| Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur | 
|---|---|---|---|---|
| 26/02/2015 | Siguri | 
                                    Besoj se ne të gjithë jemi dakord se Kosovës i duhet një qasje e re në këtë sferë, një qasje më e fortë, një qasje më dinamike, një bashkëpunim më i mirë në mes të gjithë dikastereve të sektorit të sigurisë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si parti poli
                                Lexo më shumë 
 Besoj se ne të gjithë jemi dakord se Kosovës i duhet një qasje e re në këtë sferë, një qasje më e fortë, një qasje më dinamike, një bashkëpunim më i mirë në mes të gjithë dikastereve të sektorit të sigurisë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si parti politike vazhdimisht është angazhuar që të zhvillojë, të ndihmojë dhe mbështes politikat shtetërore në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, andaj pyetja e ime për ministrin Haki Demolli është: Zoti ministër, a ka mundësi të na informoni rreth transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës dhe kur do ta kem Ligjin për Forcat e Armatosura, në Kuvend? | Haki Demolli | Po | 
| 12/02/2015 | Energji | 
                                    Në kohën e fundit, qytetarët e Kosovës po ballafaqohen me fryrjen e faturave të rrymës, prandaj pyetja imeështë: Zoti ministër, pse në Kosovë për çdo muaj po rritet rryma? Pse qytetarët në këtë situatëçfarë jemi, duke pasur parasysh që e kemi papunësinë 
                                Lexo më shumë 
 Në kohën e fundit, qytetarët e Kosovës po ballafaqohen me fryrjen e faturave të rrymës, prandaj pyetja ime është: Zoti ministër, pse në Kosovë për çdo muaj po rritet rryma? Pse qytetarët në këtë situatë çfarë jemi, duke pasur parasysh që e kemi papunësinë e madhe dhe ikjen e madhe nga Kosova, e kanë humbur besimin te institucionet e Kosovës, pse ata njerëz nuk thirren në përgjegjësi, por japin fatura të investimeve të pakontrolluara e paushalle në KEDS? | Blerand Stavileci | Po | 
| 30/07/2015 | Arsim | 
                                    Republika e Kosovës synon të ndërtoj një sistem funksional dhe modern të sigurisë. Arsimi dheaftësimi i studentëve universitar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë është e një rëndësie tëveçantë dhe ka për qëllim që të ndihmoj në zhvillimin e liderëve të a
                                Lexo më shumë 
 Republika e Kosovës synon të ndërtoj një sistem funksional dhe modern të sigurisë. Arsimi dhe aftësimi i studentëve universitar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë është e një rëndësie të veçantë dhe ka për qëllim që të ndihmoj në zhvillimin e liderëve të ardhshme të Ministrisë së Mbrojtjes, ose të Ushtrisë së Kosovës. | Arsim Bajrami | Po | 
| 30/07/2015 | Komunikacion | 
                                    Pyetja ime për ministrin e Infrastrukturës ka të bëjë me kthimin e kontrollit të hapësirës ajrore tëRepublikës së Kosovës që parashihet të bëhet pas vitit 2019, domethënë pas pesë viteve edhesipas vlerësimeve pas këtij viti parashihet se diku 1 000 aerop
                                Lexo më shumë 
 Pyetja ime për ministrin e Infrastrukturës ka të bëjë me kthimin e kontrollit të hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës që parashihet të bëhet pas vitit 2019, domethënë pas pesë viteve edhe sipas vlerësimeve pas këtij viti parashihet se diku 1 000 aeroplanë në ditë të qarkullojnë mbi hapësirën ajrore të Kosovës dhe mbi një tarifë diku 50 euro për një aeroplanë fluturues edhe nëse këto statistika i llogaritim del se ka përfitime të jashtëzakonshme domethënë për buxhetin e Kosovës. | Lutfi Zharku | Po | 
| 28/10/2016 | Administratë | 
                                    Pyetja ime për kryeministrin ka të bëjë me Komisionin Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranëve dhe të Invalidëve, që i ka skaduar mandati më 24 maj. Sekretaria ka qenë pjesë e këtij komisioni dhe thjesht, pyetja ka pasur të bëjë me çështjen, se
                                Lexo më shumë 
 Pyetja ime për kryeministrin ka të bëjë me Komisionin Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranëve dhe të Invalidëve, që i ka skaduar mandati më 24 maj. Sekretaria ka qenë pjesë e këtij komisioni dhe thjesht, pyetja ka pasur të bëjë me çështjen, se kur do të fillojë punën kjo sekretari, sepse kanë mbetur edhe shumë punë pa u bërë. Ka të bëjë me certifikimin e listave përfundimtare. | Isa Mustafa | Jo | 
| 30/11/2016 | Sociale | 
                                    Çështja që unë dua ta ngre këtu ka të bëjë me Komisionin Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranëve, Invalidëve dhe Dëshmorëve. Që nga data 20 maj 2016 faktikisht këtij komisioni i ka skaduar afati, edhe sekretaria ka qenë pjesë e këtij ko
                                Lexo më shumë 
 Çështja që unë dua ta ngre këtu ka të bëjë me Komisionin Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranëve, Invalidëve dhe Dëshmorëve. Që nga data 20 maj 2016 faktikisht këtij komisioni i ka skaduar afati, edhe sekretaria ka qenë pjesë e këtij komisioni dhe realisht që nga ajo datë kjo sekretari e ka pezulluar punën e vet, edhe pse kanë mbetur edhe shumë punë pa u kryer, certifikimi i listave përfundimtare, certifikimi i invalidëve, familjeve të dëshmorëve, edhe në kuadër të saj sigurisht edhe formimi i Komisionit për përcaktimin e shkallës invalidore të invalidëve, pyetja ime për kryeministrin është kur do të fillojë punën sekretaria e këtij komisioni? | Isa Mustafa | Jo |