Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
21/05/2015 | Shëndetësi |
Pyetja ka të bëjë me Këshillin Ndërministror. Kam informacion që Këshilli Ndërministror është takuar, pyetja e seancës së kaluar ka qenë se pse këtë vit ende nuk është mbajtur asnjë takim i Këshillit Ndërministror. Tani e di që Këshilli Ndërministror ka
Lexo më shumë
Pyetja ka të bëjë me Këshillin Ndërministror. Kam informacion që Këshilli Ndërministror është takuar, pyetja e seancës së kaluar ka qenë se pse këtë vit ende nuk është mbajtur asnjë takim i Këshillit Ndërministror. Tani e di që Këshilli Ndërministror ka mbajtur takim. Pyetja që sot unë do ta bëjë është që pse asnjë përfaqësues i Komunës së Malishevës nuk është ftua në këtë takim të Këshillit Ndërministror. |
Imet Rrahmani | Po |
15/05/2015 | Sociale |
I kemi mbi afër 18 mijë persona me aftësi të kufizuara, 7 kategori, pa përfshirë invalidët e luftës,të cilët kërkojnë mbështetje ligjore dhe jo asistencë sociale.
Pyetja është: Ku është dhe sa u zbatua Memorandumi i mirëkuptimit mes Këshillit Drejtues t
Lexo më shumë
I kemi mbi afër 18 mijë persona me aftësi të kufizuara, 7 kategori, pa përfshirë invalidët e luftës, të cilët kërkojnë mbështetje ligjore dhe jo asistencë sociale. |
Arban Abrashi | Jo |
15/05/2015 | Financa |
Viteve të fundit, prej vitit 2011 deri në këto vite dhe tani, jemi dëshmitarë se është paraqitur njëepidemi - ethet hemorragjike “krime kongo”, e cila ka përfshirë pesë komuna: Malishevën,Rahovecin, Gjakovën, Klinën dhe Therandën.Sipas të dhë
Lexo më shumë
Viteve të fundit, prej vitit 2011 deri në këto vite dhe tani, jemi dëshmitarë se është paraqitur një epidemi - ethet hemorragjike “krime kongo”, e cila ka përfshirë pesë komuna: Malishevën, Rahovecin, Gjakovën, Klinën dhe Therandën. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i shëndetit publik të rajonit të Prizrenit prej vitit 2001 deri në vitin 2014, kemi pasur 34 viktima qytetarë të Republikës së Kosovës nga këto ethe, prej të cilave 18 raste kanë qenë nga komuna e Malishevës. Këtë vit Qeveria e Kosovës ende s’e ka parë të arsyeshme që të ndajë buxhet. |
Isa Mustafa | Jo |
15/05/2015 | Shëndetësi |
Fatkeqësisht, për shkak të etheve hemorragjike në vitin 2013, me kërkesë të qeverive lokale tëkomunave, që janë të prekura nga këto ethe dhe kërkesës së ministrit të Shëndetësisë, zotit FeridAgani, është themeluar Këshilli ndërministror për parandalimin
Lexo më shumë
Fatkeqësisht, për shkak të etheve hemorragjike në vitin 2013, me kërkesë të qeverive lokale të komunave, që janë të prekura nga këto ethe dhe kërkesës së ministrit të Shëndetësisë, zotit Ferid Agani, është themeluar Këshilli ndërministror për parandalimin dhe luftimin e këtyre etheve hemorragjike në Kosovë. Angazhimi i këtij Këshilli së bashku me qeverinë lokale në Malishevë dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare “Dr. Shpëtim Robaj” në Malishevë kanë qenë shumë aktivë vitin e kaluar dhe fatmirësisht, nuk kemi pasur asnjë viktimë. Por, këtë vit është tepër neglizhent ky Këshill ndërministror dhe kjo vërehet edhe gjatë një konference, që u mbajt më 24 prill 2015, në Malishevë, ku nuk morën pjesë përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. |
Imet Rrahmani | Jo |
16/07/2015 | Arsim |
E di që kryeministri s’është këtu, por unë pyetjen do ta bëj se është e një rëndësie të veçantë.Praktikat që kanë vazhduar në të kaluarën po vazhdojnë edhe tani, që zakonisht, për shembull,hapen drejtime për persona dhe deri sa të rehatohen njerëzi
Lexo më shumë
