Data | Sektori | Pyetja | Drejtuar | Përgjigjur |
---|---|---|---|---|
24/03/2016 | Sociale |
Tashmë kjo çështje, që unë po dua ta ngriti sot, është më e njohur për opinionin. Fjala është për rastet e punëtorëve të Fabrikës së Tubave në Ferizaj të cilët po kërkojnë të drejtat e tyre. Ne e kemi të njohur vendimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe vend
Lexo më shumë
Tashmë kjo çështje, që unë po dua ta ngriti sot, është më e njohur për opinionin. Fjala është për rastet e punëtorëve të Fabrikës së Tubave në Ferizaj të cilët po kërkojnë të drejtat e tyre. Ne e kemi të njohur vendimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe vendimin që është nxjerrë nga po ky Kuvend për rastin në fjalë. Pyetja është: I nderuar zoti kryeministër, a mund të na njoftoni se kur pritet që këta punëtorë t’i marrin kontributet e tyre që u takojnë, tash pasi që e kemi edhe Bordin e AKP-së të zgjedhur? |
Isa Mustafa | Po |
24/03/2016 | Sociale |
Çështja që unë do ta ngre sot është se Ligji nr. 04/L-092 për personat e verbër, i cili ka hyrë në fuqi në qershor të vitit 2012, nuk po gjen zbatim të mjaftueshëm - neni 6 i këtij ligji që i përcakton lirimet nga taksat dhe tatimi, neni 13 që i p
Lexo më shumë
Çështja që unë do ta ngre sot është se Ligji nr. 04/L-092 për personat e verbër, i cili ka hyrë në fuqi në qershor të vitit 2012, nuk po gjen zbatim të mjaftueshëm - neni 6 i këtij ligji që i përcakton lirimet nga taksat dhe tatimi, neni 13 që i përcakton lirimet nga udhëtimi dhe neni 14, që i përcakton shpenzimet e energjisë elektrike. Pyetja ime, i nderuar ministër është: A keni nxjerrë akte nënligjore që i obligon ligji dhe cilat janë masat, të cilat janë marrë, në mënyrë që ky ligj të gjejë zbatim ashtu siç e meriton? |
Arban Abrashi | Po |
18/05/2016 | Financa |
Për shkak të mosharmonizimit të ligjeve, teatrot e qyteteve të Republikës sonë kanë mbetur nën mëshirën e ndihmave të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe nuk janë institucione të pavarura të teatrit. Dihet se me Ligjin për teatrot komunat duhet ta
Lexo më shumë
Për shkak të mosharmonizimit të ligjeve, teatrot e qyteteve të Republikës sonë kanë mbetur nën mëshirën e ndihmave të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe nuk janë institucione të pavarura të teatrit. Dihet se me Ligjin për teatrot komunat duhet ta zbatojnë këtë ligj, mirëpo komunat nuk po mund ta zbatojnë ligjin me arsyetimin se nuk kanë kod buxhetor të cilin nuk po e ndan Ministria e Financave. I nderuar ministër, pyetja është: Pse nuk është ndarë ky kod buxhetor dhe kur do t’u ndahet teatrove ky kod buxhetor, pasi që Ligji për teatrot, neni 19, pika 2 thotë: “Mjetet financiare për 21 punën e teatrove publike sigurohen nga buxheti i Qeverisë së Republikës së Kosovës”. |
Avdullah Hoti | Po |
16/06/2016 | Sociale |
Çështja që desha ta paraqes para jush dhe që i ishte drejtuar zotit ministër të Punës dhe Mirëqenies Sociale, zotit Arban Abrashi, ishte pikërisht çështja e mbylljes së strehimoreve, shtëpi që kujdesen për gratë, viktima të dhunës në familje, dhe
Lexo më shumë
Çështja që desha ta paraqes para jush dhe që i ishte drejtuar zotit ministër të Punës dhe Mirëqenies Sociale, zotit Arban Abrashi, ishte pikërisht çështja e mbylljes së strehimoreve, shtëpi që kujdesen për gratë, viktima të dhunës në familje, dhe unë e mora një përgjigje se ju jeni në proces duke punuar dhe i keni filluar procedurat, duke bërë thirrje për ndihmë, për mosmbyllje të OJQ-ve. Unë do të kërkoj nga ju të di nëse keni bërë kërkesë në Ministrinë e Financave, apo në Ministrinë e Pushtetit Lokal, kujt i jeni adresuar? |
Arban Abrashi | Po |
07/07/2016 | Financa |
Ofrimi i mirëqenies së duhur sociale është një pjesë normale e cilitdo shtet të civilizuar evropian dhe se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë ta kenë. Duke qenë të njoftuar se marrëdhëniet në mes të komunës dhe Qendrës për Punë Sociale prej kohës së dele
Lexo më shumë
