Në pajtim me dispozitat e nenit 13 të Ligjit Nr.03/L-192 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, organet e punësimit që kanë të punësuar nëpunës civil janë të obliguara për zbatimin e vendimeve të Këshillit.
Vendimet e Këshillit janë vendime administrative të formës së prerë dhe duhet të zbatohen nga zyrtari i nivelit të lartë drejtues ose personi përgjegjës i institucionit që ka nxjerrë vendimin e parë ndaj palës. Moszbatimi i vendimit të Këshillit nga personi përgjegjës i institucionit paraqet shkelje të rëndë të detyrave të punës sipas Ligjit për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës.
Përkundër faktit që vendimet e Këshillit janë të vendime të formës së prerë në procedurë administrative, nga njoftimet që Këshilli ka pranuar nga organet e punësimit dhe ankuesit rezulton që organet e punësimit kanë zbatuar 221 vendime, ndërsa ndërsa nuk kanë zbatuar 41 vendime të Këshillit. Çfarë keni ndermarrë ju ndaj Qeverisë dhe ministrave?
Po, ky fakt është i vërtetë! Fatkeqësisht edhe pse çdo vit janë bërë përparime në drejtim të përgjegjesisë për zbatim të vendimeve, ky rezultat nuk është i knaqshëm! Çfarë kemi bërë ne si komision?
Nëse do të shiqoni procerverbalet kur është diskutuar raporti i rregullt i KPMSHC, unë personalisht por edhe kolegët e mi, kemi adresuar kërkesat ndaj krerëve ekzekutiv për mbikqyrje e kontroll ndaj institucioneve që nuk respektojnë këto vendime!
Në çdo debat publik kam inkurajuar nëpunësit dhe veçanërisht gratë, të shfrytezojnë të drejtën e tyre për ankimim në këtë institucion, ku me gjithë këto pengesa në realizimin e vendimeve, ata kryejnë një punë të shkëlqyeshme!
Kam mbështetur edhe me amandament të veçantë, vitin e kaluar, në Ligjin për buxhet këtë institucion, me qëllimin e vetëm forcimin e rolit të tij! Por, kjo është edhe çështje e kultivimit të kulturës administrative që ne ende se kemi të qëndrueshme!