“Ekskursionet” e deputetëve në Shqipëri

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mjaft aktiv sa i përket realizimit të udhëtimeve zyrtare jashtë vendit. Që nga fillimi i Legjislaturës së V-të nga viti 2015 e deri më tani, janë realizuar 362 udhëtime jashtë vendit. Prej tyre, destinacioni më i shpeshtë është Shqipëria, ku janë realizuar 80 udhëtime.

Gati 1/3 e deputetëve të Kosovës, apo më konkretisht 45 deputetë, kanë udhëtuar të paktën një herë në Shqipëri gjatë kësaj Legjislature. Këto udhëtime i kanë kushtuar buxhetit të Kuvendit 24,863.92€. Deputeti që ka realizuar më së shumti udhëtime në Shqipëri është Xhavit Haliti, me gjithsej 8 udhëtime me kosto prej 1,663.61 Euro. Sa i përket kostos së udhëtimeve, e dyta renditet deputetja Blerta Deliu-Kodra e cila në 3 udhëtime ka shpenzuar 1,129.26€ të buxhetit, e pasuar nga deputeti Fikrim Damka, i cili në vetëm 2 udhëtime për në Shqipëri ka shpenzuar 1,042.01€.

Shih të gjitha udhëtimet e deputetëve jashtë vendit: goo.gl/iMQ5KP

Ke gjetur një fakt?

Na dërgo faktin e gjetur nga të dhënat e platformës dhe ne do ta përgatisim atë sikurse faktet e tjera që t’a shpërndash me shoqëri!