fjala është për zotin Imet Rrahmani, ministrin. Kjo do të duhej t’i ishte drejtuar ministrit nga mandati i kaluar, zotit Agani, e ka të bëjë me 11 specializantë si kuadër deficitar të stomatologjisë, e tash të papunë që disa herë me shkrim u janë drejtuar ministrit, një prej tyre është edhe kërkesa e dt. 12.10.2013, dhe kanë protestuar para Ministrisë të Shëndetësisë dhe kanë kërkuar nga ministri Agani për kthim në vendet e tyre të punës të cilën e kanë humbur padrejtësisht në bazë të një rregulloreje të kohës, në bazë të së cilës atyre mjekëve që dërgohen në specializim në bazë automatizmit dhe praktikës së përvetësuar, ju ndërpre marrëdhënia e punës. Kjo krejt bie ndesh me kontratën e punës për specializantët ku në pikën 10 të nenit apo pikës a) dhe b) ceket domosdoshmëria e kthimit në shërbim shëndetësor publik të Kosovës edhe pas përfundimit, domethënë të specializimit. |
Imet Rrahmani | Jo |
12/03/2015 | Shëndetësi |
Edhe pse këtë pyetje e kam lexuar, por për mungesë të pranisë së ministrit, edhe se kjo çështje edhe pse është dashur t’i drejtohet ministrit në mandatin e kaluar, ka të bëjë me 11 specializantët e stomatologjisë si kuadër deficitar tash të papunë,
Lexo më shumë
Edhe pse këtë pyetje e kam lexuar, por për mungesë të pranisë së ministrit, edhe se kjo çështje edhe pse është dashur t’i drejtohet ministrit në mandatin e kaluar, ka të bëjë me 11 specializantët e stomatologjisë si kuadër deficitar tash të papunë, dhe i janë drejtuar disa herë ministrit të mandatit të kaluar për të protestuar dhe kanë protestuar para Ministrisë me qëllim kthimin në vendet e tyre të punës si specializantë të stomatologjisë në bazë të automatizmit dhe praktikës të përhershme dhe sipas a vendimit, u është ndërprerë marrëdhënia e punës. Kjo krejt bie ndesh me kontratën e punës të secilit nga këta 11 specializantë, ku në pikën 10, a dhe b) ceket domosdoshmëria e kthimit në shërbim shëndetësor publik të Kosovës, pas 20 përfundimit të specializimit. Pra, ish-ministri i ka pranuar, por është ankuar se për shkak të mungesës të mjeteve buxhetore nuk ka mundur t’i realizojë. Në shumë komuna, ku është bërë kontrolli shëndetësor, sidomos për fëmijët parashkollorë dhe shkollorë janë gjetur shumë të meta te fëmijët ku mungojnë masat e parandalimit me gjetje të deformiteteve dhe anomali të trashëguara nga sëmundjet dentale, kardiake, të pamurit e të tjerë. |
Imet Rrahmani | Po |