Pyetjet drejtuar deputetit Selvije Halimi

  • 03/02/2016 Pyet: Pranvera

    Çfarë ka bërë Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit, pjesë e të cilit jeni edhe ju, për të kërkuar llogari nga Qeveria për nivelin e lartë të përceptimit të korrupcionit në vend?

    04/02/2016 Pas 1 ditëve

    Kuvendi punën e tij e kryen nëpërmjet  komisioneve parlamentare, si trupa punuese të tij. Secili komision e ka fushëveprimin e tij sipas Rregullores së Kuvendit. Komisioni për Legjislacion, komunikon me ministrinë e linjës - Ministrinë e Drejtësisë.  Për të gjitha çështjet që mendon se ka nevojë të ftohet ministri për raportim, Komisioni mund ta bëj këtë dhe e ka bërë më parë, e ka ftuar ministrin. Prandaj kur thuhet Komisioni nuk nënkupton tërë Kuvendin. 

    Në fushëveprimin e komisionit  përveq tjerash bie mbikqyrja e AKK-së, ku në komision sa herë që vlerësojmë se ka nevojë kërkojmë raporte periodike në lidhje me misionin dhe punën e tij, veqanërisht lidhur me zbatimin e Strategjisë dhe Planin e Veprimit kundërkorrupcionit 2013 - 2017.

    Pyetja e adresuar ka të bëjë me mbikëqyrjen parlamentare si një nga tri funksionet kryesore të kuvendit për të cilat mund të diskutohet gjatë.