Ministrat raportuan vetëm 11 herë në komisione gjatë vitit 2016

Një prej funksioneve themelore të Kuvendit është mbikëqyrja e Qeverisë. Si mekanizëm mbikëqyrës është edhe thirrja e ministrave në raportim nga komisionet parlamentare. Që nga fillimi i sesionit pranveror 2016, këtë rol mbikëqyrës e kanë ushtruar vetëm 7 komisione të cilat kanë ftuar ministrat për raportim apo diskutim të projektligjeve në 11 raste.

Komisionet që nuk ftuan asnjëherë ministrat në raportim janë:

Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit

 Komisioni për Punë të Jashtme

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje dhe Media

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Komisioni për të drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Për Persona të Pagjetur dhe Peticione

Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim

Nga 21 anëtarë sa numëron kabineti qeveritarë vetëm 10 prej tyre raportuan në komisione si në vijim: Kujtim Shala dy herë, ndërkaq nga një herë: Arsim Bajrami, Bekim Çollaku, Hykmete Bajrami, Ferid Agani, Memli Krasniqi, Blerand Stavileci, Imet Rrahmani, Haki Demolli dhe Avdullah Hoti. Kryeministri Mustafa ende nuk është ftuar nga ndonjëri prej 15 komisioneve të Kuvendit.

Ke gjetur një fakt?

Na dërgo faktin e gjetur nga të dhënat e platformës dhe ne do ta përgatisim atë sikurse faktet e tjera që t’a shpërndash me shoqëri!