A e dini se sa cili është grupi parlamentar me më së shumti mungesa për periudhën Janar-Prill 2017?

Nga numri i përgjithshëm i mungesave(375) të deputetëve për periudhën Janar-Prill të këtij viti, shumica e këtyre mungesave janë nga partitë e shumicës parlamentare, që njëkohësisht janë më së shumti të përfaqësuar me anëtarë në komisionet parlamentare.

Në përqindje, 72% e mungesave të kësaj periudhe janë bërë nga anëtarët e komisioneve që vijnë nga partitë e shumicës parlamentare. Kurse, pjesa tjetër (28%) nga anëtarët  e subjekteve opozitare.

 

Mungesat e deputetëve në komisione, të ndara sipas grupeve parlamentare, janë si në vijim:

 

-          Grupi parlamentar i PDK-së – 55 mungesa

-          Grupi parlamentar i LDK-së – 61 mungesa

-          Grupi parlamentar i LVV-së – 41 mungesa

-          Grupi parlamentar LS – 107 mungesa

-          Grupi parlamentar i AAK-së – 30 mungesa

-          Grupi parlamentar i NPK-së – 35 mungesa

-          Grupi parlamentar 6+ – 46 mungesa

Ke gjetur një fakt?

Na dërgo faktin e gjetur nga të dhënat e platformës dhe ne do ta përgatisim atë sikurse faktet e tjera që t’a shpërndash me shoqëri!