Deputeti Çeku, a mendoni se do të prishen raportet tona me shtetet aleate nëse shëndrrohet FSK-ja në Ushtri?
I nderuari deputet, jam veteran i luftës, i kategorizuar si pjesëmarrës. Nuk jam ankuar për statusin për shkak se kam menduar se nëse dikujt nga lista i njihet statusi, do t'u njihet të gjithëve. Kjo nuk ka ndodhur. Ndjehem jo mirë dhe i anashkaluar nga Ju. Është dashur që të na keni parasysh edhe neve që nuk jemi ankuar për shkak të korrektësisë. Listat i keni pasur. Jam në Listën e Shtabit Lokal, Logje. Nr. i kartelës së veteranit është 12710. Nuk më takon pensioni, pasi që punoj. Por, i kam tre studentë. Jam mbajtës i familjes prej 7 anëtarëve. Për pranim në konvikt në Prishtinë (për të pasur përparësi), lypset certifikata e veteranit. Unë nuk e kam. Kam dashtë korrektësi. A do të ketë rishqyrtim, apo mundësi ankese? A do t'i merrni parasysh edhe ata që kanë dashtë me qenë korrekt me vendin e tyre. Nuk e dua atë që nuk më takon. Por kur i sheh të tjerët që nuk kanë qenë më mirë se ti, duke shfrytëzuar ato qe ti nuk mundesh, nuk ndjehesh mirë. Ju falemnderit për mirëkuptim.