E di që kryeministri s’është këtu, por unë pyetjen do ta bëj se është e një rëndësie të veçantë. Praktikat që kanë vazhduar në të kaluarën po vazhdojnë edhe tani, që zakonisht, për shembull, hapen drejtime për persona dhe deri sa të rehatohen njerëzit e qeveritarëve, e çështja që unë do diskutoj është rreth Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, Departamenti i Biologjisë. Janë mbi 100 studentë të drejtimit biokimik dhe fiziologjik, aplikativ, bachelor, të regjistruar në vitin shkollor 2005-2006, si dhe vitin 2006-2007, të cilët kanë mbetur pa asnjë të drejtë të licencimit dhe punësimit të tyre. Qeveria e Kosovës ka lëshuar një vendim më 7.5.2009, i cili u lejon atyre të ndjekin module dhe të licencohen. Vendimi është ky!? |
Isa Mustafa | Jo |
06/05/2015 | Sociale |
Vërtet i kemi disa projekte që janë ndarë për personat me aftësi të kufizuara dhe e dimë që kemi afro 18 mijë të tillë, pa hyrë kategoria e invalidëve të luftës. Këta persona, kur janë mbi moshën 18-vjeçare, kërkojnë mbështetjen ligjore, e jo asistencë s
Lexo më shumë
Vërtet i kemi disa projekte që janë ndarë për personat me aftësi të kufizuara dhe e dimë që kemi afro 18 mijë të tillë, pa hyrë kategoria e invalidëve të luftës. Këta persona, kur janë mbi moshën 18-vjeçare, kërkojnë mbështetjen ligjore, e jo asistencë sociale. Pyetja të cilën unë do ta shtroj për ministrin Abrashi është: Ku është dhe sa u zbatua memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Këshillit Drejtues të Forumit Kosovar të Aftësive të Kufizuara, i datës 6 qershor 2014, në vlerë rreth 270 mijë euro ndërmjet të FKAK-së dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe MDA-së dhe IP Center për aktivitetet e kësaj kategorie. |
Arban Abrashi | Jo |
11/10/2016 | Anti-Korrupsion |
Është dëshmuar se ministri Arsim Bajrami e ka mbushur ministrinë me familjarë, pa asnjë kriter. Andaj unë do ta pyes ministrin konkretisht, a është konflikt interesi emërimi i stafit politik dhe inspektorëve në komisione për licencimin e institucion
Lexo më shumë
Është dëshmuar se ministri Arsim Bajrami e ka mbushur ministrinë me familjarë, pa asnjë kriter. Andaj unë do ta pyes ministrin konkretisht, a është konflikt interesi emërimi i stafit politik dhe inspektorëve në komisione për licencimin e institucioneve parashkollore, institucioneve para universitare dhe kolegjeve private? |
Arsim Bajrami | Po |
29/09/2016 | Shëndetësi |
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë)
Asnjëherë, Ministria e Shëndetësisë , prej asnjërit Ministër, prej kur është bërë kërkesa e parë për licencimin e drejtimit Kimi Organike me Biokimi në vitin 2009, e as sot Ministri aktual, Z.Imet Rrahmani, nu
Lexo më shumë
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë) Asnjëherë, Ministria e Shëndetësisë , prej asnjërit Ministër, prej kur është bërë kërkesa e parë për licencimin e drejtimit Kimi Organike me Biokimi në vitin 2009, e as sot Ministri aktual, Z.Imet Rrahmani, nuk kanë treguar gadishmëri që ti përmbushin kërkesat sipas standardeve evropiane për sigurimin e cilësisë në laboratorët e analizave biokimike të gjakut në institucionet shëndetësore, duke angazhuar staf profesional si: Kimist, Biokimist. Si është e mundur që tërë kohën flitet për reforma shëndetësore në njërën anë e në realitet, qytetarët për çdo ditë kërkojnë të marrin rezultate nga laboratorët e analizave në Shkup dhe Tiranë. Edhe në shtetet e Bashkimit Evropian është e lejune puna profesionale e një Kimistit e Biokimistit në laboratorin e analizave të gjakut. Nga janari 2016 kemi vazhduar me kërkesat tona, por si duket po hasim në vesh të shurdhët. Ministër, edhe sa duhet të pritet për të marrë një përgjigjje? |
Imet Rrahmani | Jo |
28/10/2016 | Shëndetësi |
