Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
05/02/2015 | Sociale |
Unë e kam një pyetje lidhur me familjet të cilat i kemi me asistencë sociale, mirëpo konkretisht pyetja ime shkon në këtë drejtim: Familjet të cilat janë në asistencë sociale, ndihma u ndalet në momentin kur fëmija i tyre i bënë 5 vjet. Pra, është një kr
Lexo më shumë
Unë e kam një pyetje lidhur me familjet të cilat i kemi me asistencë sociale, mirëpo konkretisht pyetja ime shkon në këtë drejtim: Familjet të cilat janë në asistencë sociale, ndihma u ndalet në momentin kur fëmija i tyre i bënë 5 vjet. Pra, është një kriter i cili e vështirëson këtë gjendje, duke e ditur se nëse një fëmijë mbush 5 vjet, ne e dimë faktin që ai nuk do të arrijë të punojë ose t’i sigurohet një e mirë materiale asaj familjeje. |
Arban Abrashi | Po |
05/02/2015 | Sociale |
I nderuar ministër, vitin e kaluar ne i patëm disa iniciativa dhe nuk ditëm, së paku unë nuk e kam një informacion se sa persona kanë arritur që gjatë vitit 2014 të angazhohen në ndonjë projekt të tillë diku në shtetet e BE-së, duke i ditur po ashtu edhe
Lexo më shumë
I nderuar ministër, vitin e kaluar ne i patëm disa iniciativa dhe nuk ditëm, së paku unë nuk e kam një informacion se sa persona kanë arritur që gjatë vitit 2014 të angazhohen në ndonjë projekt të tillë diku në shtetet e BE-së, duke i ditur po ashtu edhe vështirësitë e natyrës politike dhe pengesat që i kemi në këtë drejtim. Pyetja ime është kjo: Çka presim në këtë vit nga Ministria e Punës sa u përket punësimeve sezonale dhe a keni ndonjë strategji për realizimin e këtyre projekteve? Në këtë drejtim, po ashtu më intereson ta di si bëhet selektimi i komunave pjesëmarrëse, sepse e kam një përshtypje që bëhet një koncentrim në qendrat më të mëdha dhe regjionale, pra mbeten komunat që janë më periferike, ku përfshihet edhe komuna e Vushtrrisë, duke e ditur faktin se më së pakti 1 520 familje janë në asistencë sociale. |
Arban Abrashi | Po |
26/03/2015 | Shëndetësi |
Pyetja ka të bëjë me çështjen e funksionimit të emergjencës qendrore në Klinikën Universitare. Është çështja që emergjenca qendrore në QKUK është takimi i parë i një qytetari me një gjendje të rëndë dhe familjarëve të vet me shërbimin
shëndetësor.
Lexo më shumë
Pyetja ka të bëjë me çështjen e funksionimit të emergjencës qendrore në Klinikën Universitare. Është çështja që emergjenca qendrore në QKUK është takimi i parë i një qytetari me një gjendje të rëndë dhe familjarëve të vet me shërbimin |
Imet Rrahmani | Po |
26/03/2015 | Shëndetësi |
Kemi pasur shumë ankesa lidhur me skandalin e ndodhur në QKUK me rastin e lehonës, e cila, sipas informacioneve të marra, në mungesë të kujdesit nga infermieret që ishin kujdestare atë ditë, ajo u detyrua të lindë në korridor. Unë e di dhe kam dëgjuar sh
Lexo më shumë
Kemi pasur shumë ankesa lidhur me skandalin e ndodhur në QKUK me rastin e lehonës, e cila, sipas informacioneve të marra, në mungesë të kujdesit nga infermieret që ishin kujdestare atë ditë, ajo u detyrua të lindë në korridor. Unë e di dhe kam dëgjuar shumë opinione dhe kam informacione që Komisioni i Shëndetësisë e ka vizituar vetë pacienten. Mirëpo, i nderuar ministër, unë interesohem të di se çka keni bërë ju në këtë drejtim, a keni marrë informacione dhe, të ju them sinqerisht, jam befasuar që më shumë stafi i asaj klinike është interesuar që ta kurojë imazhin nëpërmjet një konference për shtyp se sa të interesohet se vërtet a ka ndodhur apo është ekzagjeruar, gjë që unë pak e besoj, pasi nënat në ato momente pak besojnë që të krijojnë drama, sepse ato interesohen për fëmijët dhe për shëndetin e tyre? |
Imet Rrahmani | Po |
