Sa mungesa bënë deputetët në mbledhjet e komisioneve parlamentare gjatë vitit 2016?

Komisionet parlamentare janë trupa përbërëse të Kuvendit të Kosovës, funksion parësor i të cilave është shqyrtimi dhe procedimi i projektligjeve që u adresohen. Anëtarë të komisioneve janë deputetë nga të cilët pritet të kenë më shumë njohuri rreth çështjeve që bien në fushë veprimtarinë e komisionit përkatës.

Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 15 komisione parlamentare dhe një nën komision. Gjatë vitit 2016, deputetët kanë munguar plot 1,207 herë, që i bie se mesatarisht secili komision ka 80 mungesa.

Mungesat e deputetëve sipas komisioneve:

- Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri – 183 mungesa

- Të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim – 147 mungesa

- Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport – 130 mungesa

- Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit – 110 mungesa

- Buxhet dhe Financa – 107 mungesa

- Integrime Evropiane – 99 mungesa

- Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale – 76 mungesa

- Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor – 65 mungesa

- Mbikëqyrjen e Financave Publike – 52 mungesa

- Punë të Jashtme – 48 mungesa

- Të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione – 48 mungesa

- Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media – 41 mungesa

- Stabilizim Asociim – 35 mungesa

- Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë – 33 mungesa

- Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së – 33 mungesa

Ke gjetur një fakt?

Na dërgo faktin e gjetur nga të dhënat e platformës dhe ne do ta përgatisim atë sikurse faktet e tjera që t’a shpërndash me shoqëri!