Institucionet e Republikës së Kosovës akreditojnë programe, që mandej të rinjtë që studiojnë në ato programe nuk kanë edhe ku të shkojnë. Edhe që shëndetësia nuk është prioritet për këtë Qeveri është vërejtur çdo ditë e më shumë, ku studentët e drejtimit
Lexo më shumë
Institucionet e Republikës së Kosovës akreditojnë programe, që mandej të rinjtë që studiojnë në ato programe nuk kanë edhe ku të shkojnë. Edhe që shëndetësia nuk është prioritet për këtë Qeveri është vërejtur çdo ditë e më shumë, ku studentët e drejtimit bio-kimi, kimi organike me biokimi dhe drejtimet bachellor biokimiko-fiziologjik me vite të tëra bredhin nëpër institucione për të kërkuar një përgjigje për të drejtën e atyre që nëpër konkurset kanë të drejtë të punojnë. Si është e mundur që tërë kohën të flitet për reforma në shëndetësi e në realitet, qytetarët çdo ditë kërkojnë të marrin rezultate nga laboratorët, analiza të gjakut në Shkup, Tiranë e shtete tjera. duke e ditur se në shtetet e Bashkimit Evropian është e lejuar që këto drejtime të punojnë në laboratoret biokimike. Prej janarit të vitit 2016 ne jemi duke insistuar që të marrim përgjigje nga ministri i Shëndetësisë. Ministër, edhe sa kohë duhet pritur për të marrë një përgjigje nga ju? |
Imet Rrahmani | Jo |
28/10/2016 | Shëndetësi |
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë)
ME datën 02.07.2015 e kam ngritë çështjen e licencimit të rreth 100 studentëve të diplomuar në FSHMN departamenti i biologjisë drejtimi biokimi fiziologjik dhe aplikativ (bachelor) të cilët kanë mbetur pa lice
Lexo më shumë
(Pyetje me shkrim për përgjigjje me gojë) ME datën 02.07.2015 e kam ngritë çështjen e licencimit të rreth 100 studentëve të diplomuar në FSHMN departamenti i biologjisë drejtimi biokimi fiziologjik dhe aplikativ (bachelor) të cilët kanë mbetur pa licenca dhe pa asnjë të drejtë të punës. Këtë drejtim e ka akredituar MASHT-i dhe organet vartëse (agjensioni për akreditim). Ju kam drjtuar kryeministrit, pasiqë për të diplomuarit në drejtimin e lartëpërmandur ish-kryeministri ka lëshuar vendim me datën 07.05.2009 që tu jepen licencat. Ministria e Shëndetësisë ka licencuar të diplomuatit me të njejtin drejtim në kolegje private dhe në universitete rajonale. Ministër, në bazë të cilave kritere ju keni licencuar të diplomuarit në kolegje private? |
Imet Rrahmani | Jo |
30/11/2016 | Shëndetësi |
Pyetja ime ka të bëjë me konkursin e fundit që e ka pasur Ministria e Shëndetësisë. Ne për çdo ditë e shohim se shëndetësia degradohet dhe kjo është dëshmuar edhe në bazë të konkursit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë për pranimin e kandidatëve për
Lexo më shumë
Pyetja ime ka të bëjë me konkursin e fundit që e ka pasur Ministria e Shëndetësisë. Ne për çdo ditë e shohim se shëndetësia degradohet dhe kjo është dëshmuar edhe në bazë të konkursit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë për pranimin e kandidatëve për specializantë të rinj. Ky konkurs është përcjellë me shumë parregullsi e nepotizëm gjatë intervistave. Pyetjet janë përsëritur dhe nuk kanë qenë adekuate, kandidatët nuk janë vlerësuar në bazë të poenëve që u takojnë si familjarë të dëshmorëve, pyetjet nuk kanë qenë aspak në harmoni me lëndët që ata janë profilizuar. Prandaj, pyetja ime për ministrin e Shëndetësisë është se si është e mundur që nota mesatare 10,00 dhe koha e pritjes nga data e licencimit tre vjet të vlerësohet me 21,73%, kurse paraqitja para komisionit me një pyetje është bërë me 78,27% të vlerësimit? Fatkeqësisht që ministri nuk është këtu, e kanë qenë shumë parregullsi. Tani e kemi të hapur edhe një konkurs tjetër, kështu që kjo është papërgjegjshmëri e institucioneve tona. |
Imet Rrahmani | Jo |