16/04/2015 | Arsim |
Viteve të fundit e kemi një numër të konsiderueshëm të studentëve nga Kosova, të cilët studiojnë jashtë dhe vijnë në të gjitha nivelet e arsimit të lartë, qoftë duke shkuar në mënyrë individuale, apo nëpërmjet formave të bursave të ndryshme dhe në moment
Lexo më shumë
Viteve të fundit e kemi një numër të konsiderueshëm të studentëve nga Kosova, të cilët studiojnë jashtë dhe vijnë në të gjitha nivelet e arsimit të lartë, qoftë duke shkuar në mënyrë individuale, apo nëpërmjet formave të bursave të ndryshme dhe në momentin kur ata kthehen në Kosovë e kanë nevojën e vlerësimit edhe të njohjes së diplomës nëpërmjet procesit pra që ecën nëpër qendrën “NARIC”. I kemi disa ankesa se këtu ka një vonesë në kthimin e përgjigjeve këtyre studentëve. Fillimisht, duke mos e njohur krejt procedurën, kam menduar që është problematike e stafit administrativ, por, siç duke, nuk ishte vetëm problem procedura të stafit, mirëpo këtu kemi edhe ngathtësi, ndoshta edhe neglizhencë të ekspertëve të cilët janë të angazhuar nga ministria në fusha të ndryshme dhe ata kanë detyrim të kthejnë përgjigje për nivelin, apo për gradën shkencore të aplikuesve. |
Arsim Bajrami | Po |
21/05/2015 | Infrastrukturë |
Pyetja ime drejtohet lidhur me ndërtimin e magjistrales Prishtinë-Vushtrri-Mitrovicë, ka vite që ka filluarndërtimi i saj dhe siç shihet tash ditëve të fundit ka një dinamik më të shpejtë të punimeve,mirëpo për shkak që vonesat janë shkaktuar dhe ne e ke
Lexo më shumë
Pyetja ime drejtohet lidhur me ndërtimin e magjistrales Prishtinë-Vushtrri-Mitrovicë, ka vite që ka filluar ndërtimi i saj dhe siç shihet tash ditëve të fundit ka një dinamik më të shpejtë të punimeve, mirëpo për shkak që vonesat janë shkaktuar dhe ne e kemi edhe si qytetarë edhe unë kam hezitime se cilat janë arsyet domethënë që ka një dinamikë kaq të ngadaltë të punimeve, sot pres një përgjigje për mua dhe për të gjithë bashkëvendësit e mi, të cilët ka vite që i dëmtojnë veturat e tyre, por sigurisht që kemi dëgjuar ka pasur edhe fatkeqësi të ndryshme në komunikacion, për shkak të devijimeve në udhëtim. Unë sot pres nga ju një përgjigje se deri kur mund të dimë, kur do të përfundojnë punimet kryesisht në magjistralen Prishtinë-Vushtrri-Mitrovicë, kur do të jetë afati i fundit që presim një përfundim? Të shpresojmë që do të jetë ndoshta këtë verë për arsye që edhe bashkatdhetarët tanë kur të vijnë dihet që ka mijëra prej tyre, të cilët qarkullojnë dhe sigurisht do t’i zhgënjejmë nëse edhe këtë verë dhe do të vozisin veturat e tyre nëpër pluhur, mirëpo kjo kryesisht është per qytetarët, të cilët udhëtojnë dhe kanë një vend pune në Prishtinë, çdo ditë. Pra, unë pres këtë përgjigje nga ju? |
Lutfi Zharku | Po |
21/05/2015 | Qeverisje Lokale |
Pyetja ime ka të bëjë me trajtimin e bashkatdhetarëve tanë, tani në kohën e verës, kur dihet qëkemi një ardhje të shumtë të tyre, i nderuar ministër, unë dje e pashë një marrëveshje,memorandum që ju keni bërë me komunat.
Dhe, pyetja ime është shtruar pa
Lexo më shumë
Pyetja ime ka të bëjë me trajtimin e bashkatdhetarëve tanë, tani në kohën e verës, kur dihet që kemi një ardhje të shumtë të tyre, i nderuar ministër, unë dje e pashë një marrëveshje, memorandum që ju keni bërë me komunat. |
Valon Murati | Po |
30/07/2015 | Shëndetësi |
Pyetja ime ka të bëjë me çështjen që ne viteve të fundit, pra kemi një perceptim
apo kemi një mendim se është shtuar numri i madh i femrave me diagnozë të kancerit në mitërdhe në gji dhe këto ditë kam pasur rastin të marrë një informacion të rëndësishëm
Lexo më shumë
Pyetja ime ka të bëjë me çështjen që ne viteve të fundit, pra kemi një perceptim |
Imet Rrahmani | Jo |