Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
01/09/2016 | Punë të Brendshme |
(Pyetje parlamentare me shkrim për përgjigjje me shkrim)
(Për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi) Cilat ishin kushtet e Listës Serbe për të cilat ju thoni se janë koncensione në dëm të shte
Lexo më shumë
(Pyetje parlamentare me shkrim për përgjigjje me shkrim) (Për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi) Cilat ishin kushtet e Listës Serbe për të cilat ju thoni se janë koncensione në dëm të shtetit të Kosovës, edhe pse kryetari i PDK-së, partneri juaj, e thotë publikisht se nuk është në dijeni për kushtet e Listës Serbe! A ka pasur apo jo, kushte të paraqitura nga LS? Z.Kryeministër, cila është e vërteta? |
Isa Mustafa | Jo |
28/10/2016 | Aviacion |
Fjala është për Aeroportin e Gjakovës, i cili, fatkeqësisht, ka shërbyer deri më tani si një mjet për të fituar zgjedhje, por ka ngelur, siç e dimë të gjithë. Do përpiqem shkurtimisht të bëj një përshkrim të rrjedhës së ngjarjeve. Më datë 28 mars të viti
Lexo më shumë
Fjala është për Aeroportin e Gjakovës, i cili, fatkeqësisht, ka shërbyer deri më tani si një mjet për të fituar zgjedhje, por ka ngelur, siç e dimë të gjithë. Do përpiqem shkurtimisht të bëj një përshkrim të rrjedhës së ngjarjeve. Më datë 28 mars të vitit 2014 kjo ndërmarrje publike u themelua nga Qeveria e Kosovës dhe prej themelimit ju deshën më shumë se dy vjet kohë për emërimin e anëtarëve të bordit. Më 6 shtator ministri i Financave, Abdullah Hoti, kishte deklaruar se Aeroporti i Gjakovës po shkon drejt funksionalizimit si aeroport civil dhe për ushtrinë e ardhshme të Kosovës. Pyetja parlamentare është: Ka mbi tre vjet qysh se çështja e Aeroportit të Gjakovës shfrytëzohet për qëllime elektorale, që nga zgjedhjet lokale në Gjakovë, në vitin 2013, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014 e deri më sot. Qytetarët e Kosovës e sidomos, ata të komunës së Gjakovës, duhet të dinë nga ata politikanë që e premtuan hapjen e Aeroportit të Gjakovës, zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës, e duke e ditur se kontrata për koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës kufizonte fluturimet civile në aeroportet tjera se cila është e vërteta për Aeroportin e Gjakovës dhe premtimet që vijnë bashkë me të. Është e papërgjegjshme, se si për gjithë këto vjet kjo çështje manipulohet dhe keqpërdoret nga të gjithë ata që e shfrytëzuan këtë në fushata elektorale. |
Isa Mustafa | Jo |
28/10/2016 | Siguri |
më 29 shkurt të vitit 2016 Organizata për të Drejtat e Njeriut Amnesty International i është drejtuar ministrit Hyseni me një letër të gjatë, ku ka shprehur shqetësimin lidhur me përdorimin e tepruar dhe abuziv të forcës nga pjesëtarët e forcave të Polic
Lexo më shumë
më 29 shkurt të vitit 2016 Organizata për të Drejtat e Njeriut Amnesty International i është drejtuar ministrit Hyseni me një letër të gjatë, ku ka shprehur shqetësimin lidhur me përdorimin e tepruar dhe abuziv të forcës nga pjesëtarët e forcave të Policisë së Kosovës, përfshirë edhe anëtarët e Njësitit Special gjatë një operacioni për të arrestuar deputetin e Kuvendit të Kosovës, Albin Kurtin, në zyrat e Lëvizjes “Vetëvendosje” më 28 nëntor të vitit 2015. Unë besoj që nuk ka qytetar që nuk është shokuar me një rast të tillë të paprecedent të një ndërhyrjeje brutale të paparë ndonjëherë në Republikën e Kosovës, me njësitë antiterroriste, në zyrat e subjektit më të madh opozitar dhe ende nuk kemi asnjë përgjegjësi të dhënë për këtë skandal dhe ato që rrodhën pas saj, pra për një vit përndjekje të aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila po vazhdon ende sot me montimin e rasteve për terrorizëm. Pyetja për ministrin është, se çka ka ndërmarrë pas kësaj letre në lidhje me kërkesat dhe problemet e shtruara në letrën e Amnesty International. |
Skënder Hyseni | Jo |