Ofrimi i mirëqenies së duhur sociale është një pjesë normale e cilitdo shtet të civilizuar evropian dhe se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë ta kenë. Duke qenë të njoftuar se marrëdhëniet në mes të komunës dhe Qendrës për Punë Sociale prej kohës së delegimit të përgjegjësive në nivel lokal nuk janë në nivelin e duhur dhe se Drejtoritë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e kanë në rend të dytë çështjen e mirëqenies sociale. Duke reduktuar këtë vetëm në dhënien e ndihmave sociale, përderisa puna e një QPS-je është shumë e gjerë, që përfshin edhe fëmijët e braktisur, delikuentët e mitur, gratë e keqtrajtuara, kategoritë asociale, si narkomanët, të trafikuarit, e tjerë. Andaj mund të konstatojmë se decentralizimi i këtij shërbimi nuk e ka ndihmuar punën e tij. Për më tepër. kanë rënë nivelet e shërbimeve edhe për shkak të mungesës së kapaciteteve në komuna për të njohur problematikat e shërbimeve sociale. Kjo ka bërë që edhe kapacitetet e vetë QPS-së të mos mund të fuqizohen me kuadro të nevojshme. 24 Duke ditur se QPS-të mbulojnë shumë nga fushat kryesore të praktikës në punën sociale, ku shumica prej tyre merren me çështjen e mbrojtjes së fëmijëve, ekziston një total prej 15 standardeve që janë zhvilluar që nga viti 2010, ku më të fundit janë ato për strehimin familjar dhe strehimin te farefisi. Si pjesë e procesit të zhvillimit dhe pilotimit të standardeve për strehimin familjar dhe për strehimin te farefisi janë përfshirë dy komuna: Gjakova dhe Ferizaj. Andaj pyetja ime parlamentare, i nderuar ministër, është: Çfarë lloj formule do të aplikoni për alokimin e mjeteve financiare dhe a do të jetë një shumë e saktë për secilën komunë, apo do të ketë dallime? |
Avdullah Hoti | Po |
04/08/2016 | Arsim |
Arsimi për të gjithë është një lëvizje shpresëdhënëse ndërkombëtare për të krijuar mundësinë e arsimimit për të gjithë personat pa dallim. Parimi kryesor i arsimimit për të gjithë, është që të gjithë personat të kenë të drejtën në arsim, e cila e drejtë
Lexo më shumë
Arsimi për të gjithë është një lëvizje shpresëdhënëse ndërkombëtare për të krijuar mundësinë e arsimimit për të gjithë personat pa dallim. Parimi kryesor i arsimimit për të gjithë, është që të gjithë personat të kenë të drejtën në arsim, e cila e drejtë është e potencuar në nenin 26 të deklaratës universale të të drejtave të njeriut të vitit 1948. Synimi i Republikës së Kosovës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe organizatave të tjera ndërkombëtare kanë nxitur ndryshime dhe reforma në sistemin e arsimit. Koncepti gjithëpërfshirje, parim në politikat ndërkombëtare dhe vendore të arsimit, ndërlidhet me ofrimin e mundësive për qasje të barabartë bazuar në nevojat individuale. Atëherë, në të vërtetë po i parashtroj disa pyetje: - A janë të formuara ekipet profesionale për vlerësim në komuna? - A e parashihni punësimin e koordinatorëve për arsim gjithëpërfshirës nëpër komuna? - Sa janë të themeluara shërbimet këshillimore dhe shëndetësore për nevojat speciale nëpër shkolla për mbështetje specifike? Për shembull: terapi e të folurit, interpretues i gjuhës së shenjave e tjerë, si dhe - A do të zvogëlohet numri i nxënësve në klasat gjithëpërfshirëse? |
Arsim Bajrami | Po |
01/09/2016 | Drejtësi |
Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, për të funksionuar në përputhje me ligjin 04-L/017 për ndihmë juridike falas, neni 4 dhe neni 22 duhet të ofrojë ndihmë juridike falas në tërë territorin e Republikës së Kosovës nëpërmjet zyrave rajonale. Ndërsa, me Ku
Lexo më shumë
Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, për të funksionuar në përputhje me ligjin 04-L/017 për ndihmë juridike falas, neni 4 dhe neni 22 duhet të ofrojë ndihmë juridike falas në tërë territorin e Republikës së Kosovës nëpërmjet zyrave rajonale. Ndërsa, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës ndihma juridike falas është kategori kushtetuese e paraparë me nenin 31, paragrafi 6. Zonja ministre, deri më tani janë të hapura zyrat rajonale për ndihmë juridike falas në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan e Prizren. Dhe, duke e ditur se nga viti 2009 zyrat e tilla në Ferizaj dhe Gjakovë kanë funksionuar të mbështetura nga projekti i financuar nga UNDP-ja dhe nga Ambasada Norvegjeze.Pas përfundimit të projektit këto zyra janë jashtë funksionit. Pyetja është kështu: - Duke qenë e njoftuar se nevojat e qytetarëve për shërbime të kësaj zyre janë të mëdha, çfarë keni ndërmarrë që edhe qytetarët e rajoneve të Ferizajt dhe Gjakovës të kenë trajtim të barabartë ligjor me banorët e rajoneve ku ky shërbim u jepet apo afrohet falas? |
Dhurata Hoxha | Po |