Performanca e punës së Kuvendit është e lidhur ngushtë edhe me punën e komisioneve parlamentare, që si trupa të Kuvendit, shqyrtojnë projektligjet dhe çështjet që u adresohen. Sidoqoftë, puna e këtyre komisioneve, gjatë këtij viti nuk është realizuar si duhet edhe për shkak të mungesave të shumta të anëtarëve të tyre. Madje, rastet kur mbledhjet e komisioneve kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit nuk kanë qenë të rralla.
Nga gjithsej 15 komisione sa ka Kuvendi i Kosovës, për periudhën Janar-Prill të këtij viti, ato kanë shënuar plot 375 mungesa.
Mungesat e deputetëve sipas komisioneve janë si në vijim:
- Komisioni për Buxhet Dhe Financa – 19 mungesa në 10 mbledhje
- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim – 21 mungesa në 6 mbledhje
- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit – 73 mungesa në 16 mbledhje
- Komisioni për Integrime Evropiane – 13 mungesa në 5 mbledhje
- Komisioni për Punë të Jashtme – 16 mungesa në 8 mbledhje
- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport – 16 mungesa në 9 mbledhje
- Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media – 16 mungesa në 7 mbledhje
- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri – 67 mungesa në 16 mbledhje
- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale – 17 mungesa në 8 mbledhje
- Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor – 13 mungesa në 9 mbledhje
- Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës – 15 mungesa në 9 mbledhje
- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë – 16 mungesa në 6 mbledhje
- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike – 9 mungesa në 9 mbledhje
- Komisioni për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione – 22 mungesa në 10 mbledhje
- Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim – 42 mungesa në 6 mbledhje