Pyetjet drejtuar deputetit Bislim Zogaj

  • 19/11/2016 Pyet: Aurora Prishtinë

    Përse e tërhoqët nënshkrimin për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme parlamentare për Astrit Deharin, në momentet e fundit?

    08/12/2016 Pas 18 ditëve

    Arsyeja e tërheqjes së nënshkrimit ka qenë:
    Në momentin kur kam nënshkruar, qëllimi im ishte që të ndihmoj sa do pak në dhimbjen e familjes Dehari. Por, nga nënshkrimi i kërkesës për seancë deri të marten kur duhej të vendosej për seancë aq shumë u thelluan paragjykimet në mes të pozitës dhe Vetëvendosjes, sa që një debat i tillë në Parlament vetëm sa do ta rriste plagën në familjen Dehari. 
    Prandaj, duke mos dashtë të jem pjesë e këtyre debateve të ulta të cilat bëheshin për interesa grupore në fatkeqësinë e familjes Dehari e pashë më të arsyeshme ta tërheq nënshkrimin.