| Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur | 
|---|---|---|---|---|
| 07/07/2016 | Infrastrukturë | 
                                 
                                    Qyteti i Ferizajt, i banuar më 140 mijë banorë, duke i bashkangjitur edhe qytetarët e komunës së Shtimes, ka mbetur anash nga lidhja e autostradës Prishtinë-Shkup. Për çfarë arsyesh nuk ka mundësi që qytetarët e Ferizajt të kenë lidhje më të afërt apo të
                                 
                                
                                    Lexo më shumë
                                
                            
 Qyteti i Ferizajt, i banuar më 140 mijë banorë, duke i bashkangjitur edhe qytetarët e komunës së Shtimes, ka mbetur anash nga lidhja e autostradës Prishtinë-Shkup. Për çfarë arsyesh nuk ka mundësi që qytetarët e Ferizajt të kenë lidhje më të afërt apo të një unaze me qytetarët? Ndërsa qytetarët e Ferizajt duhet të kalojnë 13 kilometra rrugë deri në fshatin Babush të Muhaxhirëve si dhe 11 kilometra në fshatin Sojevë për t’u kyçur në autostradë. Qyteti i Ferizajt njihet si qytet edhe i biznesit. Pyetja ime është: a do të bëhet një dalje më afër për qytetarët e Ferizajt, i nderuar ministër?  | 
                        Lutfi Zharku | Po |