04/04/2017
Për shkak të numrit shumë të madh të mungesave të deputetëve në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve, në vitin 2014 Kuvendi i Shqipërisë nxori një vendim nëpërmjet të cilit sanksionoi mungesën e deputetëve në të gjitha llojet e aktiviteteve parlamentare. Sipas këtij vendimi, për çdo mungesë pa arsye në veprimtaritë parlamentare, deputetit i ndalohet paga ditore neto. Për efekt të llogaritjes së pagës mujore, deputetit i llogariten 22 ditë pune në muaj. Deputeti është i obliguar që në rast të pamundësisë për të marrë pjesë në aktivitete të caktuara parlamentare, të njoftojë Kuvendin për shkaqet e mungesës së tij.
Vlen të ceket se evidentimi i pjesëmarrjes së deputetëve në seancë bëhet gjatë gjithë kohës së zhvillimit të seancës, prej momentit të fillimit deri në fund të saj, për dallim nga Kosova ku evidentimi i pjesëmarrjes bëhet vetëm në fillim të seancës.
Na dërgo faktin e gjetur nga të dhënat e platformës dhe ne do ta përgatisim atë sikurse faktet e tjera që t’a shpërndash me shoqëri!