Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
24/03/2016 | Ekonomi |
Zoti kryeministër, që të krijohen kushte për ekonomi me konkurrencë të lirë, që të pengohen të gjitha format e pozitës monopoliste në treg, institucionet përkatëse të Kosovës e kanë nxjerrë Ligjin për mbrojtjen e konkurrencës. Po ashtu, është themeluar e
Lexo më shumë
Zoti kryeministër, që të krijohen kushte për ekonomi me konkurrencë të lirë, që të pengohen të gjitha format e pozitës monopoliste në treg, institucionet përkatëse të Kosovës e kanë nxjerrë Ligjin për mbrojtjen e konkurrencës. Po ashtu, është themeluar edhe Autoriteti Kombëtar i Konkurrencës si institucioni kompetent për pengimin e dukurive të tilla që e çrregullojnë tregun e lirë. Ju si kryeministër, por dhe pjesëtarë të tjerë të Kabinetit qeveritar, në vazhdimësi jeni deklaruar për krijimin e kushteve të volitshme të të bërit biznes, njëri prej parakushteve të të cilit është edhe konkurrenca e lirë. Por, kjo frymë theksohet edhe në strategjinë kombëtare të zhvillimit 2016-2021, të nxjerrë nga po kjo Qeveri. Në kundërshtim me të gjitha këto që i thashë më sipër, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës si institucioni përgjegjës për rregullimin e tregut është krejtësisht jofunksional që prej mesit të vitit 2013, ndërsa edhe dy vjet paraprake ka qenë vetëm pjesërisht funksional. Është kështu, sepse Komisioni i Konkurrencës, që është struktura vendimmarrëse e Autoritetit të Konkurrencës, nuk e ka aktualisht asnjë anëtar të zgjedhur si pasojë e dëmeve të pallogaritshme që kanë pësuar bizneset dhe konsumatorët. Sipas ligjit të cekur më parë, neni 25, paragrafi 4, thuhet se kryetari dhe anëtarët e tjerë të Komisionit i zgjedh Qeveria nëpërmjet konkursit të hapur dhe ia dërgon Kuvendit të Kosovës për emërim. Qeveria ka qenë e njoftuar prej Kuvendit që më 25 dhjetor të vitit 2014 se Komisioni i Konkurrencës duhet të plotësohet me të gjithë anëtarët siç ka qenë e njoftuar edhe për ato borde të agjencive të pavarura, të cilat kanë qenë të paplota, apo kanë qenë krejtësisht jofunksionale. Kur do t’ia dorëzoni Kuvendit listën e kandidatëve për anëtarë të Komisionit të Konkurrencës si strukturë vendimmarrëse e autoritetit të konkurrencës? |
Isa Mustafa | Po |
18/05/2016 | Migrim / Kthim |
Nëse Ministria për Komunitete dhe Kthim e ka për detyrë promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre, duke përfshirë edhe të drejtën për t’u kthyer në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, nëse kjo ministri promov
Lexo më shumë
Nëse Ministria për Komunitete dhe Kthim e ka për detyrë promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre, duke përfshirë edhe të drejtën për t’u kthyer në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, nëse kjo ministri promovon krijimin e kushteve të përshtatshme për kthim dhe siguron një qasje ndaj kthimit që bazohet në të drejtat, sa ka kontribuar kjo ministri në kthimin e qytetarëve shqiptarë të Kosovës të dëbuar nga pronat e veta në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, e cila tani i përket Komunës së Mitrovicës Veriore? Sa shtëpi për këta qytetarë janë ndërtuar nga fondet e kësaj ministrie me qëllim të kthimit të tyre në pronat e veta? |
Dalibor Jevtic | Po |
09/06/2016 | Punë të Brendshme |
Nëse e drejta në pronë është një e drejtë universale, e sanksionuar edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 46, ku thuhet se “e drejta e pronës është e garantuar”, pse institucionet e Kosovës nuk kanë ndërmarrë dhe nuk po ndërmarrin
Lexo më shumë
Nëse e drejta në pronë është një e drejtë universale, e sanksionuar edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 46, ku thuhet se “e drejta e pronës është e garantuar”, pse institucionet e Kosovës nuk kanë ndërmarrë dhe nuk po ndërmarrin asgjë serioze në mënyrë që qytetarëve shqiptarë të dëbuar me dhunë nga pronat e veta nga pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës t’u lejohet kthimi në pronat e veta dhe t’u krijohet siguri për banim e jetë të rehatshme? Zoti kryeministër, edhe nëse nuk është i pranishëm, e ka për detyrë kushtetuese që të angazhohet për qytetarët e vet, në mënyrë që drejtësia të kthehet në vend. |
Isa Mustafa | Jo |
04/08/2016 | Metalurgji |
Kur do ta procedoni projektligjin per Trepcen?
