Seancat

Kuvendi i zhvillon punimet sipas një kalendari, të propozuar nga Kryesia, në konsultim me Qeverinë, me kryetarët e grupeve parlamentare dhe me kryetarët e komisioneve parlamentare.

Mbledhjet plenare të Kuvendit mbahen zakonisht dy herë në muaj dhe java plenare fillon ditën e enjte. Kryesia e Kuvendit e cakton datën dhe vendos për rendin e ditës së mbledhjes së Kuvendit.

Pyetjet Parlamentare

Në çdo seancë plenare, 60 minuta rezervohen për deputetët për të parashtruar pyetje parlamentare kryeministrit ose ndonjë anëtari të qeverisë. Pyetjet mund të bëhen me shkrim ose me gojë, ndërsa deputetët mund të parashtrojnë më së shumti dy pyetje për seancë.

 

Interpelanca

Deputetët mund të bëjnë kërkesë për interpelancë për ta shqyrtuar një çështje, që lidhet me punën e Qeverisë ose të një Ministrie. Kërkesë të tillë  mund të parashtrojë një grup parlamentar ose gjashtë e më shumë deputetë. Shqyrtimi i një interpelance mund të zgjasë deri në tri (3) orë.

Numri i seancave

Mbyll detajet

Pyetjet parlamentare

Mbyll detajet
57%

248 nga 428 pyetje të përgjigjura

Pyetjet parlamentare sipas grupeve parlamentare

Mbyll detajet
Filtro

    Pyetjet e të gjitha seancave plenare

    Filtro
      Emri Data Sektori Pyetja Drejtuar Përgjigja
      Filtro
        Data Grupi Parlamentar Drejtuar Pyetja Mbajtur

        Para votimit të pothuajse çdo pike të rendit të ditës, kryesuesi i seancave u jep mundësinë përfaqësuesve të grupeve parlamentare që të shprehin qëndrimet e tyre lidhur çështjet të cilat kërkojnë votën e deputetëve në Kuvend.

        Filtro
          Data Çështja e votuar PDK LDK LVV AAK SL 6+ NPK