Pyetjet drejtuar deputetit Abdyl Ymeri

  • 21/11/2016 Pyet: Vetoni Skenderaj

    Skenderaj si bastion i PDK-së ka siguruar vota për partinë për ju si deputet të Drenicës, e besa edhe për disa nga deputetët nga dukagjina, mirëpo vullneti i elektoratit drenicas nuk u mbështet edhe me përzgjedhjen e kuadrove nga Skenderaji në pozitat udhëheqëse. Kjo pasi që nga 18 ministra dhe 36 zëvendësministra vetëm një nga ata është zëvendesministër, nga 18 sekretar të përhershëm poashtu vetëm një nga sekretarët është wshtw nga Skenderaji ndërsa të mos flasim për drejtorët nëpër ministri të cilët në mesin e afro 200 drejtorëve ata nga Skenderaj mund t’i numëroni në më pak se në gishtat e dy duarve. Nëse shikoni poashtu tek pozitat udhëheqëse tek ndërmarrjet publike nga afro 100 drejtor të bordeve të drejtorëve vetëm dy nga ta janë nga Skenderaj ndërsa tek menaxhmentet pothuajse ska apo fare pak ka të emëruar nga kjo pjesë e Drenicës. Si përfaqesues të elektoratit të PDK-së nga Skenderaji, sa keni përmbush obligimin për përkrahjen e kuadrit profesional për emërimet në institucione?

    31/01/2017 Pas 70 ditëve

    I nderuar, ju falenderoj shumë për pyetjen. E ndaj shqetësimin me ju që përfaqësimi me kuadra nëpër pozita udhëheqëse nuk është adekuat dhe në përputhje me mbështetjen dhe përkrahjen që i jep elektorati PDK-së në Skenderaj sidomos në pozitat e të emëruarve politik. Kurse sa i përket pozitave që zgjidhen përmes konkursit, të gjithë jemi të obliguar që të respektojmë institucionin e konkursit. Angazhimi ynë në këtë drejtim nuk ka munguar, sepse këtë shqetësim tuajin dhe të elektoratit në Skenderaj e kemi ngritur dhe është diskutuar nëpër forume të PDK-së, e shpresoj që në të ardhmen nga lidershipi i PDK-së do të merren parasysh dhe do të përmbushën kërkesat e drejta të elektoratit, që përfaqësim të bëhet në raport me numrin e votave.