Index

Kalkulatori i ngjajshmërisë me deputetë

Përmes kalkulatorit të ngjajshmërisë ju mund të kuptoni se cilët deputetë përfaqësojnë më së miri qëndrimet tuaja dhe me cilat grupe parlamentare jeni më të përafërt me ju. Përgjigjet tuaja do të krahasohen me votimet reale të deputetëve në Kuvend. 

  • Pyetja 1/14

    A do të votonit për përfaqësim gjinor të barabartë 50-50 në pozita vendimmarrëse në institucionet publike?

    Ligji për barazi gjinore parasheh mbrojtjen dhe trajtimin e barabartë në bazë të përkatësisë gjinore në marrëdhëniet e punës. Me anë të këtij ligji përcaktohet dhe sigurohet përfaqësim gjinor i barabartë në çdo organ dhe nivel vendimmarrës në jetën politike dhe publike.

  • Pyetja 2/14

    A do të votonit për faljen e borxheve publike personave juridik dhe fizik?

    Ligji për faljen e borxheve publike ka parasheh faljen e borxheve publike për periudhën deri 31 dhjetor 2008. Përfitues janë të gjithë personat të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj Institucioneve Shtetërore dhe Ndërmarrjeve Publike, me kusht që të kryejnë pagesën e plotë ose të fillojnë pagesën me këste të obligimeve për periudhën nga 01 janar 2009 deri me 31 dhjetor 2014.

  • Pyetja 3/14

    A do të votonit për rritje të TVSH-së nga 16% në 18%?

    Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar përcakton përshkallësimin e TVSH-së. Shkalla e TVSH-së për produkte jetike është reduktuar nga 16% në 8 % ndërsa për produkte tjera është ngritur nga 16% në 18%.

  • Pyetja 4/14

    A do të votonit për ndalimin e pjesëmarrjes në luftërat e huaja?

    Ligji për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit është miratuar me qëllim parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat jashtë vendit dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare në vend. Ky ligj parandalon përfshirjen e qytetarëve të Kosovës në çfarëdo konflikti që ndodh jashtë territorit të Kosovës. Me anë të këtij ligji parashihen sanksione për ata persona të cilët marrin pjesë në konflikte jashtë vendit, organizojnë, rekrutojnë, trajnojnë persona ose grupe të personave që kanë qëllim pjesëmarrjen në ato konflikte. Poashtu ligji përcakton masa ndëshkuese edhe për persona të cilët në çfarëdo forme ndihmojnë në financimin e kësaj veprimtarie.

  • Pyetja 5/14

    A do të votonit Gjykatën Speciale?

    Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar përcakton se Gjykata e Speciale ka juridiksion mbi veprat penale (vrasje, shfarosje, skllavërim, dëbim, burgosje, tortura etj) të cilat janë kryer (apo kanë filluar) në Kosovë, mes periudhës 1 janar 1998 dhe 31 dhjetor 2000. Gjykata ka juridiksion mbi personat e nënshtetësisë Kosovare/IRJ apo mbi personat që kanë kryer krime kundër personave me nënshtetësi kosovare/IRJ kudo që janë kryer ato krime.

  • Pyetja 6/14

    A do të votonit për parandalimin dhe luftimin e diskriminimit mbi çfarëdo baze, me qëllim të trajtimit të barabartë të të gjithëve?

    Ligji për mbrojtje nga diskriminim parandalon diskriminimin e drejtpërdrejtë apo të tërthortë të personave në bazë të kombësisë, racës, etnisë, seksit, gjinisë, orientimit seksual, gjuhës, shtetësisë, besimit fetar, përkatësisë politike, moshës, shtatëzënisë, lehonise, aftësisë së kufizuar ose ndonjë baze tjetër, për qëllim cënimit të gëzimit apo ushtrimin, në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave dhe lirive themelore të njohura nga Kushtetuta dhe ligjet tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës. Ky ligj zbatohet për të gjitha veprimet apo mosveprimet, të institucioneve shtetërore dhe lokale, të personave fizik dhe juridik, të sektorit publik dhe privat, të cilët shkelin, kanë shkelur ose mund të shkelin të drejtat e çdo personi apo personave fizik dhe juridik, në të gjitha fushat e jetës.

  • Pyetja 7/14

    A do të votonit për vazhdimin e mandatit të EULEX-it?

    Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë – EULEX i cili vepron që nga shpallja e pavarsisë së Republikës së Kosovës, ka qenë i mandatuar që t’i asistoj institucioneve ligjore të Kosovës në sundimin e ligjit. Me ratifikimin e kësaj marrëveshje, misioni i EULEX – it është vazhduar edhe për një mandat deri më 15 qershor 2018 mirëpo me kompetenca të zvogëluara.

  • Pyetja 8/14

    A do të votonit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit?

    Ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit ka qëllim për parandalimin e përdorimit të sistemit financiar për qëllime të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Ligji përcakton masat, autoritetet kompetente dhe procedurat për zbulimin, parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit. Dispozitat e këtij ligji janë të detyrueshme për të gjitha institucionet dhe njësitë përkatëse të tyre si dhe për të gjithë subjektet jo publike që i nënshtrohen aktiviteteve që mund të ndërlidhen me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

  • Pyetja 9/14

    A do të votonit për përmirësimin e sigurisë dhe mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve të sektorit minerar?

    Ligji për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare, ka ndikuar në vendosjen e standardeve të domosdoshme për sigurinë në punë në aktivitetet minerare. Synimi është parandalimi i rreziqeve në punë, mbrojtja e shëndetit të punonjësve në sektorin minerar, detyrimet e punëdhënësit si dhe të drejtat dhe detyrimet e punëtorëve dhe të personave përgjegjës për siguri dhe shëndetin e punëtorëve. Me këtë ligj punëdhënësi obligohet të marrë të gjitha masat të cilat shërbejnë për siguri dhe mbrojtje shëndetësore të të punësuarve.

  • Pyetja 10/14

    A do të votonit që personat paraplegjik dhe tetraplegjik të marrin kompensim nga shteti dhe të kenë të drejtë për një kujdestar personal?

    Ligji për Paraplegjikët dhe tetraplegjikët rregullon statusin dhe të drejtat e personave, të cilët si shkak i sëmundjes apo dëmtimit kanë humbur në formë të përhershme mundësinë e zhvendosjes dhe lëvizjes së ekstremiteteve të poshtme apo të ekstremiteteve të sipërme dhe të poshtme. këta persona marrin nga buxheti shtetëror kompensimin në një shkallë të caktuar, bazuar në pagën minimale në Kosovë. Përfituesve të këtij ligji u njihet e drejtëa për një kujdestar personal të cilin gjithashtu do ta kompenzoj shteti.

  • Pyetja 11/14

    A do të votonit për shkurtimin e procedurave dhe ofrimin e lehtësirave tjera për investitorët e huaj strategjik me qëllim të tërheqjes së investimeve në Kosovë?

    Ligji për Investimet Strategjike ka për qëllim nxitjen, tërheqjen dhe krijimin e kushteve për realizimin e investimeve strategjike në Republikën e Kosovës. Ligji përcakton procedurat dhe kriteret për vlerësim, zgjedhjen, mbikëqyrjen e implementimit dhe procedurat për dhënien në shfrytëzim të pronës së Republikës së Kosovës për këta investitorë me rastin e pranimit të investimeve të tyre. Me këtë ligj janë përcaktuar sektorët ekonomik në të cilët mund të investohet si dhe shumat minimale monetare që nevoiten të investohen për secilin sektor për tu konsideruar një investim si investim strategjikë.

  • Pyetja 12/14

    A do të votonit për krijimin e shërbimit mjekësor emergjent me qëllim të ofrimit të kujdesit mjekësor emergjent të pandërprerë për qytetarët?

    Me këtë ligj parashihet të krijohet shërbimi mjekësor emergjent, paraspitalor dhe spitalor, ku do të bëhet diagnostifikimi, trajtimi i pacientit emergjent, stabilizimi i funksionit vital të jetës dhe transporti në institucionet përkatëse shëndetësore. Do të ketë një qendër thirrëse, në të cilën do të funksionojnë edhe Ministria e Mbrojtjes, edhe zjarrfikësit, edhe Ministria e Brendshme dhe shërbimi shëndetësor.

  • Pyetja 13/14

    A do të votonit që numri minimal i orëve mësimore nga pjesa praktike dhe ajo teorike e aftësimit të kandidatit për kategorinë B të jetë 20 orë?

    Ky ligj përcakton kushtet dhe kriteret për marrjen e patentë shoferit; për licencimin e autoshkollave, instruktorëve, ligjëruesve, pyetësve etj. Në krahasim me ligjin paraprak, ky ligj parasheh kritere dhe sanksione më të ashpra për të gjitha palët. Një ndër risitë e këtij ligji është përcaktimi që numri minimal i orëve mësimore nga pjesa praktike dhe ajo teorike e aftësimit të kandidatit për kategorinë B të jetë 20 orë?

  • Pyetja 14/14

    A do të votonit që të rregullohet me ligj e drejta për ushtrimin e veprimtarive profesionale për të cilat kërkohet licencë dhe nivel i caktuar i aftësimit dhe edukimit profesional?

    Qëllimi i këtij Ligji është përcaktimi i kushteve dhe kritereve për ushtrimin e profesionit të rregulluar që ka të bëjë me mbrojtjen e interesit publik. Profesionet e rregulluara sipas këtij ligji janë profesionet të: Mjekut; Stomatologut; Farmacistit; Infermierit; Mamisë; Fizioterapeutit; Veterinerit; Arkitektit; Inxhinierit të të gjitha fushave; Mësimdhënësit e të gjitha niveleve të arsimit parauniversitar; Edukatorit; Psikologut; Punëtorit social; Pedagogut; Ekonomistit; Juristit.