Pyetjet drejtuar deputetit Sadri Ferati

  • 20/01/2016 Pyet: Ragip Istog

    A monitorohet puna e administratës në komuna, sidomos a ndëshkohen nëse nuk punojnë sipas ligjeve në fuqi? Ta zëmë, shumë nga komunat nuk mirëmbajnë ueb faqet në gjuhët zyrtare, gjë që paraqet vështirësi në informim për të gjithë qytetarët.

  • 02/12/2015 Pyet: Genti Behramaj Mitrovicë

    Pse po injorohet edhe kësaj radhe Mitrovica në buxhetin e paraparë për vitin 2016 sa i përket infrastrukturës rrugore? Rrugët e stërngarkuara nacionale (hyrje/daljet e qytetit) mbetën të pa prekura që nga vitet e 80-ta, si dhe janë të dëmtuara rëndë.

    05/12/2015 Pas 2 ditëve

    Përveç mjeteve të rregullta nga të hyrat vetanake dhe granti qeveritar për Komunën e Mitrovicës do të ndahet edhe një shumë e konsiderueshme nga Ministria për Infrastrukturë, fillimisht për tri projekte (rreth 800 mijë Euro), e më vonë shpresojmë që do të ndahen edhe mjete tjera. Pas votimit përfundimtar unë do të ua dërgoi të gjitha informatat.

    Sa i përket rrugëve nacionale: pajtohem që ka ngecje në kryerjen e punëve sidomos në rrugën Prishtinë – Mitrovicë. Kjo çështje është ngritur disa herë në Kuvend edhe nga unë, por deri tani nuk kemi shpjegime bindëse për këto ngecje. Të shpresojmë që vitin e ardhshëm të përfundojnë këto punë dhe të shtohen investimet e qeverisë për qytetin e Mitrovicës. Duke ju falënderuar për pyetjen shpreh kënaqësinë time për komunikim edhe në të ardhmen.