Deputetët e Kuvendit udhëtuan 311 herë jashtë vendit në vitin 2015

Deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2015 kanë realizuar gjithsej 311 vizita jashtë vendit në 26 shtete të ndryshme. Shumica dërmuese e këtyre vizitave janë në vendet e kontinentit të Evropës (296), me përjashtim të 15 vizitave në kontinentin e Amerikës (14 në ShBA dhe 1 në Panama). Kurse vendet më të vizituara nga deputetët janë Shqipëria me 70 vizita, pastaj Gjermania me 45 vizita dhe Belgjika me 37 vizita. Vizitat janë realizuar nga 89 deputetë kurse 31 të tjerë nuk kanë udhëtuar asnjëherë gjatë viti të kaluar me shpenzime të Kuvendit (26%).

Ke gjetur një fakt?

Na dërgo faktin e gjetur nga të dhënat e platformës dhe ne do ta përgatisim atë sikurse faktet e tjera që t’a shpërndash me shoqëri!