Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
11/10/2016 | Infrastrukturë |
Një problem i madh për banorët e Dukagjinit është rruga Pejë-Prishtinë, gjegjësisht aksi rrugor Llozicë-Pejë. Dinamikat e ndërtimit të asaj rruge janë jashtëzakonisht të ngadalshme, është bërë problem sidomos në këtë kohë qarkullimi në atë rrugë. Gjithas
Lexo më shumë
Një problem i madh për banorët e Dukagjinit është rruga Pejë-Prishtinë, gjegjësisht aksi rrugor Llozicë-Pejë. Dinamikat e ndërtimit të asaj rruge janë jashtëzakonisht të ngadalshme, është bërë problem sidomos në këtë kohë qarkullimi në atë rrugë. Gjithashtu, ndërtimi i asaj rruge zakonisht po fillon në kohë vjeshte, ku për gjashtë muaj gjatë dimrit gjithë ata që kalojnë atë rrugë është një makth i madh. Zoti ministër, çka po ndodh në atë ndërtim dhe pse janë këto dinamika kaq të ngadalshme? A janë ndarjet buxhetore për atë rrugë në vite të caktuara dhe kur do ta kemi atë rrugë të përfunduar? |
Lutfi Zharku | Po |