Për Projektin

Rreth Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), është organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 2005. Misioni i organizatës është të mbështesë demokratizimin e institucioneve shtetërore, duke rritur rolin e qytetarëve në vendimmarrje dhe duke fuqizuar sektorin joqeveritar me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve shtetërore. KDI-ja, misionin e saj e realizon përmes disa programeve: Programi  për Kuvendin, Programi Anti-Korrupsion, Programi për Qeverisje Lokale, Programi për Zgjedhjet dhe Programi për Fuqizimin e Rolit të Gruas.

Në dhjetë vitet e fundit, KDI ka përcjellë dhe vlerësuar në vazhdimësi punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si organi më i lartë përfaqësues dhe ligjvënës në vend dhe ka bërë informimin e publikut mbi çështjet parlamentare.
Programi i Demokratizimit dhe Praktikave Parlamentare (DPP) synon të nxisë Kuvendin e Kosovës të jetë më i hapur, më përfaqësues dhe gjithëpërfshirës sepse një institucion ligjvënës efikas është shtylla kryesore e qeverisjes demokratike. DPP vazhdon të shërbejë si urë lidhëse në mes të Kuvendit dhe qytetarëve, duke nxitur dialogun konstruktiv në mes tyre, si dhe të promovojë fuqizimin e votuesit për të mbajtur zyrtarët e zgjedhur të përgjegjshëm dhe llogaridhënës. Monitorimi i Kuvendin ka për qëllim për t’u siguruar që ky institucion reflekton interesin publik në ligje dhe politika, përmbush obligimet e tij kushtetuese dhe respekton rregullat dhe procedurat e veta, promovon përgjegjësi dhe transparencë, mbikëqyrë punën e ekzekutivit dhe i përmbahet standardeve universale të qeverisjes së mirë.

 

Rreth projektit “Vota Ime” Le të komunikojmë me njëri-tjetrin, në vend se për njëri-tjetrin!

Projekti “Vota Ime” është një projekt dy vjeçar që financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”. Projekti ka për qëllim që përmes monitorimit të Kuvendit të ofroj një praktikë të re të komunikimit ndërmjet qytetarëve dhe deputetëve, të avancojë llogaridhënien parlamentare, përfaqësimin dhe transparencën e të zgjedhurve ndaj zgjedhësve, të gjitha këto duke shfrytëzuar edhe teknologjinë informative, përkatësisht përmes lansimit të një praktike të re të komunikimit të ndërsjellë që mundëson platforma interaktive “Vota Ime”.  Aplikimi i teknologjisë informative do të ndikojë në ngritjen e zërit qytetar dhe do të krijojë më shumë hapësirë politike për aktivizëm qytetar. Pjesëmarrja  aktive mëton të  përmirësojë qeverisjen përmes ndikimit të drejtpërdrejtë në hartimin e ligjeve më cilësore të bazuara në nevojat reale të qytetarëve.

Projekti përbëhet nga tre komponentë kryesore: i) Monitorimi i rregullt i aktiviteteve të Kuvendit, që shërben si bazë për mbledhjen e të dhënave të shumëllojshme statistikore të cilat publikohen në platformë, me mundësi të shumta krahasimi në varësi prej fushave të interesit; ii) Mbledhja dhe  përpunimi i të dhënave nga procesi i monitorimi analizohet me kujdes dhe publikohet në raporte të veçanta periodike. Publikimi i raporteve monitoruese analitike bëhet pas përfundimit të çdo sezoni të Kuvendit, të shoqëruar me tryeza të rrumbullakëta dhe konferenca avokuese për media; iii) Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje bëhet përmes parashtrimit të pyetjeve publike nga qytetarët për të zgjedhurit e tyre, dhe pranimit të përgjigjeve publike përmes platformës. Qytetarët mund të dërgojnë edhe komentet e tyre për projektligjet të cilat janë në diskutim publik.

 

Forcimi i mbikëqyrjes parlamentare të ekzekutivit dhe rritjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në dialogun Kosovë-Serbi

Instituti Demokratik i Kosovës  (KDI) me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës ka filluar implementimin e projektit të titullluar "Forcimi i mbikëqyrjes parlamentare të ekzekutivit dhe rritjes së pjesëmarrjes së qytetarëve në dialogun Kosovë-Serbi", i cili synon të fuqizoj mbikqyrjen e Kuvendit ndaj Qeverisë dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. 

Në kuadër të kësaj iniciative, me 07 Korrik 2016, KDI ka nënshkruar Memorandum të Mirëkuptimit me Kuvendin e Republikës së Kosovës, në të cilin përcaktohen synimet e përgjithshme të këtij bashkëpunimi si dhe aktivitetet që synohen të organizohen në përkrahje të deputetëve, grupeve parlamentare si dhe komisioneve parlamentare për të rritur transparencën, gjithëpërfshirjen, qeverisjes demokratike, llogaridhënien dhe komunikimin me qytetarët në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, në përputhje të plotë me mandatin dhe obligimet e deputetëve të Republikës së Kosovës. Qëllimi parësor i projektit është të bëjë më efektive mbikqyrjen parlamentar të ekzekutivit, për të përmirësuar komunikimin bilateral në mes Kuvendit dhe Qeverisë për të garantuar një proces më gjithpërfshirës dhe pjesëmarrës, për të ngritur pjesëmarrjen e qytetarëve dhe komunikimin publik rreth çështjeve që kanë të bëjnë me dialogun Kosovë-Serbi.

KDI do të ofrojë ekspertizë, do të mbështesë, lehtësojë dhe organizojë dëgjime publike, hulumtime, anketime, takime e vizita në terren në mes të qytetarëve dhe anëtarëve të Kuvendit dhe ekzekutivit për të diskutuar temat, sfidat dhe marrëveshjet që dalin nga procesi i dialogut Kosovë-Serbi, gjithashtu dhe do të ofrojë eksperitë të ardhur nga Kuvendi i Zvicrës, në kuadër të synimeve të përcaktuara përmes këtij projekti.