Qeveria ka proceduar në Kuvend vetëm 28 projektligje. Ku janë edhe 59 projektligje të tjera?

Qeveria e Kosovës për vitin 2016 kishte paraparë të sponzorizojë 87 ligje mirëpo deri në fund të muajit tetor ka sjellë në Kuvend vetëm 28 prej tyre, ose 32 % të projektligjeve të planifikuar për procedim në Kuvend.  Nga këto 28 projektligje, vetëm 15 prej tyre kanë arritur që të kalojnë në shqyrtim të dytë në Kuvend, prej nga kanë marrë miratimin përfundimtar. Kurse 13 vazhdojnë të mbesin në procedurë, nëntë nga to janë në mes të shqyrtimit të parë dhe të dytë në komisionet përkatëse, kurse katër prej tyre do të procedohen për lexim të dytë në seancën e ardhshme.

Ke gjetur një fakt?

Na dërgo faktin e gjetur nga të dhënat e platformës dhe ne do ta përgatisim atë sikurse faktet e tjera që t’a shpërndash me shoqëri!