Deputetë, a keni pyetje?

Pyetjet parlamentare janë një nga instrumentet përmes së cilave deputetët ushtrojnë rolin e tyre mbikëqyrës ndaj ekzekutivit. Rregullorja e Kuvendit parasheh 60 minuta kohë për pyetje parlamentare për çdo seancë. Deputetët mund të parashtrojnë deri në dy pyetje brenda një seance.

Prej 120 deputetëve vetëm 24 kanë parashtruar pyetje parlamentare në 2016, përderisa 96 deputetë të tjerë nuk kanë parashtruar asnjë pyetje parlamentare. Nga këta 24 deputetë që kanë parashtruar pyetje parlamentare, 11 janë nga PDK, 9 nga LVV, 2 nga LDK dhe nga 1 pyetje SL dhe 6+. Gjithsej janë parashtruar 84 pyetje parlamentare, prej të cilave 45 (54%) kanë marrë përgjigje kurse 39 (46%) janë refuzuar nga anëtarët e kabinetit qeveritar.

Pjesa më e madhe e pyetjeve parlamentare janë parashtruar nga opozita, më konkretisht nga LVV-ja, e cila ka parashtruar 42 pyetje parlamentare, pasuar nga PDK-ja me 33 pyetje parlamentare, LDK-ja me 7, SL-ja me 1 dhe 6+ me 1. Duhet theksuar se shumica e pyetjeve të deputetëve nga partitë që janë në pushtet nuk kanë pasur karakter mbikëqyrës por kanë qenë më shumë pyetje promovues.

Mungesa e opozitës si dhe numri i vogël i seancave të mbajtura këtë sesion ka rezultuar me një numër të vogël të pyetjeve parlamentare. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur janë parashtruar 201 pyetje parlamentare,  këtë vit janë 117 më pak.

Ke gjetur një fakt?

Na dërgo faktin e gjetur nga të dhënat e platformës dhe ne do ta përgatisim atë sikurse faktet e tjera që t’a shpërndash me shoqëri!