E nderuara deputete Pantina, Qeveria ndau 4.8 mil euro per financim të RTK-së. Konsideroni se kjo shumë është tepër e rendë për buxhetin e shtetit dhe cila, sipas juve, do te duhej të ishte forma e duhur e financimit te mediumit publik?
Qeveria e Kosovës në këto katër vitet e fundit për çdo vit ka ndarë 0.7 % të buxhetit të përgjithshëm për Radio Televizionin e Kosovës. Kjo ka qenë e përcaktuar si masë e përkohshme me Ligjin për RTK për një periudhe tre vjeçare e cila ka përfunduar në dhjetor të vitit 2014., Pra edhe vitin e kaluar edhe këtë vit qeveria ka ndarë rreth 10
milion euro në vit për RTK por pa pasur bazë ligjore pasiqë nga viti i kaluar Kuvendi në bazë të propozimit të RTK është dashur të gjej mënyrën për financimin e RTK.
Shuma prej rreth 10 milion në vit për RTK është në ngarkesë e madhe kur dihet sa i varfër është buxheti i Kosovës. Dhe kur kihet parasysh fakti se menaxhmenti i RTK për çdo vite i ka keq menaxhuar dhe keqpërdorur në masë të madhe këto mjete dhe për më tepër nuk ka ofruar ndonjë program cilësor për publikun, kjo situatë bëhet edhe më e
rëndë. Drejtuesit e RTK duhet të rrisin nivelin e përgjegjësisë dhe llogaridhënës ndaj publikut për mënyrën si shpenzojnë paratë por edhe të informojnë drejt dhe paanshëm politikisht.