Kur do ta procedoni projektligjin per Trepcen? |
Isa Mustafa | Jo |
22/09/2016 | Metalurgji |
Qe disa muaj me radhë e shtroj çështjen e Ligjit për “Trepçën” edhe në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, edhe para kësaj seance të Kuvendit, në mënyrë që të gjendet zgjidhja për këtë. Kryeministri nuk më është përgjigjur edhe herën e kaluar n
Lexo më shumë
Qe disa muaj me radhë e shtroj çështjen e Ligjit për “Trepçën” edhe në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, edhe para kësaj seance të Kuvendit, në mënyrë që të gjendet zgjidhja për këtë. Kryeministri nuk më është përgjigjur edhe herën e kaluar në këtë pyetje, as sot nuk është i pranishëm. Prandaj, kërkoj që përveç kohës për dy minuta për pyetjen, edhe pyetjen plotësuese, më jepni kohë plotësuese. Para 20 muajsh ky Kuvend, por edhe Qeveria kanë qenë në siklet të madh duke shqyrtuar Ligjin për ndryshimet dhe plotësimin e Ligjit për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre, me qëllim që të pengohet likuidimi i paralajmëruar i Kombinatit “Trepça”. Prej atëherë pothuajse asgjë nuk ka ndryshuar lidhur me këtë çështje, gjendja e agonisë në të cilën është “Trepça” qe më shumë se 25 vjet po vazhdon. Akoma nuk kemi nxjerrë bazë ligjore të nevojshme që kjo ndërmarrje të zhvillohet dhe me afarizmin e vet pozitiv të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik të krejt Kosovës. Ligji për Kombinatin “Trepça” duhet të sillet në Kuvend, e jo të mjaftohemi me terapi shpëtimi të përkohshëm apo me ligje surrogate. Qe disa muaj grupi punues, respektivisht Komisioni për hartimin e Ligjit për Trepçën e themeluar nga vetë kryeministri, e ka kryer punën e vet dhe e ka sjellë një version fillestar të projektligjit, prej atëherë ne nuk kemi asnjë lëvizje. Qeveria nuk e ka proceduar në Kuvendin Ligjin për “Trepçën”. Shumë nga përfaqësuesit e institucioneve kanë dhënë premtim para punonjësve të Kombinatit Trepça dhe para qytetarëve se do ta nxjerrin Ligjin për “Trepçën”. Edhe vetë kryeministri në shkurt të këtij viti e kishte dhënë këtë premtim në “Trepçë” para minatorëve, në manifestim me rastin e përvjetorit të “Trepçës”, ky është ai premtim? Pse akoma nuk ka lëvizje? Ne nuk duhet të paralizohemi nga frika e pabazë e të mos veprojmë, siç kemi bërë deri më tani. Ligji për “Trepçën” duhet të nxirret në afatin e paraparë. Këtë duhet ta bëjmë më së largu brenda javës së ardhshme, sepse më 2 nëntor skadon afati me ligjin përkatës e pastaj “Trepça” shkon me automatizëm në likuidim. Nuk është kurrfarë zgjidhje as ndonjë ligj surrogat për t’ia zgjatur agoninë “Trepçës”, duhet Ligji për “Trepçën”, ose duhet të bëjmë këtë, ose duhet të tregojmë se nuk jemi të aftë ta udhëheqim vendin dhe duhet të japim përgjegjësi për çdo dështim. |
Isa Mustafa | Jo |
29/09/2016 | Metalurgji |
Para nja 20 muajsh, ky Kuvend, por edhe Qeveria, ka qenë në siklet të madh duke e shqyrtuar Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre, me qëllim që të pengohet që “Trepça”
Lexo më shumë
Para nja 20 muajsh, ky Kuvend, por edhe Qeveria, ka qenë në siklet të madh duke e shqyrtuar Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre, me qëllim që të pengohet që “Trepça” të shkojë në qorr-sokak. Po këtë situatë e kemi edhe tani. Ligji për “Trepçën” akoma nuk është nxjerrë, prandaj lidhur me këtë unë e kam këtë pyetje për ju. Jeni zotuar se do ta procedoni në Kuvend në afatin e paraparë Ligjin mbi “Trepçën”, këtë zotim nuk e keni përmbushur akoma. Kur do ta procedoni në Kuvend Ligjin për “Trepçën”? |
Isa Mustafa | Po |