Vetëm 4 deputetë morën pjesë në të gjitha seancat e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës kohëve të fundit është duke u përballur me mungesë të pjesëmarrjes së deputetëve në seanca plenare. Disa nga seancat kanë dështuar të mbahen pasi në sallë ishin më pak se 61 deputetë, aq sa është kuorumi i nevojshëm për të marrë vendime.  

Deputetë të cilët kanë qenë të rregullt me pjesëmarrjen e tyre në të gjitha seancat janë të pakët. Që nga marrja e mandatit të tyre e deri më tani, vetëm 4 deputetë nuk kanë të regjistruar asnjë mungesë. Këta deputetë janë Fadil Beka dhe Mexhide Mjaku-Topalli nga PDK; si dhe Ali Sadriu dhe Synavere Rysha nga LDK. Nga kjo listë përjashtohen deputetë që kanë marrë mandatin rishtazi.

Ke gjetur një fakt?

Na dërgo faktin e gjetur nga të dhënat e platformës dhe ne do ta përgatisim atë sikurse faktet e tjera që t’a shpërndash me shoqëri!