Përmbushja e agjendës legjislative në vitin 2016

Në vitin 2016, Kuvendi ka zhvilluar punimet pa miratuar një Plan të Punës ashtu siç parashihet me Rregullore e saj. Megjithëkëtë, nga Planet e Punës së komisioneve, për vitin 2016 janë paraparë të miratohen 141 projektligje. Gjatë vitit Kuvendi ka arritur të miratoi 52 ligje apo 36% të planifikimit. Dinamikë dukshëm më e lartë në miratimin e ligjeve është vërejtur në sesionin pranveror ku janë miratuar 35 projektligje krahasuar me sesionin vjeshtor ku janë miratuar 17 ligje. Iniciuesi kryesor i projektligjeve mbetet Qeveria me 49 projektligje, dy Kuvendi dhe një iniciativë qytetare. Tetë ligje ishin për plotësim/ndryshim. Ndërkohë në komisionet parlamentare në procedurë për shqyrtim kanë mbetur edhe 19 projektligje (13%) ndërsa 70 projektligje (49%) nuk janë përgatitur ende. Edhe këtë vit është përsëritur dukuria e miratimit të ligjeve me procedurë të përshpejtuar, gjë që ka ndodhur në 9 raste.

Ke gjetur një fakt?

Na dërgo faktin e gjetur nga të dhënat e platformës dhe ne do ta përgatisim atë sikurse faktet e tjera që t’a shpërndash me shoqëri!