10/05/2016
Punimet e Kuvendit në sesionin pranveror fillojnë të hënën e tretë të muajit janar. Seanca e parë plenare në vitin 2016 është mbajtur më 19 shkurt, një muaj më vonë sesa mundësohet me Rregulloren e Punës së Kuvendit. Që nga ajo periudhë e deri më tani, Kuvendi ka mbajtur vetëm 9 seanca, prej tyre 2 solemne dhe 1 të jashtëzakonshme. Pra gjithsej janë mbajtur vetëm 6 seanca plenare, si dhe në 4 raste ka pasur vazhdim të punimeve për ditën tjerët të punës.
Kjo është një periudhë pasive e punës së Kuvendit sa i përket mbajtjes së seancave. Nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (janar – maj 2015) del që në këtë vit Kuvendi ka mbajtur 22 seanca më pak. Vetëm në muajin maj 2015 Kuvendi kishte mbajtur 10 seanca, kurse deri më tani (10 maj 2016) është mbajtur vetëm 1 seancë dhe atë solemne. Kryesia e Kuvendit ka caktuar edhe dy seanca për këtë muaj. Mbetet të shihet nëse do të sigurohet kuorumi i nevojshëm i deputetëve për t’u mbajtur këto seanca.
Na dërgo faktin e gjetur nga të dhënat e platformës dhe ne do ta përgatisim atë sikurse faktet e tjera që t’a shpërndash me shoqëri!